Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Klimatologu gjerman paralajmëron: Kjo mund të jetë vera më e ftohtë e 300 viteve të ardhshme

12/08/2026 - 10:20
në Kuriozitete, Ndryshe
A A
Klimatologu gjerman paralajmëron: Kjo mund të jetë vera më e ftohtë e 300 viteve të ardhshme
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Pas një vale ekstreme të të nxehtit, Tirolin e Austrisë e kanë goditur reshje të dendura shiu dhe rrëshqitje të shumta dheu. Meteorologu dhe klimatologu, Andreas Jager thotë se këto nuk janë më dukuri të izoluara, por shenja të një realiteti të ri klimatik.

Sipas Jagerit, një qershor i tillë nuk është regjistruar që nga fillimi i mijëvjeçarit. Ai e cilëson valën e fundit të të nxehtit, së bashku me atë të vitit 2015, si ndër më intensivet e regjistruara ndonjëherë, ndërsa më shumë se gjysma e stacioneve meteorologjike kanë raportuar temperatura rekord.

“Kjo është ndoshta vera më e ftohtë që do të kemi në 300 vitet e ardhshme”, deklaroi Jager për Tirol TV, duke paralajmëruar se temperaturat ekstreme, stuhitë e fuqishme dhe kushtet e tjera të pazakonta të motit do të bëhen gjithnjë e më të zakonshme.

Klimatologu veçon mungesën e ujit si një nga problemet kryesore të së ardhmes. Sipas tij, mungesa e borës po ndikon drejtpërdrejt në furnizimin e ujërave nëntokësore, pasi bora që shkrihet ngadalë luan rol të rëndësishëm në rimbushjen e tyre, raportojnë mediat.

Ndryshimet do të prekin edhe bujqësinë, e cila, sipas Jagerit, duhet të përshtatet me kushtet e reja përmes metodave të ndryshme të kultivimit dhe mbulimit të tokës gjatë gjithë vitit. “Kjo mënyrë e bujqësisë nuk është më e qëndrueshme”, tha ai.

Jager hodhi poshtë edhe argumentin se Evropa nuk mund të ndikojë në ndryshimet klimatike për shkak të emetimeve të larta në SHBA dhe Azi. Ai tha se Kina po bën hapa të rëndësishëm në tranzicionin energjetik dhe se masat për mbrojtjen e klimës mund të forcojnë pavarësinë dhe ekonomitë rajonale.

Klimatologu paralajmëroi se bota ende nuk e ka arritur kulmin e ndryshimeve klimatike. “Derisa ta ngadalësojmë këtë proces, situata vetëm do të përkeqësohet”, tha ai, duke shtuar se shoqëritë duhet të mësojnë të jetojnë me kushtet e reja klimatike. /Telegrafi

JU REKOMANDOJMË

“Mallkimi” i familjes Kennedy godet sërish/ Mbesa e Robert ndërron jetë në moshën 42-vjeçare

“Mallkimi” i familjes Kennedy godet sërish/ Mbesa e Robert ndërron jetë në moshën 42-vjeçare
26/10/2026 - 16:46

Ka disa njerëz që lindin të privilegjuar, rriten në një mjedis duke shfrytëzuar dhuratat natyrore që kanë, përshkrojnë një rrugë të suksesshme dhe me njohje shoqërore. Megjithatë, për...

Më shumëDetails

10 qytetet më të mira në botë për të jetuar

10 qytetet më të mira në botë për të jetuar
26/10/2026 - 16:44

Siguria, shërbimet shëndetësore, arsimi, infrastruktura dhe standardi i jetesës janë ndër faktorët që përcaktojnë cilësinë e jetës në qytetet më të zhvilluara të botës. Cilat janë qytetet më...

Më shumëDetails

Sorrat mund të marrin vendime dy herë më shpejt se njerëzit

Sorrat mund të marrin vendime dy herë më shpejt se njerëzit
26/10/2026 - 11:47

Në Vjenë, ato janë të kudondodhura – dhe ndodhin këtu në një përzierje unike: Meqenëse kufiri midis zonave të laraskave dhe sorrave të zeza kalon nëpër kryeqytet, të...

Më shumëDetails

Përgjakja e një familjeje nga komunistët, çfarë ndodhi me Deliallisët pas 1944? Pushkatimet dhe persekutimi i tre brezave

Përgjakja e një familjeje nga komunistët, çfarë ndodhi me Deliallisët pas 1944? Pushkatimet dhe persekutimi i tre brezave
23/10/2026 - 12:17

Historia e familjes Deliallisi është e lidhur me disa prej periudhave më të rëndësishme të shtetformimit shqiptar, nga lëvizja kombëtare dhe shpallja e Pavarësisë deri te përplasjet politike...

Më shumëDetails

Te dielën ndryshon ora, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Te dielën ndryshon ora, akrepat kthehen 60 minuta prapa
23/10/2026 - 12:13

Këtë të diel, më 25 tetor, kthehet ora dimërore. Në orën 03:00 të mëngjesit, akrepat e orës do të kthehen 60 minuta pas, duke shënuar orën 02:00. Ndryshimi...

Më shumëDetails

Analiza e DW: Inteligjenca artificiale, e kushtueshme dhe joefikase?

Analiza e DW: Inteligjenca artificiale, e kushtueshme dhe joefikase?
22/10/2026 - 12:12

Tregu global i punës po përballet me një tronditje të thellë. Sipas një raporti të Forumit Ekonomik Botëror për vitin 2025, rreth 92 milionë vende pune mund të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal në “ProLab Medical Center” të Haxhijahës e Kurshumliut: Analiza pa biokimist e teste gjenetike pa licencim – Inspektorati vendos ndalesa (Dokument)

    Skandal në “ProLab Medical Center” të Haxhijahës e Kurshumliut: Analiza pa biokimist e teste gjenetike pa licencim – Inspektorati vendos ndalesa (Dokument)

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Breshëri të shtënash nga një Opel pa targa në Hajvali, gjenden gëzhoja e municion – këta janë dy të dyshuarit që po kërkohen nga Policia

    206 Shpërndaje
    Shpërndaje 82 Tweet 52
  • Rashiq: Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe duhet të …

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • “Uroj të mos jepni llogari pasi të jetë marrë jeta ime” – letra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Mbrojtje juridike profesionale për punëtorët e KEK-ut: SPEK nënshkruan marrëveshje me zyrën e avokatisë Feka & Partners

    217 Shpërndaje
    Shpërndaje 87 Tweet 54

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë