Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

4 punëtorë të vdekur, Aleanca kërkon dorëheqjen e menaxhmentit dhe Bordit të KEK-ut

20/08/2026 - 20:21
në Kryesore, Lajme, Pa kategori
A A
4 punëtorë të vdekur, Aleanca kërkon dorëheqjen e menaxhmentit dhe Bordit të KEK-ut
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Aleanca ka reaguar pas vdekjes së katër punëtorëve të KEK-ut gjatë këtij viti, duke e cilësuar situatën si dëshmi të dështimit dhe neglizhencës së institucioneve për garantimin e sigurisë në vendin e punës.

Në reagimin në Facebook,  përmenden katër punëtorët që kanë humbur jetën, Mixhen Sadiku, Milazim Binaku, Haxhi Gojnovci dhe Arbenit Ahmeti, ndërsa theksohet se dy vdekje kanë ndodhur vetëm brenda tri ditëve të fundit.

“Katër punëtorë të vdekur brenda vitit në ndërmarrjen më të madhe publike në vend. Mixhen Sadiku, Milazim Binaku, Haxhi Gojnovci dhe sot Arbenit Ahmeti janë dëshmia më e rëndë e dështimit dhe neglizhencës kriminale të kësaj Qeverie. Dy vdekje tragjike vetëm brenda tri ditëve të fundit në KEK tregojnë se situata ka dalë plotësisht jashtë kontrollit dhe se ky pushtet ka dështuar të garantojë jetën e qytetarëve të vet”, shkruan partia.

Aleanca ka kërkuar hetim të menjëhershëm dhe të pavarur, si dhe përgjegjësi ligjore e penale për zyrtarët që, sipas tyre, kanë lejuar krijimin e kësaj situate.

“Këta që shtiren çdo ditë se po marrin masa për mbrojtjen e punëtorëve, në realitet e kanë sjellë ndërmarrjen më të madhe publike në një terren të rrezikshëm ku vdesin njerëzit. Është e papranueshme që institucionet, nga ministria e linjës që po sillet si agjencion mortor, e deri te menaxhmenti e Bordi politik i instaluar aty, të kujtohen e të reagojnë me komunikata shabllone vetëm pasi ndodhin tragjeditë, në vend se të parandalojnë situatat e rrezikshme.

Punëtorët tanë sot detyrohen të punojnë nën presion e frikë, duke u frikësuar të denoncojnë rreziqet në vendin e punës për shkak të pasojave nga ky menaxhment represiv”, shkroi në Facebook.

Po ashtu, Aleanca ka kërkuar që menaxhmenti dhe Bordi i KEK-ut të japin llogari dhe të japin dorëheqje për humbjen e jetëve të punëtorëve.

“Aleanca kërkon hetim të menjëhershëm, të pavarur dhe përgjegjësi të plotë ligjore e penale për secilin zyrtar që ka lejuar këtë situatë. Menaxhmenti dhe Bordi i KEK-ut duhet të japin llogari urgjente para drejtësisë dhe dorëheqje të menjëhershme për humbjen e këtyre jetëve. Njejtë duhet të veprojë edhe deputetja që sillet si ministre. Ngushëllimet më të thella familjeve të punëtorëve që humbën jetën tragjikisht në vendin e punës!”, thuhet më tej në reagimin e  Aleancës.

JU REKOMANDOJMË

“Më ka marrë malli të jetoj i lirë në botën e lirë”, thotë Thaçi nga Haga

Avokatët e Hashim Thaçit në Hagë kërkojnë të tërhiqen nga mbrojtja, arsye mospagesa
20/08/2026 - 22:04

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur për raportin me familjen, pamundësinë për të marrë pjesë në varrimin e babait të tij dhe të ardhmen e tij politike,...

Më shumëDetails

Vendimi i madh i Gjykatës Speciale më 16 shtator, cilat janë pritjet e Thaçit?

Specialja rrëzon kërkesën e Prokurorisë që Thaçit t’i kufizohen vizitat me disa persona
20/08/2026 - 21:49

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se pret të shpallet i pafajshëm nga të gjitha akuzat në procesin gjyqësor që po zhvillohet ndaj tij në Dhomat e...

Më shumëDetails

Vdekja e punëtorit në KEK, ndalohet një person për 48 orë

Vdekja e punëtorit në KEK, ndalohet një person për 48 orë
20/08/2026 - 21:38

Punëtori i KEK-ut, Arbenit Ahmeti, ka humbur jetën sot pas një aksidenti në vendin e punës, ndërsa një person me inicialet A.K. është ndaluar për 48 orë nën...

Më shumëDetails

Thaçi flet për trazirat e 2004-tës: Serbia mobilizoi ushtrinë, por u paralajmërua nga NATO-ja

Refuzohet kërkesa e Thaçit për zëvendësimin e gjyqtarit Nicolas Guillou
20/08/2026 - 21:33

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka rrëfyer për zhvillimet e vitit 2004 dhe tensionet në veri të Kosovës, duke treguar se si, sipas tij, ishte parandaluar një përshkallëzim...

Më shumëDetails

Thaçi rrëfen udhëtimin drejt Parisit: Mora me vete emblemën e UÇK-së, e futa në xhepin e këmishës, ngjitur me zemrën

Thaçi rrëfen udhëtimin drejt Parisit: Mora me vete emblemën e UÇK-së, e futa në xhepin e këmishës, ngjitur me zemrën
20/08/2026 - 21:14

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka rrëfyer një prej momenteve më të tensionuara gjatë rrugëtimit të tij drejt Parisit, në mars të vitit 1999, ku delegacioni kosovar do...

Më shumëDetails

Thaçi: Armën e kam urryer gjithmonë – por çka të bëjmë, Serbinë e kishim mbi kokë

Thaçi: Armën e kam urryer gjithmonë – por çka të bëjmë, Serbinë e kishim mbi kokë
20/08/2026 - 21:11

Ish-presidenti, Hashim Thaçi ka rrëfyer një nga momentet e udhëtimit të tij nga Kosova drejt Parisit, në mars të vitit 1999, për të marrë pjesë në procesin e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Tani e tutje, pronarët e automjeteve do të lajmërohen 15 ditë para skadimit të afatit të regjistrimit

    Tani e tutje, pronarët e automjeteve do të lajmërohen 15 ditë para skadimit të afatit të regjistrimit

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Ekskluzive: Sipas dosjes së Prokurorisë tre të dyshuarit për fajde në Prizren i morën viktimës 90 mijë euro kamatë dhe e detyruan ta shes shtëpinë

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Dosja e Prokurorisë: I arrestuari për fajde Beqir Selimi, gjatë ikjes nga policia shkeli me veturë një polic dhe një këmbësore

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • OSHP i gjen shkelje Komunës së Përparim Ramës, e paralajmëron zyrtarin e prokurimit

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Publikohet një video ku i arrestuari për fajde rrihte një person për hesape të Kobrës

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë