Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kaos në FIFA, Infantino ndihet i izoluar: e kërkon mbështetjen e Trump, por ai nuk përgjigjet

04/08/2026 - 13:46
në Sport
A A
Kaos në FIFA, Infantino ndihet i izoluar: e kërkon mbështetjen e Trump, por ai nuk përgjigjet
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Pozita e Gianni Infantinos në krye të FIFA-s duket gjithnjë e më e brishtë.

Pas tërheqjes së projektit për krijimin e një kompanie tregtare me investitorë privatë, presidenti i FIFA-s po përballet me një valë të madhe kundërshtimesh brenda futbollit ndërkombëtar.

Disa federata kombëtare dhe UEFA po kërkojnë tashmë ndryshime në drejtimin e organizatës.

Deri pak javë më parë, rizgjedhja e Infantinos për një mandat të tretë në vitin 2027 dukej pothuajse e sigurt.

Por situata ka ndryshuar ndjeshëm. Një nga goditjet më të mëdha erdhi nga largimi i menjëhershëm i Carlos Cordeiro, një prej këshilltarëve kryesorë të tij, i cili ishte kundër projektit për privatizimin dhe pretendonte se nuk ishte informuar paraprakisht për këtë nismë.

Në përpjekje për ta rikthyer mbështetjen rreth vetes, Infantino raportohet se e ka kërkuar ndihmën e disa aleatëve të rëndësishëm, mes tyre edhe presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

Sipas “New York Times”, kreu i FIFA-s është përpjekur disa herë ta kontaktojë Trumpin, por nuk ka marrë përgjigje, përcjell “Gazeta Express”.

Gjithashtu, Infantino e ka kërkuar një bisedë me sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio, për ta diskutuar rolin e futbollit si një mjet i ndikimit ndërkombëtar të SHBA-së.

Megjithatë, nga pala amerikane është bërë e ditur se nuk ka pasur asnjë takim apo telefonatë të planifikuar.

Polemikat nuk lidhen vetëm me menaxhimin e FIFA-s, por edhe me marrëdhënien e afërt mes Infantinos dhe Trumpit.

Të dy kanë shfaqur afërsi gjatë organizimit të Kupës së Botës 2026 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa kjo lidhje ka sjellë kritika edhe nga disa qarqe politike dhe organizata të të drejtave të njeriut.

Në këtë moment, e ardhmja e Gianni Infantinos në krye të FIFA-s duket shumë më e pasigurt se sa disa javë më parë.

Presidenti i futbollit botëror po kërkon aleatë për ta ruajtur pozicionin e tij, ndërsa kundërshtimi ndaj tij po rritet nga disa konfederata të rëndësishme.

JU REKOMANDOJMË

Cristiano Ronaldo po martohet? Dasma pritet të mbahet në ishullin e tij të lindjes

Cristiano Ronaldo po martohet? Dasma pritet të mbahet në ishullin e tij të lindjes
04/08/2026 - 13:47

A është më në fund momenti i shumëpritur? Pas thashethemeve të javës së kaluar që nuk u konfirmuan, tashmë të gjitha sinjalet tregojnë se Cristiano Ronaldo dhe Georgina...

Më shumëDetails

Armando Broja qëndron në Angli? Klubi i njohur e do sulmuesin shqiptar

Armando Broja qëndron në Angli? Klubi i njohur e do sulmuesin shqiptar
04/08/2026 - 13:45

West Ham ka rikthyer interesin për Armando Brojën, duke nisur bisedimet me Burnleyn për transferimin e sulmuesit të Kombëtares shqiptare. Sipas raportimeve nga Anglia, negociatat janë ende në...

Më shumëDetails

Edhe Anglia ia kthen shpinën Infantinos: rizgjedhja në krye të FIFA-s nuk është më e sigurt

Edhe Anglia ia kthen shpinën Infantinos: rizgjedhja në krye të FIFA-s nuk është më e sigurt
03/08/2026 - 13:53

Presioni ndaj presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, vazhdon të rritet. Pas zhvillimeve të fundit, edhe Federata Angleze e Futbollit (FA) ka vendosur ta tërheqë mbështetjen për kreun e...

Më shumëDetails

Plot yje drejt skadimit të kontratës, vera 2027 do të jetë “e zjarrtë”

Plot yje drejt skadimit të kontratës, vera 2027 do të jetë “e zjarrtë”
03/08/2026 - 13:51

“Tregu” i futbollit po shikon tashmë drejt verës së vitit 2027, ku një numër i madh lojtarësh të nivelit të lartë do t’i përfundojnë kontratat e tyre dhe...

Më shumëDetails

Mirlind Dakun nuk e duan tifozët e Spartak Moskës, shpërthejnë reagimet kundër tij

Mirlind Dakun nuk e duan tifozët e Spartak Moskës, shpërthejnë reagimet kundër tij
03/08/2026 - 13:50

Transferimi i Mirlind Dakut te Spartaku i Moskës pritet të zyrtarizohet së shpejti, por sulmuesi kosovar po përballet me një situatë të pakëndshme ende pa e veshur fanellën...

Më shumëDetails

Zbulohen detaje nga dasma e Ronaldos me Georginen

Zbulohen detaje nga dasma e Ronaldos me Georginen
02/08/2026 - 18:41

Cristiano Ronaldo dhe partnerja e tij, Georgina Rodriguez, thuhet se do të kurorëzojnë dashurinë e tyre fundjavën e ardhshme në ishullin Madeira, vendlindjen e futbollistit portugez. Sipas raportimeve...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Këta janë dy infermierët e arrestuar për përvetësimin e parave të pacientëve në QKMF

    Këta janë dy infermierët e arrestuar për përvetësimin e parave të pacientëve në QKMF

    127 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Krasniqi ‘zbulon’ skenarin e marrëveshjes së mundshme mes VV-së dhe LDK-së

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Del vaj palme i padeklaruar në 46 produkte të qumështit të kompanive në Kosovë

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Po ikte drejt Serbisë: Kapet Egzon Reshani, i shumëkërkuari që nga arratia kërcënonte Policinë në TikTok

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Ia dogjën shtëpinë mbrëmë në Zveçan, familja Berisha nuk heq dorë nga rikthimi (Video)

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë