Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kundërshtimet ndaj FIFA-s shtohen, edhe Konfederata Aziatike i bashkohet UEFA-s kundër planit të Infantinos

31/07/2026 - 14:33
në Sport
A A
Kundërshtimet ndaj FIFA-s shtohen, edhe Konfederata Aziatike i bashkohet UEFA-s kundër planit të Infantinos
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kundërshtimet ndaj planit të FIFA-s për të shitur 20 për qind të aksioneve të një kompanie që do të menaxhojë garat kryesore të futbollit botëror po shtohen dita-ditës.

Pas reagimit të ashpër të UEFA-s, e cila paralajmëroi se do të bojkotojë Kupën e Botës dhe të gjitha garat e FIFA-s nëse presidenti Gianni Infantino nuk tërhiqet nga projekti, edhe Konfederata Aziatike e Futbollit (AFC) i është bashkuar frontit kundërshtues.

Në një deklaratë zyrtare, AFC bëri të ditur se mbështet qëndrimin e UEFA-s dhe Concacaf-it, duke shprehur shqetësime serioze për planin e FIFA-s për të lejuar investime private në garat e saj më të rëndësishme.

“AFC qëndron në solidaritet me UEFA-n dhe Concacaf-in në shprehjen e shqetësimeve serioze lidhur me propozimin e FIFA-s për të futur investime private në garat e saj kryesore dhe procesin vendimmarrës rreth FIFA Forward Enterprise (FFE)”, thuhet në deklaratën e konfederatës aziatike.

Plani i FIFA-s parashikon krijimin e kompanisë FIFA Forward Enterprise (FFE), e cila do të administrojë aktivitetet më të mëdha të organizatës, përfshirë Kupën e Botës. Në këtë kompani, investitorëve privatë do t’u ofrohet mundësia të blejnë një pjesë të aksioneve, ndërsa FIFA argumenton se kjo do të krijojë më shumë të ardhura për zhvillimin e futbollit në nivel global.

Megjithatë, ideja ka shkaktuar reagime të forta nga konfederatat kontinentale, të cilat e konsiderojnë të papranueshme përfshirjen e kapitalit privat në garën më prestigjioze të futbollit.

UEFA ishte organizata e parë që paralajmëroi masa drastike, duke njoftuar se federatat evropiane janë të gatshme të bojkotojnë të gjitha kompeticionet e FIFA-s nëse projekti nuk anulohet.

Me bashkimin e AFC-së në këtë qëndrim, presioni ndaj Gianni Infantinos është rritur ndjeshëm, ndërsa përplasja mes FIFA-s dhe konfederatave kontinentale pritet të jetë një nga temat më të nxehta të futbollit botëror në javët në vijim.

JU REKOMANDOJMË

Vinicius refuzon ofertën e parë të Realit, Arsenali përgatit superofertën

Vinicius refuzon ofertën e parë të Realit, Arsenali përgatit superofertën
31/07/2026 - 13:28

Vinicius Junior ende nuk ka pranuar ofertën e parë të Real Madridit për vazhdimin e kontratës, ndërsa negociatat mes lojtarit dhe klubit spanjoll janë ende në zhvillim. Sipas...

Më shumëDetails

Casemiro: Ëndërroja çdo ditë të luaja me Messin!

Casemiro: Ëndërroja çdo ditë të luaja me Messin!
31/07/2026 - 12:29

Casemiro ka thënë se gjithmonë ka dashur të luajë në të njëjtën skuadër me Lionel Messin, veçanërisht pasi ka vuajtur kundër tij për vite me radhë si rival...

Më shumëDetails

FIFA nuk tërhiqet: Futbolli nuk është në shitje

FIFA nuk tërhiqet: Futbolli nuk është në shitje
31/07/2026 - 10:29

Përplasja mes FIFA-s dhe UEFA-s është thelluar, pasi organi drejtues i futbollit botëror ka bërë të ditur se nuk do të heqë dorë nga plani për krijimin e...

Më shumëDetails

Vdes Franco Baresi, legjenda e Milanit dhe kombëtares së Italisë

Vdes Franco Baresi, legjenda e Milanit dhe kombëtares së Italisë
31/07/2026 - 10:16

Një zi e rëndë ka tronditur botën e futbollit: u nda nga jeta në moshën 66-vjeçare Franco Baresi, një nga mbrojtësit më të mëdhenj dhe më ikonikë në...

Më shumëDetails

Real Madridi arkëton 226 milionë euro nga shitja e lojtarëve të akademisë këtë verë

Real Madridi arkëton 226 milionë euro nga shitja e lojtarëve të akademisë këtë verë
30/07/2026 - 14:58

Real Madridi po dëshmon edhe një herë fuqinë e akademisë së tij, jo vetëm në zhvillimin e talenteve, por edhe në aspektin financiar. Klubi madrilen pritet të arkëtojë...

Më shumëDetails

Lamine Yamal shijon pushimet me të dashurën pak pas triumfit në Kupën e Botës

Lamine Yamal shijon pushimet me të dashurën pak pas triumfit në Kupën e Botës
30/07/2026 - 14:12

Ylli i Barcelonës, Lamine Yamal, dhe influencerja spanjolle Ines Garcia, po shijojnë një arratisje luksoze verore në Saint-Tropez të Francës, pak pasi Spanja u shpall fituese e Kupës...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Abdixhiku vendos: Vjosa Osmani me të drejta të plota në strukturat e LDK-së

    Abdixhiku vendos: Vjosa Osmani me të drejta të plota në strukturat e LDK-së

    141 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Kamerat kapin reagimin e Avdullah Hotit pasi Abdixhiku u rikonfirmua si kryetar

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Nafta vazhdon të shtrenjtohet në Kosovë, ja çmimi i sotëm

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Bisedat e dyshimta në Snapchat, Rama i gatshëm për bashkëpunim me organet e drejtësisë

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Letra që pretendon një plan të grupit të Lumir Abdixhikut për votimin në Kuvendin e LDK-së

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë