Një dokument i cilësuar “Top Sekret 2”, i gjetur në telefonin e të pandehurit Fatmir Sheholli, është pjesë e provave të përfshira në aktakuzën e Prokurorisë Speciale.
Sipas aktakuzës, dokumenti përmban një plan politik dhe strategjik, që pretendohet se synonte zgjerimin e ndikimit të radikalizimit islamik në Kosovë dhe rajon, si dhe destabilizimin e vendit. Prokuroria pretendon se më 5 gusht 2025, Sheholli ia kishte dërguar dokumentin një personi të identifikuar si Viktor Makedonija.
Dokumenti, i shënuar në prapavijë me fjalën “CONFIDENTIAL”, përmend përfshirjen e personave me ndikim në sport, media, muzikë dhe politikë.
Sipas përshkrimit të aktakuzës, plani parashihte financimin dhe ndërtimin e xhamive, zgjerimin e shkollave fetare dhe krijimin e rrjeteve të personave nga Kosova dhe rajoni. Po ashtu, synohej ndikimi te komunitetet shqiptare jashtë Kosovës.
Një nga pretendimet më të rënda në dokument lidhet me krijimin e një atmosfere që do të nxiste largimin e të rinjve nga Kosova dhe forcimin e identifikimit fetar të një pjese të shoqërisë.
Në dokument, sipas Prokurorisë, përmendet edhe një skenar ekstrem se pas 20 vjetësh Kosova do të dukej “si Kandahar”.
Sipas burimeve të gazetës online Veriu.info, bëhet fjalë për biznesmenin Viktor Petrusevski nga Macedonia e veriut.

Më datat 20 dhe 21 dhjetor 2024, i pandehuri Fatmir Sheholli ka zhvilluar komunikime përmes aplikacionit WhatsApp me Viktor Petrusevskin nga të cilat rezulton se ka ndërmarrë veprime për organizimin dhe realizimin e një takimi fizik me Bojan Dimiqin, zyrtar i BIA-s. Në komunikimin e datës 22 dhjetor i pandehuri i është drejtuar Petrushevskit me fjalët: “të mërkurën duhet të jesh i përgatitur që t’i japësh përgjigje rreth kësaj personit me të cilin do të flasësh, ndërsa më 25 dhjetor takimi është realizuar fizikisht ku i panduehuri në ora 08:31 ka njoftuar se ndodhej brenda restorantit ndërsa në ora 9:36 i ka përcjellë Petrushevskit numrin e telefonit i cili sipas të dhënave ishte në përdorim nga Bojan Dimiqi.
Sipas burimeve të Veriu.info ai është pronar i kompanisë Aureusrex – me bazë në Meydan Freezone, Dubai, United Arab Emirates, dhe sipas burimeve ka bërë biznes në Kosovë me organet ndërkombëtare.
Më poshtë dosja:














