Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

9 vjet nga vdekja e Bajram Rexhepit, ish-kryeministrit të parë të Kosovës së pasluftës

21/08/2026 - 08:33
në Lajme
A A
9 vjet nga vdekja e Bajram Rexhepit, ish-kryeministrit të parë të Kosovës së pasluftës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Sot mbushen nëntë vjet që kur u nda nga jeta ish-kryeministri i parë i Kosovës në kohën e pasluftës, Bajram Rexhepi. Në prill 2017, ish-kryeministri u shtrua në QKUK për shkak të një sulmi shëndetësor në organet vitale, ndërsa më pas është dërguar në Turqi për shërim jashtë vendit.

Pas një beteje prej pesë muajsh me sëmundjen, Rexhepi ndërroi jetë më 21 gusht 2017 duke lënë pas vetes bashkëshorten dhe vajzën.

Bajram Rexhepi u lind në Mitrovicë më 3 qershor 1954. Studimet pas-universitare i kreu në Zagreb në vitin 1985. Punoi si kirurg i përgjithshëm dhe specialist endoskopik në spitalin rajonal të Mitrovicës deri në vitin 1990.

Rexhepi e kaloi shumicën e karrierës së tij si kirurg dhe fitoi famën si kirurgu më i mirë në rajonin e Mitrovicës.

Gjatë luftës së Kosovës më 1999, Rexhepi u bashkua me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe kaloi tre muaj duke shërbyer si mjek në terren, shkruan KP, transmeton Klankosova.tv.

Ai shërbeu si kryetar i Mitrovicës jugore, duke punuar me paqeruajtësit e Kombeve të Bashkuara dhe NATO-s për të zvogëluar trazirat civile.

Ndërsa serbët dhe shqiptarët kishin prishur të gjithë dialogun, Rexhepi ofroi të heqë dorë nga pozita e tij në favor të një administratori të OKB-së, por serbët e refuzuan këtë propozim. Njëherësh ishte edhe kreu i degës së Partisë Demokratike të Kosovës për qytetin e Mitrovicës.

Më 4 mars 2002, pas tre muaj bisedimesh dhe me ndërmjetësimin e shefit të atëhershëm të UNMIK-ut Michael Steiner, Kuvendi i Kosovës zgjodhi Bajram Rexhepin si kryeministrin e parë të Kosovës së pasluftës.

Më 1 prill 2010, Rexhepi u emërua ministër i Punëve të Brendshme. Viteve të fundit të jetës ishte tërhequr krejtësisht nga politika duke iu përkushtuar profesionit të tij prej kirurgu.

JU REKOMANDOJMË

Rriten çmimet e derivateve/ Ja sa kushtojnë sot nafta, benzina e gazi

Rriten çmimet e derivateve/ Ja sa kushtojnë sot nafta, benzina e gazi
21/08/2026 - 09:21

Minisgtria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet e derivateve për sot. Çmimi i naftës për sot është 1.79 euro/litër, i benzinës 1.51 euro/litër. Kurse gazi...

Më shumëDetails

PDK: Zemërimi qytetar do të rritet nëse vazhdon bllokada e institucioneve

PDK: Zemërimi qytetar do të rritet nëse vazhdon bllokada e institucioneve
21/08/2026 - 09:00

Partia Demokratike e Kosovës ka vazhduar për të shtatën ditë radhazi aksionin para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, duke bllokuar hyrjen në shenjë proteste për mos-thirrjen e vazhdimit...

Më shumëDetails

Çfarë qëndron pas kundërshtimeve për ndërtimin e një kishe në Vushtrri?

Çfarë qëndron pas kundërshtimeve për ndërtimin e një kishe në Vushtrri?
21/08/2026 - 08:31

Bekimi i një trualli në fshatin Zogaj të Vushtrrisë, ku Dioqeza Prizren-Prishtinë planifikon në të ardhmen ndërtimin e një kishe, nxiti protesta të banorëve të disa fshatrave të...

Më shumëDetails

PDK-ja për të shtatën ditë bllokon hyrjen e Qeverisë, i bashkohet Aleanca dhe asamblistë të Lipjanit

PDK-ja për të shtatën ditë bllokon hyrjen e Qeverisë, i bashkohet Aleanca dhe asamblistë të Lipjanit
21/08/2026 - 08:17

Partia Demokratike e Kosovës po vazhdon për të shtatën ditë radhazi aksionin e saj para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, duke bllokuar hyrjen në shenjë proteste për mos-thirrjen...

Më shumëDetails

I infiltruar i CIA-s në Al-Kaeda? Historia e shqiptarit që përballet me deportimin nga SHBA

I infiltruar i CIA-s në Al-Kaeda? Historia e shqiptarit që përballet me deportimin nga SHBA
21/08/2026 - 07:48

Administrata e Presidentit Donald Trump po përpiqet të deportojë Blerim Skoron, një shtetas me origjinë nga Kosova, i cili pretendon se ka punuar për CIA-n dhe ka qenë...

Më shumëDetails

Vendimi i dyshimtë i Komunës së Ferizajt për t’i dhënë tokë publike biznesmenëve

Vendimi i dyshimtë i Komunës së Ferizajt për t’i dhënë tokë publike biznesmenëve
21/08/2026 - 00:04

Një vendim që pritet të diskutohet në Kuvendin e Komunës së Ferizajt ka ngritur reagime dhe pikëpyetje lidhur me mënyrën se si po menaxhohet prona publike. Bëhet fjalë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Tani e tutje, pronarët e automjeteve do të lajmërohen 15 ditë para skadimit të afatit të regjistrimit

    Tani e tutje, pronarët e automjeteve do të lajmërohen 15 ditë para skadimit të afatit të regjistrimit

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Ekskluzive: Sipas dosjes së Prokurorisë tre të dyshuarit për fajde në Prizren i morën viktimës 90 mijë euro kamatë dhe e detyruan ta shes shtëpinë

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Dosja e Prokurorisë: I arrestuari për fajde Beqir Selimi, gjatë ikjes nga policia shkeli me veturë një polic dhe një këmbësore

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Thaçi shmang komentet për Kurtin: Nuk dua të merrem me …

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • “Cofshin me rend, këta janë turpi i kombit”, Klinaku denoncon komentin skandaloz të Fahri Xharrës

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë