Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Të kapur për fajde, akuzë për vrasje në tentativë dhe lidhje me Kobrën| Profili i të arrestuarve për fajde në Prizren

18/08/2026 - 21:17
në Lajme
A A
Të kapur për fajde, akuzë për vrasje në tentativë dhe lidhje me Kobrën| Profili i të arrestuarve për fajde në Prizren
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Dy personat e arrestuar në Prizren nën dyshimin për përfshirje në veprimtari të fajdesë janë emra të njohur për organet e drejtësisë.

Në mesin e tyre është Beqir Selimi, i njohur si “Beqë Prizreni”, i cili, ka qenë i afërt me grupin e Dibran Hoxhajt, i njohur si “Kobra”, shkruan Insajderi.

Selimaj ishte përfshirë edhe në një rast penal të vitit 2018, ku ishte akuzuar për vrasje në tentativë. Rasti lidhej me një ngjarje të ndodhur më 26 qershor 2018 në rrugën “De Rada” në Prizren.

Në këtë rast, Beqir Selimi ishte njëri nga të akuzuarit, ndërsa Prokuroria kishte kërkuar në Apel anulimin e aktgjykimit të Gjykatës.

Megjithatë, Gjykata e kishte liruar Beqir Selimin nga akuza për vrasje në tentativë.

Selimaj është përmendur edhe në lidhje me grupin e Dibran Hoxhajt. Në disa pamje të publikuara më herët nga mediat, ai shihet duke u përfshirë në një përleshje me Edison Hotin, në një incident ku ishte i pranishëm edhe Hoxhaj.

Selimaj i kishte ofruar siguri Dibran Hoxhajt gjatë kohës sa ky i fundit ishte i lirë.

Ndërkohë, edhe Fadil Selimi, personi tjetër i arrestuar në rastin e fundit për fajde, ishte përfshirë në rastin penal të vitit 2018 për vrasje në tentativë.

Procedura ndaj Fadil Selimit për rastin në vrasjen në tentativë ku ishte i përfshirë Beqir Selimi ishte veçuar, ndërsa nuk është gjetur një raportim i mëvonshëm që të konfirmojë epilogun përfundimtar të kësaj procedure.

Të dytë, Fadil Selimi dhe Beqir Selimi, bashkë me Arsim Doganin, aktualisht dyshohen nga organet e rendit për përfshirje në veprimtari të fajdesë.

OSE

JU REKOMANDOJMË

Prokuroria tregon si e parandaluan vrasjen e rëndë në Prishtinë, në bashkëpunim me Policinë e AKI-në

Prokuroria tregon si e parandaluan vrasjen e rëndë në Prishtinë, në bashkëpunim me Policinë e AKI-në
29/11/2026 - 13:08

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se ka parandaluar një vrasje të rëndë në kryeqytet, pas një operacioni hetimor të zhvilluar në bashkëpunim me Policinë e...

Më shumëDetails

Tre vjet pa Liridonën, vëllai i saj prek me fjalët për motrën: Më së shumti na dhemb për dy djemtë e tu

Tre vjet pa Liridonën, vëllai i saj prek me fjalët për motrën: Më së shumti na dhemb për dy djemtë e tu
29/11/2026 - 12:38

Leonard Ademaj, vëllai i Liridona Ademajt, e ka kujtuar motrën e tij në trevjetorin e vrasjes, duke publikuar një dedikim prekës në rrjetet sociale. Ai ka shkruar se...

Më shumëDetails

Haradinaj: Një gazetar i njohur në Kosovë ka darkuar me serbë në Dubai, mes tyre edhe persona që kanë paguar dëshmitarë kundër Thaçit

Pas ngjajeve të djeshme, Haradinaj: Pastrojeni uniformën e policisë nga fajdexhinjtë
29/11/2026 - 12:09

Daut Haradinaj, në emisionin “Oxygen” në Klan Kosova me Besim Dinën, ka folur për një gazetar të njohur në Kosovë, i cili, sipas tij, ka darkuar në Dubai...

Më shumëDetails

Pas reshjeve të borës, ministri Basha u bën thirrje shoferëve: Shmangni udhëtimet e panevojshme!

Pas reshjeve të borës, ministri Basha u bën thirrje shoferëve: Shmangni udhëtimet e panevojshme!
29/11/2026 - 11:55

Pas reshjeve të borës ditën e djeshme, ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka bërë të ditur se ekipet e mirëmbajtjes së rrugëve kanë punuar pa ndërprerje...

Më shumëDetails

Bajrami – Qeverisë: Ku i keni ndërtuar 800km rrugë? Publikojeni listën

Deputetja Bajrami: Bujqit marrin kredi me 22% interes për t’i mbjellë arat, ndërsa ju flisni për ndihmë
29/11/2026 - 11:26

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami e ka sfiduar Qeverinë të tregojë se ku janë 800 kilometra rrugë që kryeministri Albin Kurti tha se u shtruan...

Më shumëDetails

Kapet në kufi personi i tretë i dyshuar për përgatitjen e vrasjes së rëndë

Arrestohet një person në Mitrovicë për sulm seksual
29/11/2026 - 10:56

Në vazhdim të operacionit policor dhe veprimeve hetimore lidhur me rastin e dyshuar të përgatitjes së vrasjes së rëndë në bashkëkryerje dhe mbajtjes në pronësi, kontroll ose posedim...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • E quajti “palaço” Bashkim Jasharin, kërkon falje dhe jep dorëheqje nga posti i drejtorit

    E quajti “palaço” Bashkim Jasharin, kërkon falje dhe jep dorëheqje nga posti i drejtorit

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • Alarm në VIVA FRESH-in e biznesmenit Rexhepi: AUV zbulon dy baktere në produktet e mishit, urdhëron tërheqjen nga tregu (Pamje)

    116 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Nëntori i skandaleve me produkte të mishit të kompanisë së Jeton Buqukut

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Në shtëpinë e Sabit Gecit në Llaushë vendoset pllaka përkujtimore për UÇK-në, merr pjesë edhe djali i Ibrahim Rugovës

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Meningjiti, helmimi i gjakut dhe dëmtimi i veshkave – ja rreziqet e baktereve të zbuluara nga AUV në mishin dhe përshutën e VIVA FRESH të Rexhepit

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë