Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Trump del në mbrojtje të Infantinos: FIFA do të bënte “gabim të tmerrshëm” nëse e zëvendëson

11/08/2026 - 15:19
në Sport
A A
Trump del në mbrojtje të Infantinos: FIFA do të bënte “gabim të tmerrshëm” nëse e zëvendëson
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka dalë publikisht në mbështetje të presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, në një kohë kur kreu i futbollit botëror po përballet me presion të shtuar nga disa konfederata kontinentale.

Trump deklaroi të hënën mbrëma se FIFA do të bënte një “gabim të tmerrshëm” nëse do të merrte në konsideratë zëvendësimin e Infantinos, të cilin e vlerësoi për drejtimin e Kupës së Botës 2026, shkruan Indeksonline

“FIFA do të bënte një gabim të tmerrshëm nëse, për çfarëdo arsye, do të merrte në konsideratë edhe për një moment zëvendësimin e presidentit të saj, Gianni Infantino”, shkroi Trump në rrjetin e tij social, Truth Social

Presidenti amerikan e përshkroi Infantinon si personin që sapo ka udhëhequr “Kupën e Botës më të suksesshme ndonjëherë”, duke argumentuar se largimi i tij do të rrezikonte suksesin dhe përfitueshmërinë e turneve të ardhshme.

Mbështetja e Trump vjen në një moment delikat për Infantinon. Presidenti i FIFA-s është përballur me kritika të forta pas përpjekjes së tij të pasuksesshme për të hapur organizatën ndaj investitorëve privatë.

Në anën tjetër, UEFA, CONCACAF dhe AFC kanë publikuar një letër të përbashkët, në të cilën kanë kritikuar mënyrën e drejtimit të FIFA-s dhe kanë nënvizuar nevojën për ndryshime në udhëheqjen e organizatës.

“Futbolli nuk i përket asnjë individi”, thuhet në deklaratën e tyre, duke shtuar se udhëheqja e futbollit botëror duhet të shihet si “një detyrë shërbimi ndaj familjes së futbollit”, e jo si një përpjekje për të ruajtur ose kërkuar pushtet.

Infantino, i cili synon të vazhdojë në krye të FIFA-s, tashmë ndodhet përballë një përplasjeje të hapur mes mbështetjes që gëzon nga disa qarqe dhe presionit të konfederatave që kërkojnë ndryshime në drejtimin e futbollit botëror./Indeksonline

JU REKOMANDOJMË

Rregulli i çuditshëm që e pengon Haalandin të bëhet kapiten i Man Cityt

Rregulli i çuditshëm që e pengon Haalandin të bëhet kapiten i Man Cityt
11/08/2026 - 17:29

Enzo Maresca ka zbuluar një rregull të pazakontë që mund ta pengojë Erling Haalandin të bëhet kapiteni i ri i Manchester Cityt. Maresca ka zëvendësuar Pep Guardiolën në...

Më shumëDetails

Pavarësisht presion të madh ndaj Infantinos, Donald Trumpi i del në mbrojtje

Pavarësisht presion të madh ndaj Infantinos, Donald Trumpi i del në mbrojtje
11/08/2026 - 17:26

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka dalë në mbrojtje të presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, i cili po përballet me presion të madh. Infantino është kritikuar ashpër gjatë...

Më shumëDetails

Haaland po pushonte në jaht, por një varkë me tifozë iu afrua papritur – reagimi i tij bëhet viral

Haaland po pushonte në jaht, por një varkë me tifozë iu afrua papritur – reagimi i tij bëhet viral
11/08/2026 - 15:20

Erling Haaland po shijon pushimet në Sicili pas përfundimit të Botërorit, ku Norvegjia arriti deri në çerekfinale para se të eliminohej nga Anglia. Sulmuesi i Manchester Cityt shënoi...

Më shumëDetails

Pesë klube të njohura interesohen për Zhegrovën

A do t’ia japë Juventusi edhe një rast Zhegrovës pavarësisht sezonit zhgënjyes?
11/08/2026 - 15:18

Edon Zhegrova po e tërheq interesimin e disa klubeve të njohura evropiane në këtë afat kalimtar. Ylli kosovar është në radarin e të paktën pesë skuadrave. 27-vjeçari do...

Më shumëDetails

Asnjëri prej pesë golashënuesve më të mirë aktiv të historisë së futbollit s’luan në Evropë!

Asnjëri prej pesë golashënuesve më të mirë aktiv të historisë së futbollit s’luan në Evropë!
10/08/2026 - 15:19

Evropa vazhdon të jetë shtëpia e futbollit më konkurrues në botë, por paradoksalisht, asnjë prej pesë golashënuesve më të mirë aktivë në historinë e futbollit nuk luan në...

Më shumëDetails

Real Madrid zbulon numrat e rinj të fanellave për sezonin 2026/27

Real Madrid zbulon numrat e rinj të fanellave për sezonin 2026/27
10/08/2026 - 12:54

Real Madridi ka zbuluar numrat që do të mbajnë disa prej përforcimeve të reja për sezonin 2026/27, duke i dhënë formë skuadrës së re për edicionin e ardhshëm....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Nga kanosja me skorpion e te djegia e hotelit: Sulmet që iu bën, por që Halil Thaçi nuk i përdori për viktimizimë

    Nga kanosja me skorpion e te djegia e hotelit: Sulmet që iu bën, por që Halil Thaçi nuk i përdori për viktimizimë

    270 Shpërndaje
    Shpërndaje 108 Tweet 68
  • A do të fillojë mësimi në Kosovë me 1 shtator? Jep përgjigje ministria e Arsimit

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Buzhala: Nesër do ta publikoj skandalin e naftës, shteti i dha tender IP Petrolit të Shaip Mikullovcit me dokumente të falsifikuara

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • “Në krye të gjithë kësaj është gjenerali Ramush Haradinaj”, Veseli flet për largimin e KFOR-it nga Ura e Ibrit

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Rrahja mes dy grupeve në Viti, policia nis hetimet

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë