Sipas raportimeve, Manchester City e vlerëson mesfushorin spanjoll në pak më shumë se 80 milionë euro dhe nuk është kundër dëshirës së Rodrit për t’u rikthyer në Spanjë.
Megjithatë, klubi anglez nuk është bindur nga ofertat e Barcelonës deri më tani dhe kërkon një propozim që t’i afrohet më shumë vlerësimit të tij financiar.
Barcelona, ndërkohë, duket e vendosur të vazhdojë përpjekjet për transferimin e Rodrit, me ofertën e tretë që mund të jetë një hap i rëndësishëm në negociatat mes dy klubeve.












