Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ekskluzive: Ky është Viktor Petrushevski për të cilin Sheholli ndërmjetësoi takim me zyrtarin e BIA-s për planin e radikalizimit fetar të Kosovës

25/08/2026 - 18:47
në Kryesore, Lajme
A A
Ekskluzive: Ky është Viktor Petrushevski për të cilin Sheholli ndërmjetësoi takim me zyrtarin e BIA-s për planin e radikalizimit fetar të Kosovës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një dokument i cilësuar “Top Sekret 2”, i gjetur në telefonin e të pandehurit Fatmir Sheholli, është pjesë e provave të përfshira në aktakuzën e Prokurorisë Speciale.

Sipas aktakuzës, dokumenti përmban një plan politik dhe strategjik, që pretendohet se synonte zgjerimin e ndikimit të radikalizimit islamik në Kosovë dhe rajon, si dhe destabilizimin e vendit. Prokuroria pretendon se më 5 gusht 2025, Sheholli ia kishte dërguar dokumentin një personi të identifikuar si Viktor Makedonija.

Dokumenti, i shënuar në prapavijë me fjalën “CONFIDENTIAL”, përmend përfshirjen e personave me ndikim në sport, media, muzikë dhe politikë.

Sipas përshkrimit të aktakuzës, plani parashihte financimin dhe ndërtimin e xhamive, zgjerimin e shkollave fetare dhe krijimin e rrjeteve të personave nga Kosova dhe rajoni. Po ashtu, synohej ndikimi te komunitetet shqiptare jashtë Kosovës.

Një nga pretendimet më të rënda në dokument lidhet me krijimin e një atmosfere që do të nxiste largimin e të rinjve nga Kosova dhe forcimin e identifikimit fetar të një pjese të shoqërisë.

Në dokument, sipas Prokurorisë, përmendet edhe një skenar ekstrem se pas 20 vjetësh Kosova do të dukej “si Kandahar”.

Sipas burimeve të gazetës online Veriu.info, bëhet fjalë për biznesmenin Viktor Petrusevski nga Macedonia e veriut.

Më datat 20 dhe 21 dhjetor 2024, i pandehuri Fatmir Sheholli ka zhvilluar komunikime përmes aplikacionit WhatsApp me Viktor Petrusevskin nga të cilat rezulton se ka ndërmarrë veprime për organizimin dhe realizimin e një takimi fizik me Bojan Dimiqin, zyrtar i BIA-s. Në komunikimin e datës 22 dhjetor i pandehuri i është drejtuar Petrushevskit me fjalët: “të mërkurën duhet të jesh i përgatitur që t’i japësh përgjigje rreth kësaj personit me të cilin do të flasësh, ndërsa më 25 dhjetor takimi është realizuar fizikisht ku i panduehuri në ora 08:31 ka njoftuar se ndodhej brenda restorantit ndërsa në ora 9:36 i ka përcjellë Petrushevskit numrin e telefonit i cili sipas të dhënave ishte në përdorim nga Bojan Dimiqi.

Sipas burimeve të Veriu.info ai është pronar i kompanisë Aureusrex – me bazë në Meydan Freezone, Dubai, United Arab Emirates, dhe sipas burimeve ka bërë biznes në Kosovë me organet ndërkombëtare.

Më poshtë dosja:

JU REKOMANDOJMË

Shënime nga fletoret e xhepit të Shehollit – çfarë shkroi për Digën e Ujmanit

Shënime nga fletoret e xhepit të Shehollit – çfarë shkroi për Digën e Ujmanit
25/08/2026 - 18:42

Fatmir Sheholli, i dyshuari për spiunazh te Serbia, në disa fletore xhepi kishte mbajtur shënime të rregullta për çështjet që lidheshin me sigurinë, politikën dhe informacione konfidenciale. Sipas...

Më shumëDetails

Dokumentet serbe që iu gjetën Fatmir Shehollit, përmes të cilave lëvizte i lirë nëpër territorin e Serbisë

Dokumentet serbe që iu gjetën Fatmir Shehollit, përmes të cilave lëvizte i lirë nëpër territorin e Serbisë
25/08/2026 - 18:27

Dosja e Prokurorisë Speciale ka nxjerrë në dritë detaje të reja që shtojnë dyshime për veprimet inkriminuese të të pandehurit Fatmir Sheholli. Hetuesia ka dokumentuar prova materiale të...

Më shumëDetails

Gjini e quan qeverisjen e Albin Kurtit si “Epoka e Mashtrimit”: Blejnë edhe zall e infuzione prej Serbisë

Gjini e quan qeverisjen e Albin Kurtit si “Epoka e Mashtrimit”: Blejnë edhe zall e infuzione prej Serbisë
25/08/2026 - 17:55

Kreu i Aleancës, Aridan Gjini, ka thënë se periudha e qeverisjes së Albin Kurtit duhet të quhet si “Epoka e mashtrimit”.Gjini ka thënë se përveç vagonëve që janë...

Më shumëDetails

Nagavci: Pres që sa më parë të arrijmë pajtim me LDK’në për Presidentin, jemi dakord për kriteret e parimet

Nagavci: Pres që sa më parë të arrijmë pajtim me LDK’në për Presidentin, jemi dakord për kriteret e parimet
25/08/2026 - 17:30

Koha po ecën, por marrëveshja politike për presidentin ende nuk ka marrë epilog. Me 4 tetorin si afat për përfundimin e mandatit të ushtrueses së detyrës së presidentes,...

Më shumëDetails

Pse përmendet vëllai i Hashim Thaçit në dosjen e Shehollit?

Pse përmendet vëllai i Hashim Thaçit në dosjen e Shehollit?
25/08/2026 - 17:13

Dosja voluminoze e Prokurorisë Speciale ndaj të pandehurit Fatmir Sheholli, përveç akuzave për spiunazh në favor të Shërbimit Informativ të Serbisë (BIA), përmban detaje të hollësishme edhe për...

Më shumëDetails

Zbulohet audio-incizimi Sheholli-Dimic: “Nesër është dita kur duhet me pasë kujdes, me u rujt..”

Zbulohet audio-incizimi Sheholli-Dimic: “Nesër është dita kur duhet me pasë kujdes, me u rujt..”
25/08/2026 - 16:58

Fatmir Sheholli do të ulet tashmë në bankën e të akuzuarve pas ngritjes së aktakuzës nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, që e ngarkon për spiunazh. Në...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Pse përmendet vëllai i Hashim Thaçit në dosjen e Shehollit?

    Pse përmendet vëllai i Hashim Thaçit në dosjen e Shehollit?

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Dokumenti: Ja sa paguhej Fatmir Sheholli nga Serbia

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Dokumenti i RDB-së: Si tentoi inteligjenca serbe ta rekrutonte Albin Kurtin në burgun e Nishit

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • QKUK-ja jep detaje për gjendjen e Egzon Bytyqit, të dyshuarit për vrasjen e bashkëshortes

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Zbulohet audio-incizimi Sheholli-Dimic: “Nesër është dita kur duhet me pasë kujdes, me u rujt..”

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë