Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Vetëm po të kalohet mbi trupin tim”, vetëflijimi i Safet Butkës për të ndalur vëllavrasjen! Misionari i bashkimit kombëtar

14/08/2026 - 11:29
në Ndryshe
A A
“Vetëm po të kalohet mbi trupin tim”, vetëflijimi i Safet Butkës për të ndalur vëllavrasjen! Misionari i bashkimit kombëtar
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Personalitet i shquar i arsimit, kulturës dhe politikës në gjysmën e parë të shekullit të 20-të. U lind më 8 gusht 1901 dhe u edukua në një familje atdhetare të Kolonjës, i biri i Sali Butkës, një nga udhëheqësit kryesorë të luftës për çlirim kombëtar dhe vëlla i Iljaz Butkës e Gani Butkës, dëshmorë të atdheut.

Safet Butka nisi një udhë tjëtër, atë të arsimimit, ndërgjëgjësimit identitar dhe kulturës kombëtare, për të arritur te një shqipëri të lirë, të pavarur dhe demokratike. Shkollimin e mesëm pedagogjik e bëri në Linz të Austrisë dhe studimet universitare për filozofi i kreu në Univërsitëtin e Grazit. Një nga veprimtarët e shoqërisë studentore “Albania” në Vjenë dhe bashkëpunëtor i revistave kulturore “Djalëria” e “Minerva”. Përgatiti dhe botoi së bashku me Lasgush Poradecin dhe Kolë Mirditën përmbledhjen e parë me studime “Naim Frashërit, vjershëtorit dhe edukatorit kombëtar”, Grac 1925, ku botoi edhe studimin kryesor per jeten dhe veprën e poetit “Naim Frashëri: “Një shëmbull, një udhëheqës, një ideal për djalërinë shqiptare”, të cilin e botoi si libër më vete në vitin 1925 në Austri. Profesor ne Liceun kombëtar të Korçës (1928-29) dhe më pas në Institutin Tregtar të Vlorës (1929-1930). Drejtor i Normales së Gjirokastrës (1931- 34), kryetar i shoqatës së parë të arsimtarëve dhe i klubit të tyre në Gjirokastër, drejtoi një sëë veprimtarish kulturore e patriotike për rilindësin Koto Hoxhi, atdhetarin Bajo Topulli, luftën e Mashkullorës dhe luftëtarët Çerçiz e Mihal Grameno, madje vendosi te rrapi i Mashkullorës pllakën e parë perkujtimore. Gjatë kësaj kohe kreu një varg studimesh pedagogjike, shoqërore e filozofike dhe botoi mjaft shkrime problemore në shtypin e viteve ’30, veçanërisht te gazeta “Demokratia” e Xhevat Kallajxhiut-t : “Për vashat shqiptare”, “Për zhvillimin e gjuhës”, “Kemi nevojë të madhe për mësues”,” Për të nesërmen shqiptare””Mbi edukatën kombëtare”. “Jo myslimanizmit dhe orientit , po shqiptarizmirt dhe oksidentit” etj.

TRASHËGIMIA PEDAGOGJIKE

Kulmin e punës arsimore dhe edukative e arriti si inspektor i Ministrisë së Arsimit, 1935-1936 ku bashkë me ministrin Mirash Ivanaj, hodhën bazat e shkollës kombëtare dhe të pedagogjisë shqiptare. Në konferencat pedagogjike”Për qëllimim e mësimit për jetën”, si edhe në akt-kontrollet e shkollave që inspektonte, ka lënë një trashëgimi të çmuar pedagogjike, që duhet studiuar. Bie fjala, kur inspektonte shkollat e Matit, jo vetem mesuesve, por edhe pushtetit lokal u linte vërejtje dhe udhëzime. Mirëpo kryetari i Bashkisë së Matit, O.Hoxha, i pergjigjej: Të rrojë Naltmadhnia e Tij, Mbreti Zog!” Prof.Safeti iu pergjigj: “A veç mbreti të rrojë, më përpara të rrojë shteti!”. Kryetari i komunës iu drejtua qeverisë: “Me këto fjalë “A veç mbreti të rrojë, ma parpara të rrojë shteti”, kuptova se inspektotri i naltë i shtetit kishte qëllim paraprak kondra Fronit Mbretnuer të sotshëm” ( dok. I arkivit te shretitnr fondi 252, viti 1936, dosja 83). Si drejtor i Gjimnazit Shtenuer të Tiranës (1937- 1939), udhëzoi studentët të mos nderonin allafashiste, organizoi edhe demostratat e studentëve në prag të pushtimit fashist 3-6 prill 1939 në Tiranë. Kuestura fashiste njoftontem 1939: Element studentor: “Na sinjalizohet përsëri qëndrimi i ftohtë dhe veprat përçarëse, që profesorët e gjimnazit të Tiranës përmbushin nëpërmjet nxënësve të tyre vartës. Tashmë është e ditur që disa prej tyre ( prof.Butka dhe prof. Papakristo) i kanë këshilluar të rinjtë që të mos përshëndesin sipas mënyrës fashiste”

DITARI I MINISTRIT

Mirash Ivanai shkruante në ditarin e tij të vitit 1939: “E MARTË, 4 PRILL 1939.

Edhe sot, të tanë ditën dhe natën, deri pas mesnatës, shfaqjet e popullit ndoqën njena tjetrën… Ke nxanësit e shkollave të mesme, të primun prej Safet Butkës, gjakut trimash e dëshmorësh, po pasqyrohen Shqipnia dhe populli shqiptar; me ta, ajo dhe ai, për herën e parë, po shfaqin vetëdishmëni…”.

Për veprimtarinë antifashiste në Tiranë e Shkodër u arrestua dhe u burgos në janar 1940, pas pjesëmarrjes së tij në manifestimet antifashiste në Shkodër. Kuestura italiane njofton: “Gjatë zbarimit të trupave italiane në Shqipëri, është ndaluar për ndjenjat e tij antifashiste dhe u internua në Itali, ku gjendet edhe sot” (Aqsh F.253 dosja 35)

U internua në ishullin Ventotene e Pettorano, ku vuajti mëse tre vjet, dhe mbajti një qëndrim të hapur antifashist. Ai ka një kontribut të shënuar edhe në themelimin e projektit të Evropës së Bashkuar (janar 1943) bashkë me antifashistët shqiptarë, Isuf Luzaj,Llazar Fundo, Selman Riza etj dhe antifashistet evropianë Altiero Spineli, Aleksander Pertini. Me t’u kthyer në atdhe, ndoqi udhën e të atit, e këmbeu penën me pushkën kundër okupatorëve nazifashistë. Ai u lidh dhe bashkëpunoi me intelektualët antifashistë Abaz Ermenji, Stavro Skendi, Loni Kristo, Xhevdet Kapshtica, Jani Dilo etj. dhe oficerët britanikë Bill Maklin, Dejvid Smajl, Peter Kemp etj,. Të njohura janë betejat kunder italianëve në Floq, (janar 1943), kundër gjermanëve ne Kthesat e Barmashit më 13 gusht 1943 dhe në Pocestë te Korçës kundër italianëve më 9-13 shtator 1943, sipas Marreveshjes se nënshkruar Butka-Maklin (8 gusht 1943). Në një letër të shefit të Misionit Ushtarak Britanik, Bill Maklin për Safet Butken, ai shkruan:”

PANARIT, 31 GUSHT 1943 ROFESORI IM I DASHUR,

Ju falënderoj për letrën tuaj të 28.8.1943, që e mora pak me vonesë. Jemi gati për t’u dhënë disa instruksione njerëzve tuaj. Dua të bëj lidhjen me Ju dhe Jani Dilon, sa më shpejt të jetë e mundur, sepse kemi marrë direktiva nga Shtabi ynë i Përgjithshëm që ne duhet të vazhdojmë në rrugën Korçë-Janinë. Ne kemi pak material për Ju.

Sipas asaj që Ju keni rënë dakord të bëni për të vazhduar aksionet në rrugën midis Barmashit dhe Peratit, ne jemi të gatshëm të shkojmë tok me forcat tuaja për t’ju ndihmuar me pak materiale ( predha antitank, mina, eksploziv etj.) dhe të dhëna taktike.

A do të mundemi të takohemi me ju ose me Jani Dilon nesër në Panarit për të bërë disa rregullime praktike? Pasnesër unë do të nisem drejt Leskovikut, për t’u vendosur atje. Por, përpara se të nisem, dua të flas me Ju për të zgjedhur vendin për shtabin tim dhe të gjitha rregullimet e tjera.

Ju kërkoj të më falni që nuk ju takova në Selenicë, pasi isha duke bërë veprime operative.

Atëherë, po pres mbritjen e Jani Dilos ose tuajin në Panarit, nesër më 31 gusht ’43.

Me shpresë që t’ju shoh,
Sinqerisht Bill Meklein

Në betejën e Kthesave te Barmashit , bashkë me çetat e Safet Butkës, mori pjesë edhe kapiteni britanik Sejvid Smajl, i cili njoftoi shtabin britanik per 24 ushtarë gjermanë të vrarë, disa autoblinda dhe topa të shkatëruar etj (D.Smajl “Me detyrë në Shqipëri, London 1957).

LUFTA CIVILE

Safet Butka u bë misionar i mirëkuptimit dhe bashkimit kombëtar dhe zhvilloi disa luftime bashkërisht me partizanët. Pas prishjes së marrëveshjes së Mukjes, dhe urdhrit të E.Hoxhës së 9 shtatorit 1943 për nisjen e luftës civile, Safet Butka u rrethua nga forcat komuniste në teqenë e Melçanit, pikërisht disa ditë pas betejes se përbashkët me partizanët në Pocëstë kundër italianëve, ku u vane dy partizanë dhe nje ballist. Për të mos shkaktuar vëllavrasje, ndonëse kishte forca të mjaftueshme, ai u vetëflijua (19 shtator 1943) me divizën e njohur nga të gjithë bashkëkohësit : Nuk këmi dalë të vrasim njëritjetrin. Të parin shqiptar që unë mund të vras, është vetvetja”. Për këtë arsye, Skënder Luarasi e ka quajtur Safet Butkën “Krishti i Shqipërisë”. Sekretari juridik i çetave të Safet Butkës, Xhevdet Kapshtica, shkruante: “Ishte më tepër se një rrethim, një grackë, një provokim për luftë vëllavrasëse midis shqiptarëve. Po viheshin në zbatim vendimet e Konferencës së Dytë të Labinotit, që i shpalli luftë të armatosur Ballit Kombëtar. Natyrisht, në teqenë e Melçanit ata nuk mund të sulmonin, për shkak të forcave të konsiderueshme që kishim, por edhe të pozicionit gjeografik të Teqesë, që është një kështjellë e lartë natyrore. Dy nga të qarkorit të BK të Korçës i thanë Safetit se kishte ardhur koha që t’u përgjigjeshim këtyre provokimeve, siç e meritonin. “Kjo nuk do të bëhet kurrë, sa të jem gjallë unë.

Vetëm po të kalohet mbi trupin tim!” (Xh Kapshtica “Gazeta Lirria, 1992)”. Butka ka lënë një trashëgimi te shquar arsimore, kulturore dhe politike, që është përmbledhur kryesisht në librin voluminoz “Safet Butka”, Tiranë, 2003. Eshtë dekoruar nga Presidenti me titullin me te lartë të Republikës “Urdhri i Flamurit Kombëtar”, urdhrin “Nderi I Kombit” si edhe me titullin “Emblema e Artë” e qytetit të Korçës si “Intelektual i shquar, professor i Liceut Kombëtar te Korçës, që me aktivitetin e tij shkencor dhe shoqëror dha kontribute të mëdha në kulturën kombëtare”

Literatura: U. Butka: Safet Butka, monografi, Tiranë 1995 Prof. M.Dezhgiu: Safet Butka, Luftëtar për mbrojtjen e idealit kombëtar, 28 maj 2008/Gazeta Panorama

JU REKOMANDOJMË

Aeroporti i Stambollit shënon rekord historik me 289 mijë pasagjerë

Aeroporti i Stambollit shënon rekord historik me 289 mijë pasagjerë
13/08/2026 - 14:08

Aeroporti i Stambollit ka vendosur një rekord të ri për numrin më të lartë të pasagjerëve të shërbyer brenda një dite në Turqi dhe Evropë. Sipas ministrit turk...

Më shumëDetails

Klimatologu gjerman paralajmëron: Kjo mund të jetë vera më e ftohtë e 300 viteve të ardhshme

Klimatologu gjerman paralajmëron: Kjo mund të jetë vera më e ftohtë e 300 viteve të ardhshme
12/08/2026 - 10:20

Pas një vale ekstreme të të nxehtit, Tirolin e Austrisë e kanë goditur reshje të dendura shiu dhe rrëshqitje të shumta dheu. Meteorologu dhe klimatologu, Andreas Jager thotë...

Më shumëDetails

Sonte ndodh spektakli qiellor, si do të përjetohet eklipsi i diellit në Evropë?

Sonte ndodh spektakli qiellor, si do të përjetohet eklipsi i diellit në Evropë?
12/08/2026 - 08:08

Sonte në mbrëmje, miliona evropianë do të mund të shohin eklipsin diellor. Në Spanjë, Portugali, Grenlandë dhe Islandë do të jetë i plotë, ndërsa në pjesën më të...

Më shumëDetails

Niveli i ujit bie ndjeshëm, lumi Rin në Zvicër pothuajse i palundrueshëm për anijet e mallrave

Niveli i ujit bie ndjeshëm, lumi Rin në Zvicër pothuajse i palundrueshëm për anijet e mallrave
11/08/2026 - 17:52

Nivelet jashtëzakonisht të ulëta të ujit po shkaktojnë probleme serioze për transportin në lumin Rin, një prej rrugëve më të rëndësishme ujore për furnizimin e Zvicrës dhe vendeve...

Më shumëDetails

iPhone 18 mund të jetë shumë më i shtrenjtë se modelet e tjera, ja pse

iPhone 18 mund të jetë shumë më i shtrenjtë se modelet e tjera, ja pse
10/08/2026 - 13:33

Apple po përballet me rritje të kostove të memories DRAM, pasi prodhuesit po i japin përparësi qendrave të të dhënave për AI. Pas rritjes së çmimeve të Mac,...

Më shumëDetails

Konfirmohet rasti i parë i virusit ‘Ethet e Nilit’ në Kosovë

Konfirmohet rasti i parë i virusit ‘Ethet e Nilit’ në Kosovë
07/08/2026 - 19:00

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka konfirmuar rastin e parë me Virusin e Nilit Perëndimor (West Nile Virus – WNV) për këtë vit në Kosovë....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Vuçiq i përgjigjet Osmanit: S’kemi angazhuar asnjë ush’tar, s’bëhet asgjë pa e ditur SHBA dhe Kina

    “Devijimi i Ibrit”, zbulohet Vuçiq: Javën e ardhshme formohet grupi punues për ndërtimin e hidrocentralit në Ribariq

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Rriten sërish çmimet e derivateve në Kosovë, ja sa shitet sot nafta

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • “Çka është kjo veshje?” – Kadrijaj kritikon Pacollin, kjo e fundit i kundërpërgjigjet me ironi

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Ish-ushtari i UÇK’së thotë se Llugiqi që kërkoi pushkatimin e Haradinajt përmendet nga ish-polici serb si “bashkëpunëtor i Serbisë”

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Afro 40 mijë euro para të gatshme, çka u gjet në shtëpinë e të arrestuarit për spiunazh?

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë