Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Klimatologu gjerman paralajmëron: Kjo mund të jetë vera më e ftohtë e 300 viteve të ardhshme

12/08/2026 - 10:20
në Kuriozitete, Ndryshe
A A
Klimatologu gjerman paralajmëron: Kjo mund të jetë vera më e ftohtë e 300 viteve të ardhshme
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Pas një vale ekstreme të të nxehtit, Tirolin e Austrisë e kanë goditur reshje të dendura shiu dhe rrëshqitje të shumta dheu. Meteorologu dhe klimatologu, Andreas Jager thotë se këto nuk janë më dukuri të izoluara, por shenja të një realiteti të ri klimatik.

Sipas Jagerit, një qershor i tillë nuk është regjistruar që nga fillimi i mijëvjeçarit. Ai e cilëson valën e fundit të të nxehtit, së bashku me atë të vitit 2015, si ndër më intensivet e regjistruara ndonjëherë, ndërsa më shumë se gjysma e stacioneve meteorologjike kanë raportuar temperatura rekord.

“Kjo është ndoshta vera më e ftohtë që do të kemi në 300 vitet e ardhshme”, deklaroi Jager për Tirol TV, duke paralajmëruar se temperaturat ekstreme, stuhitë e fuqishme dhe kushtet e tjera të pazakonta të motit do të bëhen gjithnjë e më të zakonshme.

Klimatologu veçon mungesën e ujit si një nga problemet kryesore të së ardhmes. Sipas tij, mungesa e borës po ndikon drejtpërdrejt në furnizimin e ujërave nëntokësore, pasi bora që shkrihet ngadalë luan rol të rëndësishëm në rimbushjen e tyre, raportojnë mediat.

Ndryshimet do të prekin edhe bujqësinë, e cila, sipas Jagerit, duhet të përshtatet me kushtet e reja përmes metodave të ndryshme të kultivimit dhe mbulimit të tokës gjatë gjithë vitit. “Kjo mënyrë e bujqësisë nuk është më e qëndrueshme”, tha ai.

Jager hodhi poshtë edhe argumentin se Evropa nuk mund të ndikojë në ndryshimet klimatike për shkak të emetimeve të larta në SHBA dhe Azi. Ai tha se Kina po bën hapa të rëndësishëm në tranzicionin energjetik dhe se masat për mbrojtjen e klimës mund të forcojnë pavarësinë dhe ekonomitë rajonale.

Klimatologu paralajmëroi se bota ende nuk e ka arritur kulmin e ndryshimeve klimatike. “Derisa ta ngadalësojmë këtë proces, situata vetëm do të përkeqësohet”, tha ai, duke shtuar se shoqëritë duhet të mësojnë të jetojnë me kushtet e reja klimatike. /Telegrafi

JU REKOMANDOJMË

Sonte ndodh spektakli qiellor, si do të përjetohet eklipsi i diellit në Evropë?

Sonte ndodh spektakli qiellor, si do të përjetohet eklipsi i diellit në Evropë?
12/08/2026 - 08:08

Sonte në mbrëmje, miliona evropianë do të mund të shohin eklipsin diellor. Në Spanjë, Portugali, Grenlandë dhe Islandë do të jetë i plotë, ndërsa në pjesën më të...

Më shumëDetails

Niveli i ujit bie ndjeshëm, lumi Rin në Zvicër pothuajse i palundrueshëm për anijet e mallrave

Niveli i ujit bie ndjeshëm, lumi Rin në Zvicër pothuajse i palundrueshëm për anijet e mallrave
11/08/2026 - 17:52

Nivelet jashtëzakonisht të ulëta të ujit po shkaktojnë probleme serioze për transportin në lumin Rin, një prej rrugëve më të rëndësishme ujore për furnizimin e Zvicrës dhe vendeve...

Më shumëDetails

iPhone 18 mund të jetë shumë më i shtrenjtë se modelet e tjera, ja pse

iPhone 18 mund të jetë shumë më i shtrenjtë se modelet e tjera, ja pse
10/08/2026 - 13:33

Apple po përballet me rritje të kostove të memories DRAM, pasi prodhuesit po i japin përparësi qendrave të të dhënave për AI. Pas rritjes së çmimeve të Mac,...

Më shumëDetails

Konfirmohet rasti i parë i virusit ‘Ethet e Nilit’ në Kosovë

Konfirmohet rasti i parë i virusit ‘Ethet e Nilit’ në Kosovë
07/08/2026 - 19:00

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka konfirmuar rastin e parë me Virusin e Nilit Perëndimor (West Nile Virus – WNV) për këtë vit në Kosovë....

Më shumëDetails

Pamjet mbresëlënëse, tharja e Danubit zbulon themelet e një ure të lashtë të Kostandinit të Madh!

Pamjet mbresëlënëse, tharja e Danubit zbulon themelet e një ure të lashtë të Kostandinit të Madh!
07/08/2026 - 10:00

Niveli i ujit në lumin Danub ka rënë aq shumë sa pjesë të themeleve të Urës së lashtë të Kostandinit kanë dalë në sipërfaqe, duke u ofruar arkeologëve...

Më shumëDetails

Vera përvëluese ende nuk ka ardhur, paralajmërojnë shkencëtarët

Vera përvëluese ende nuk ka ardhur, paralajmërojnë shkencëtarët
05/08/2026 - 09:17

Edhe pse vera e këtij viti po sjell temperatura jashtëzakonisht të larta në shumë pjesë të botës, shkencëtarët paralajmërojnë se ajo ende nuk ka arritur nivelet rekord. Sipas...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Në krye të gjithë kësaj është gjenerali Ramush Haradinaj”, Veseli flet për largimin e KFOR-it nga Ura e Ibrit

    “Në krye të gjithë kësaj është gjenerali Ramush Haradinaj”, Veseli flet për largimin e KFOR-it nga Ura e Ibrit

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Skandal në poliklinikën “Echo Dent”: Shërbime estetike pa licencë, staf i palicencuar dhe shiringa me gjak në mbeturina – gjobitet 8 mijë euro

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Nga kanosja me skorpion e te djegia e hotelit: Sulmet që iu bën, por që Halil Thaçi nuk i përdori për viktimizimë

    278 Shpërndaje
    Shpërndaje 111 Tweet 70
  • Si e falsifikoi IP Petrol e Mikullovcit dokumentin e British Petrol për ta fituar një tender në vlerë mbi 15 milion euro – ja skema e mashtrimit, sipas Buzhalës

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Komandanti i KFOR-it takohet me përfaqësuesit e Listës Serbe, iu tregon përse ia barti kompetencat Policisë së Kosovës

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë