Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Konfirmohet rasti i parë i virusit ‘Ethet e Nilit’ në Kosovë

07/08/2026 - 19:00
në Lajme, Ndryshe
A A
Konfirmohet rasti i parë i virusit ‘Ethet e Nilit’ në Kosovë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka konfirmuar rastin e parë me Virusin e Nilit Perëndimor (West Nile Virus – WNV) për këtë vit në Kosovë.

Rasti është konfirmuar më 7 gusht 2026 nga Laboratori i Mikrobiologjisë dhe bëhet fjalë për një person të gjinisë mashkullore, i lindur në vitin 2005, shtetas i Kosovës.

Pacienti është duke u trajtuar në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe, sipas institutit, gjendja e tij është stabile dhe po merr trajtimin e nevojshëm,

ADVERTISING

Nga hulumtimi epidemiologjik rezulton se pacienti nuk ka pasur udhëtime jashtë Kosovës në vendet ku aktualisht është raportuar qarkullimi i virusit.

Virusi i Nilit Perëndimor është sëmundje sezonale që shfaqet kryesisht gjatë muajve të verës dhe transmetohet përmes pickimit të mushkonjave të infektuara. IKShPK ka bërë të ditur se deri më 5 gusht 2026, raste të këtij virusi janë raportuar në disa vende të Evropës, përfshirë Italinë, Greqinë, Spanjën, Maqedoninë e Veriut, Rumaninë, Francën dhe Gjermaninë.

Në Kosovë, gjatë periudhës 2021–2025 janë regjistruar gjithsej nëntë raste të Virusit të Nilit Perëndimor, prej tyre shtatë raste gjatë vitit 2024 dhe nga një rast në vitet 2023 dhe 2025. Rasti i konfirmuar sot është i pari për vitin 2026.

IKShPK ka theksuar se virusi nuk transmetohet nga personi te personi përmes kontakteve të zakonshme, por kryesisht përmes pickimit të mushkonjave të infektuara.

IKShPK rekomandon që qytetarët të ndërmarrin masa të thjeshta parandaluese:

•Përdorni repelentë kundër mushkonjave sipas udhëzimeve të prodhuesit.

•Vishni rroba me mëngë dhe pantallona të gjata, sidomos në mbrëmje.

•Vendosni rrjeta mbrojtëse në dritare dhe dyer.

•Eliminoni ujin e ndenjur në oborre, vazo, enë ose vende të tjera ku shumohen mushkonjat.

•Shmangni qëndrimin jashtë gjatë agimit dhe muzgut, kur mushkonjat janë më aktive.

•Mbani të pastra pishinat, shatërvanët dhe sipërfaqet ku mund të grumbullohet ujë.

“Personat që udhëtojnë në vende ku virusi është i pranishëm këshillohen të përdorin masa mbrojtëse kundër pickimit të mushkonjave dhe, nëse zhvillojnë simptoma gjatë ose pas udhëtimit, të kërkojnë ndihmë mjekësore. IKSHPK po e monitoron në vazhdimësi situatën dhe thekson se nuk ka vend për panik. Zbatimi i masave të thjeshta mbrojtëse mbetet mënyra më efektive për të reduktuar rrezikun e infektimit gjatë sezonit të aktivitetit të mushkonjave”, thotë IKShPK.

JU REKOMANDOJMË

Shefi i EULEX-it shkon në Polici, takohet me Hoxhën

Shefi i EULEX-it shkon në Polici, takohet me Hoxhën
25/09/2026 - 16:50

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, priti sot në takim zyrtar shefin e misionit të EULEX-it në Kosovë, Antero Lopes. Takimi u zhvillua në...

Më shumëDetails

Hallka që shpëtoi Gotovinën: Çfarë mund t’i vlejë katërshes së UÇK-së nga rasti i tij në Apel?

Hallka që shpëtoi Gotovinën: Çfarë mund t’i vlejë katërshes së UÇK-së nga rasti i tij në Apel?
25/09/2026 - 16:49

Një standard prej 200 metrash u bë hallka që çoi në përmbysjen e dënimit prej 24 vjetësh të Ante Gotovinës. Më shumë se një dekadë më vonë, rasti...

Më shumëDetails

Kryeministri Rama nga New York: Joe Biden e ka tradhtuar Hashim Thaçin, SHBA nuk bëri më të mirën për të!

Kryeministri Rama nga New York: Joe Biden e ka tradhtuar Hashim Thaçin, SHBA nuk bëri më të mirën për të!
25/09/2026 - 16:26

Kryeministri Edi Rama është shprehur se ish-Presidenti Joe Biden e ka tradhtuar Hashim Thaçin, i cili u dënua me 25 vite burg nga Dhomat e Specializuara për Kosovën...

Më shumëDetails

Gjenerali amerikan viziton Mitrovicën e Veriut dhe Urën e Ibrit : Siguria fillon me njerëzit, çdo bisedë e çdo shtrëngim duarsh na ndihmon

Gjenerali amerikan viziton Mitrovicën e Veriut dhe Urën e Ibrit : Siguria fillon me njerëzit, çdo bisedë e çdo shtrëngim duarsh na ndihmon
25/09/2026 - 16:09

Shefi i Shtabit të misionit të KFOR-it, gjeneral brigade Chad Daniels, i shoqëruar nga oficerë të shtabit të tij ka vizituar sot Mitrovicën e Veriut për të vëzhguar...

Më shumëDetails

Çlirim Haziri nis iniciativën: Ta veshim Kosovën me flamujt e UÇK-së, vendose edhe ti në shtëpinë tënde

Çlirim Haziri nis iniciativën: Ta veshim Kosovën me flamujt e UÇK-së, vendose edhe ti në shtëpinë tënde
25/09/2026 - 15:50

Organizatori i protestës “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri, ka nisur një iniciativë të re, duke ftuar qytetarët të vendosin flamurin e UÇK-së në shtëpitë e tyre. Haziri...

Më shumëDetails

Zbardhen debatet në gjyq të “shokëve” të Ergys Agasit, Sulejmani: Pse Vlora Hysenin s’e mbani në burg, e mua po?

Zbardhen debatet në gjyq të “shokëve” të Ergys Agasit, Sulejmani: Pse Vlora Hysenin s’e mbani në burg, e mua po?
25/09/2026 - 15:29

Zbardhen diskutimet nga seanca me dyer të mbyllura për masat e sigurisë Fatjon Kalluçi, shef i laboratorit të Policisë Shkencore, dhe Embro Sulejmanit, kryekamarierit të një lokali pranë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Publikohet për herë të parë snajperi me të cilin policët qëlluan terroristët serbë me 24 shtator

    Publikohet për herë të parë snajperi me të cilin policët qëlluan terroristët serbë me 24 shtator

    188 Shpërndaje
    Shpërndaje 75 Tweet 47
  • Haxhiu e ka dërguar në Qeveri projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • A do të marrë pjesë në protestat kundër vendimit të Speciales? Kjo është përgjigjja e Kurtit

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • “Seks or*l me detyrim, drogë me shokët e shefit, trafikim”-Supremeja vërteton dënimin me burgim për pronarin e stript-klubit

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Biseda e familjarit të heroit Afrim Bunjaku me Klestor Veselin: “Kadria na maroi këtë…”

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë