Roma po mendon një operacion të bujshëm me Milanin.
Sipas raportimeve nga Italia, Christopher Nkunku është një nga objektivat e Gian Piero Gasperinit, ndërsa në diskutim mund të hyjë edhe Matias Soule.
Ideja është një shkëmbim mes dy lojtarëve, por deri tani nuk ka negociata zyrtare për një operacion të tillë.
Roma vazhdon të vlerësojë mundësinë për të afruar francezin në kryeqytet.













