Mikel Arteta ka konfirmuar se dëshiron të vazhdojë qëndrimin te Arsenali, duke dhënë sinjale të qarta se një kontratë e re me klubin është në plan.
“Unë dua të jem këtu. Jam jashtëzakonisht i lumtur dhe dua të qëndroj patjetër te Arsenali”, është shprehur Arteta.
Trajneri spanjoll ka theksuar gjithashtu mirënjohjen për njerëzit me të cilët punon, ndërsa për të ardhmen ka shtuar: “Sa herë të kemi mundësinë, do ta zgjidhim atë”.
Arsenali pritet t’i ofrojë Artetës një marrëveshje të re, me trajnerin që shihet si pjesë kyçe e projektit të klubit.
“Ky është vetëm fillimi”, thuhrt në klubin londinez.













