Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Fetoshi: Sulmet kibernetike mund ta destabilizojnë Kosovën

23/08/2026 - 09:02
në Kryesore, Lajme
A A
Fetoshi: Sulmet kibernetike mund ta destabilizojnë Kosovën
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Sulmet kibernetike të ditëve të fundit ndaj institucioneve të Kosovës mund të jenë paralajmërim për sulme më të mëdha, që mund të targetojnë infrastrukturën kritike të vendit, përfshirë energjinë, ujin dhe telekomunikacionin, vlerëson drejtori i Institutit “Octopus”, Arben Fetoshi.

Sipas tij, kombinimi i sulmeve kibernetike me operacione të tjera hibride mund të ketë për qëllim destabilizimin e Kosovës.

Në një intervistë për Ekonomia Online, Fetoshi tha se sulmet kibernetike ndaj Kosovës nuk janë të rralla dhe se, përveç paralizimit të faqeve të internetit, ato mund të synojnë mbledhjen e informacionit, spiunazhin dhe manipulimin e të dhënave.

“Sulme të tilla nuk janë të pakta. Policia e Kosovës ka konstatuar në vazhdimësi sulme kibernetike DDOS, që konsistojnë te paralizimi i funksionimit të faqeve të internetit, por të cilat në kuadër të një targetimi më të avancuar mund të konsistojnë te objektiva si mbledhja e informacionit, manipulimi i të dhënave, spiunazh e të tjera. Dhe grupe të cilat, nëse i referohemi raportimeve nga institucionet tona të sigurisë, për shembull para pak vitesh është konstatuar një grup pro-rus, KillNet, që qëndron pas këtyre aktiviteteve kundër institucioneve të Kosovës”, tha ai.

Fetoshi tha se, duke marrë parasysh strategjinë hibride të Serbisë dhe koordinimin e saj me Rusinë, sulmet kibernetike duhet të shihen edhe si strategji për destabilizimin e Kosovës.

“Dhe në qoftë se kemi parasysh objektivat e strategjisë hibride të Serbisë dhe nëse në anën tjetër kemi parasysh sinkronizimin e strategjisë së Serbisë me strategjinë ruse, atëherë po, duhet të kemi parasysh që sulmet kibernetike janë pjesë e strategjisë për destabilizimin e Kosovës që vjen nga Serbia dhe që mbështetet nga ana e Rusisë”, tha ai.

Sipas tij, qëllimi i sulmeve nuk është domosdoshmërisht vetëm vjedhja e informacionit, por edhe krijimi i panikut dhe humbja e besimit të qytetarëve në institucionet e Kosovës.

“Qëllimet e këtyre sulmeve janë të ndryshme. Ato nuk kufizohen vetëm në përpjekjet për mbledhje informacioni, siç e thashë, apo për spiunazh dhe manipulim të dhënash, por edhe në qëllime politike që mund të kenë për qëllim shkaktimin e panikut, mund të kenë për qëllim krijimin e mosbesimit të qytetarëve në institucionet e Kosovës, në funksionalitetin e institucioneve të Kosovës”, tha ai.

Ai veçoi si shqetësim të veçantë sulmet që mund të targetojnë infrastrukturën kritike, duke paralajmëruar se operacionet kibernetike mund të kombinohen me forma të tjera të luftës hibride.

“Dhe në këtë kuadër, natyrisht ne në Institut i trajtojmë me seriozitet sulmet që njihen si SCADA, pra ato që targetojnë ose që eventualisht mund të targetojnë, gjithmonë në kuadër të paralajmërimeve, mund të targetojnë infrastrukturën kritike, për shkak se sulmet kibernetike duhet t’i trajtojmë gjithmonë si pjesë të strategjisë hibride e cila kombinon operacione të ndryshme bashkë me sulmet kibernetike, siç është dezinformimi, lufta narrative e të tjera, e që konsistojnë te shkaktimi i pasigurisë publike dhe humbja e besimit të qytetarëve tek institucionet”, tha Fetoshi për Ekonomia Online.

Fetoshi vlerësoi se Kosova ka bërë hapa në krijimin e kornizës institucionale dhe ligjore për sigurinë kibernetike, por sipas tij, dobësia kryesore mbetet te kapacitetet profesionale dhe reagimi ndaj krizave.

“Pra, situata me nivelin e sigurisë kibernetike në Kosovë, sipas vlerësimeve ndërkombëtare, nuk është në nivelin më të mirë të mundshëm. OECD vlerëson që Kosova ka një infrastrukturë tashmë më të konsoliduar të mbrojtjes kibernetike me Ligjin për Sigurinë Kibernetike, Strategjinë Kombëtare 2023-2027, Agjencinë e Sigurisë Kibernetike. Mirëpo problemi mbetet te kapacitetet operacionale, përkatësisht te kapacitetet profesionale dhe te CSIRT-et, ato që njihen si CSIRT-e, për reagim dhe menaxhim të krizave të tillave”, tha ai.

Ai kërkoi intensifikim të bashkëpunimit me SHBA-në dhe BE-në, veçanërisht për mbrojtjen e infrastrukturës kritike.

“Dhe prandaj ne vlerësojmë që Kosova duhet të vazhdojë të intensifikojë bashkëpunimin strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian në mbrojtjen sa më efektive të hapësirës kibernetike në vendin tonë dhe në veçanti me fokus në infrastrukturën kritike, për shkak se sulmet që ju i përmendët mund të jenë një lloj paralajmërimi i ndonjë sulmi më të madh, siç e kemi vërejtur sabotazhin në Kanalin e Ibër-Lepencit në vitin 2024, që mund të targetojnë infrastrukturën kritike të energjisë, të ujit, të telekomunikacionit e të tjera dhe që pastaj të kombinuar me operacione të tjera hibride mund të kenë për qëllim destabilizimin e vendit”, tha ai.

Duke folur për situatën aktuale politike në Kosovë, Fetoshi tha se ngërçi institucional mund të krijojë terren për intensifikimin e operacioneve hibride.

“Gjithmonë kur në Kosovë ka probleme të tilla, siç fatkeqësisht po na përcjell ngërçi politik me formimin e institucioneve, natyrisht që duhet të presim intensifikim të operacioneve hibride që kanë qëllime armiqësore kundrejt Kosovës. Dhe në këtë kuadër, natyrisht që aktiviteti kryesor edhe në nivelin e propagandës, edhe në nivelin e sigurisë dhe në nivelin e politikës, i cili konsiston te destabilizimi i Kosovës, vjen nga Beogradi zyrtar. Pra, nëse i referohemi agresionit të vazhdueshëm me të cilin përballet Kosova nga ana e Serbisë, atëherë padyshim që aktivitetet kryesore që cenojnë sigurinë nacionale të Republikës së Kosovës duhet t’i presim nga Serbia me mbështetjen e Rusisë”, tha ai.

Ndërsa, duke iu referuar edhe vlerësimeve të FMN-së, Fetoshi tha se nevojitet rritje e kapaciteteve profesionale dhe funksionalizim më i mirë i mekanizmave të reagimit.

“Përveç OECD-së ka gjithashtu edhe një vlerësim tjetër nga ana e FMN-së për nivelin e sigurisë kibernetike të Republikës së Kosovës, i cili ndonëse sa i përket kornizës ligjore tashmë është i konsoliduar, ndonëse sa i përket institucionit kryesor që duhet të garantojë sigurinë kibernetike të vendit tonë tashmë e kemi, Agjencinë e Sigurisë Kibernetike, dobësitë strukturale evidentohen në kontekstin e kapaciteteve profesionale. Pra ajo çka ne gjykojmë është që Kosova duhet të prioritizojë përpjekjet për rritjen e kapaciteteve profesionale nëpërmjet funksionalizimit të CSIRT-eve si mekanizma të reagimit dhe menaxhimit të çfarëdo pasoje eventuale që mund të vijë nga sulme të tilla”, tha ai.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka njoftuar gjatë javës se ueb-faqja e saj shtetërore e mbrojtjes së konsumatorit (konsumatori.rks-gov.net) ka rënë pre e një sulmi kibernetik.

JU REKOMANDOJMË

16 vjeçari nga Kosova shkakton kaos në Zvicër, me skuter të vjedhur nuk i ndalet Policisë në autostradë

16 vjeçari nga Kosova shkakton kaos në Zvicër, me skuter të vjedhur nuk i ndalet Policisë në autostradë
10/10/2026 - 00:52

Një 16-vjeçar kosovar nga kantoni i Aargaut në Zvicër është arrestuar pasi tentoi t’i ikte policisë me skuter të vjedhur në autostradën A1, duke kryer disa shkelje të...

Më shumëDetails

Egzoni e fali xhumanë për herë të fundit pak para tragjedisë, imami nga Gjilani me fjalë prekëse pas vde’kjes së tij dhe motrës

Egzoni e fali xhumanë për herë të fundit pak para tragjedisë, imami nga Gjilani me fjalë prekëse pas vde’kjes së tij dhe motrës
09/10/2026 - 22:53

Imami i Xhamisë në Dheun e Bardhë, Bashkim Bajrami, ka reaguar me dhimbje pas vrasjes së Egzon Bogujevcit dhe motrës së tij, Nafije Bogujevci, në Livoç të Ulët...

Më shumëDetails

Haziri flet për herë të parë: Kam qenë pro votimit për Ligjin për Specialen!

Haziri flet për herë të parë: Kam qenë pro votimit për Ligjin për Specialen!
09/10/2026 - 22:45

Lutfi Haziri ka deklaruar se ka qenë pro votimit të Ligjit për Dhomat e Specializuara, duke thënë se mosvotimi nga ana e subjektit të tij nuk ishte çështje...

Më shumëDetails

Haziri nuk e përjashton mundësinë të jetë kandidat për kryetar të LDK-së: Për herë të parë, presidenti s’kaloi nga zyret tona

A e voton LDK-ja nënkryetarin e Kuvendit nga komuniteti serb, tregon Lutfi Haziri
09/10/2026 - 22:38

Lutfi Haziri ka lënë të hapur mundësinë e kandidimit për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), duke thënë se një vendim të tillë do ta shqyrtojë vetëm...

Më shumëDetails

Përfundon operimi i personit që u plagos sot në Gjilan, nga QKUK japin detaje

Përfundon operimi i personit që u plagos sot në Gjilan, nga QKUK japin detaje
09/10/2026 - 22:30

Një person i lindur në vitin 1978, i plagosur me armë zjarri në Livoç të Gjilanit ku ka ndodhur sot vrasja e dyfishtë, i është nënshtruar një operacioni...

Më shumëDetails

Dy senatorët amerikanë Durbin e Shaheen do ta vizitojnë edhe Kosovën, integrimet, NATO e energjia pjesë agjendës

Dy senatorët amerikanë Durbin e Shaheen do ta vizitojnë edhe Kosovën, integrimet, NATO e energjia pjesë agjendës
09/10/2026 - 22:15

Senatorët amerikanë Dick Durbin dhe Jeanne Shaheen do ta vizitojnë Kosovën në kuadër të një turneu në Ballkanin Perëndimor, gjatë të cilit po diskutojnë për sigurinë rajonale, institucionet...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • I dyshuari për vrasjen në Gjilan është biznesmen i njohur në Kosovë

    I dyshuari për vrasjen në Gjilan është biznesmen i njohur në Kosovë

    274 Shpërndaje
    Shpërndaje 110 Tweet 69
  • Pezullohet nga puna zyrtari komunal që dyshohet se kërcënoi kryetarin Thaçi (Dokument)

    168 Shpërndaje
    Shpërndaje 67 Tweet 42
  • Ky është çifti i përfshirë në tragjedinë në Gjilan, burri dyshohet se vrau bashkëshorten dhe vëllanë e saj

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Trump paralajmëron: Kemi një njoftim të madh për naftën

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Dalin pamjet nga Livoqi i Gjilanit, vendi ku dyshohet se ka ndodhur një vrasje

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë