Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Xavi merr drejtimin e Holandës

13/08/2026 - 22:20
në Sport
A A
Xavi merr drejtimin e Holandës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Holanda ka bërë një zgjedhje të bujshme për stolin e përfaqësueses, duke emëruar spanjollin Xavi Hernandez si trajnerin e ri të kombëtares.

Ish-mesfushori i Barcelonës do të marrë drejtimin e “Tulipanëve” pas largimit të Ronald Kuman, duke nisur një kapitull të ri për përfaqësuesen holandeze.

Xavi, 46 vjeç, rikthehet në pankinë pas një periudhe pushimi që prej largimit nga Barcelona në vitin 2024, ku mbylli aventurën e tij pas tre sezonesh në drejtimin e skuadrës katalanase.

Tashmë, për të nis një sfidë krejtësisht e re, pasi për herë të parë do të drejtojë një kombëtare.

Emërimi i Xavit është gjithashtu interesant për shkak të filozofisë së tij të futbollit.

I formuar në akademinë e Barcelonës dhe i ndikuar nga ideja e lojës së bazuar te posedimi, qarkullimi i topit dhe futbolli ofensiv, ai pritet të përpiqet t’i japë Holandës një identitet të qartë dhe më modern në fushë.

Pikërisht këtë filozofi ai e përmend në fjalët e para si trajner i tulipanëve.

“E konsideroj një nder të jashtëzakonshëm të bëhem trajner i ekipit kombëtar holandez. Si dikush që është stërvitur në akademinë e Barcelonës, me ndikime të forta nga Johan Krujf dhe Rinus Mishels ndër të tjerë, ndiej një lidhje të veçantë me futbollin holandez. Mund të thuash se jam paksa bir i futbollit holandez. Trajnerë të tjerë të shkëlqyer, veçanërisht Luis van Gal, nën drejtimin e të cilit debutova në Barcelonë dhe Frank Rajkard, gjithashtu luajtën një rol të rëndësishëm në formësimin tim si lojtar dhe trajner”, tha Xavi.

Për Xavin, kjo është një mundësi e rëndësishme për të rikthyer emrin e tij në skenën e madhe të trajningut, ndërsa për tulipanët nis një epokë e re me objektiva ambiciozë, me një trajner joholandez pas 48 vitesh.

Debutimi i tij në stol do të jetë kundër Gjermanisë në Ligën e Kombeve, më 24 shtator.

JU REKOMANDOJMË

Barcelona e gjen zëvendësuesin e Julian Alvarez, emri do t’ju befasojë

Barcelona e gjen zëvendësuesin e Julian Alvarez, emri do t’ju befasojë
14/08/2026 - 11:20

FC Barcelona siç duket e ka shumë të vështirë ta transferojë sulmuesin qëndror argjentinas, Julian Alvarez, nga Atletico Madrid. Megjithatë, klubi ka targetuar një sulmues të ri. Siç...

Më shumëDetails

Fitoi ndeshjen ndaj Deportivos, Reali merr një trofe të veçantë

Fitoi ndeshjen ndaj Deportivos, Reali merr një trofe të veçantë
14/08/2026 - 10:55

Real Madridi ka fituar një tjetër ndeshje miqësore. Këtë herë ata mposhtën Deportivo La Corunan me rezultat minimal 0-1, pas golit të Brahim Diazit në fund të pjesës...

Më shumëDetails

Roma mendon shkëmbimin Soule-Nkunku me Milanin

Roma mendon shkëmbimin Soule-Nkunku me Milanin
14/08/2026 - 10:21

Roma po mendon një operacion të bujshëm me Milanin. Sipas raportimeve nga Italia, Christopher Nkunku është një nga objektivat e Gian Piero Gasperinit, ndërsa në diskutim mund të...

Më shumëDetails

E pazakontë: Lojtarët e Fulhamit refuzojnë të gjuajnë penalltitë, kundërshtari gjuan në portën e zbrazët dhe fiton trofeun

E pazakontë: Lojtarët e Fulhamit refuzojnë të gjuajnë penalltitë, kundërshtari gjuan në portën e zbrazët dhe fiton trofeun
13/08/2026 - 15:02

Ndeshja miqësore e Costa del Sol midis Malagas dhe Fulham përfundoi në një mënyrë të pazakontë dhe kjo po bën tashmë xhiron e botës. Ndeshja miqësore e parafundit...

Më shumëDetails

“Ti nuk je më kapiten”, video e Guimaraes në debutim te Arsenali bëhet viral në rrjetet sociale,

“Ti nuk je më kapiten”, video e Guimaraes në debutim te Arsenali bëhet viral në rrjetet sociale,
13/08/2026 - 13:09

Bruno Guimaraes dje debutoi me fanellën e Arsenalit në miqësoren ndaj Comos. Mesfushori brazilian luajti disa minuta në pjesën e dytë dhe një veprim i tij është bërë...

Më shumëDetails

FC Vushtrria reagon ndaj Dallkut: E përfshiu veten dhe stafin në listën e pagesave, më pas u largua

FC Vushtrria reagon ndaj Dallkut: E përfshiu veten dhe stafin në listën e pagesave, më pas u largua
13/08/2026 - 10:49

FC Vushtrria ka reaguar ndaj deklaratave të ish-kryetrajnerit Armend Dallku, të bëra në Kanal 10, duke i cilësuar ato si të pasakta, të padrejta dhe nënçmuese ndaj klubit,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Vuçiq i përgjigjet Osmanit: S’kemi angazhuar asnjë ush’tar, s’bëhet asgjë pa e ditur SHBA dhe Kina

    “Devijimi i Ibrit”, zbulohet Vuçiq: Javën e ardhshme formohet grupi punues për ndërtimin e hidrocentralit në Ribariq

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Rriten sërish çmimet e derivateve në Kosovë, ja sa shitet sot nafta

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • “Çka është kjo veshje?” – Kadrijaj kritikon Pacollin, kjo e fundit i kundërpërgjigjet me ironi

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Ish-ushtari i UÇK’së thotë se Llugiqi që kërkoi pushkatimin e Haradinajt përmendet nga ish-polici serb si “bashkëpunëtor i Serbisë”

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Afro 40 mijë euro para të gatshme, çka u gjet në shtëpinë e të arrestuarit për spiunazh?

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë