FC Barcelona siç duket e ka shumë të vështirë ta transferojë sulmuesin qëndror argjentinas, Julian Alvarez, nga Atletico Madrid.
Megjithatë, klubi ka targetuar një sulmues të ri. Siç raporton ekskluzivisht gazetari i mërkatove, Fabrizio Romano, Barcelona e ka në listë Luis Suarezin e Sporting CP, shkruan Insajderi.
Sipas Romanos, Barça do të shqyrtojë Suárezin/opsione të tjera vetëm nga java e ardhshme, nëse marrëveshja me Alvarez nuk arrihet.
Barcelona është në kërkim të një qendër-sulmuesi, pas largimit të Robert Lewandowskit dhe Ferran Torresit.











