Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Dokumentet serbe që iu gjetën Fatmir Shehollit, përmes të cilave lëvizte i lirë nëpër territorin e Serbisë

25/08/2026 - 18:27
në Lajme
A A
Dokumentet serbe që iu gjetën Fatmir Shehollit, përmes të cilave lëvizte i lirë nëpër territorin e Serbisë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Dosja e Prokurorisë Speciale ka nxjerrë në dritë detaje të reja që shtojnë dyshime për veprimet inkriminuese të të pandehurit Fatmir Sheholli. Hetuesia ka dokumentuar prova materiale të cilat forcojnë dyshimet mbi aktivitetin e tij ilegal dhe lidhjet e mundshme me strukturat e inteligjencës serbe.

Sipas dosjes së Prokurorisë, të cilën e ka siguruar Gazeta Insajderi, gjatë një kontrolli të ushtruar më 9 tetor 2025, organet e rendit kanë sekuestruar si dëshmi materiale katër dokumente zyrtare të Republikës së Serbisë, të gjitha në emër të Fatmir Shehollit. Mjetet e identifikimit të konfiskuara përfshijnë dy pasaporta serbe, një letërnjoftim të emituar po nga Republika e Serbisë, si dhe një librezë ushtarake të ish-Jugosllavisë.

Dosja thotë se këto dokumente serbe i kanë mundësuar Shehollit lëvizjen e lirë në territorin e Serbisë, duke i lehtësuar kështu realizimin e kontakteve të drejtpërdrejta dhe kryerjen e detyrave të ndërlidhura me shërbimin sekret serb, BIA.

“Gjatë kontrollit të kryer më 09.10.2025, si dëshmi A#1, janë sekuestruar katër (4) dokumente të Republikës së Serbisë në emër të të pandehurit Fatmir Sheholli, përkatësisht dy pasaporta, një letërnjoftim i Republikës së Serbisë dhe një librezë e Ushtrisë së ish-Jugosllavisë. Posedimi i këtyre dokumenteve Serbe, dëshmon se të pandehurit, i është mundësuar lëvizja edhe në territorin e Serbisë duke i lehtësuar mundësinë e realizimit të kontakteve dhe detyrave të ndërlidhura me veprimtarinë e BIA-së”, thuhet në aktakuzë.

Në aktakuzë përmendet edhe një raport tjetër i Policisë së Kosovës, që përmban dëshmitë dhe provat e sigurara gjatë kontrolleve të kryera ndaj Shehollit.

Aty theksohet blerja e një banese nga i pandehuri Sheholli dhe bashkë me një media serbe.

“Gjatë realizimit të kontrollit të datës 09.10.2025, nga dëshmia e sekuestruar (dëshmia A#35) janë gjetur dokumente që ndërlidhen me blerjen e banesës nga i pandehuri Fatmir Sheholli dhe shitësi JP Radio-Televizije Srbije – Beograd, Takovska 10.”, thuhet në aktakuzë.

Po ashtu, sipas aktakuzës, nga dëshmia A#35 (prova 22), e sekuestruar gjatë kontrollit në banesën dhe automjetin e të pandehurit Fatmir Sheholli, rezulton se i njëjti ka poseduar dokumentacionin origjinal lidhur me një banesë në Prishtinë, të cilën e ka blerë nga JP Radio-Televizija Srbije – Beograd ku edhe ka qenë i punësuar, përmes kontratës së shitblerjes të lidhur me këtë institucion.

JU REKOMANDOJMË

Kurti, për DioGuardin: Do të jemi përgjithmonë mirënjohës për shërbimin e tij

Kurti, për DioGuardin: Do të jemi përgjithmonë mirënjohës për shërbimin e tij
25/08/2026 - 19:16

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim Joe DioGuardi, kongresistin amerikan që u angazhua për vite me radhë në avokimin e të...

Më shumëDetails

Gjenerali italian Roberto Vergori do të jetë komandanti i ardhshëm i KFOR-it, detyrën e merr në vjeshtë

Gjenerali italian Roberto Vergori do të jetë komandanti i ardhshëm i KFOR-it, detyrën e merr në vjeshtë
25/08/2026 - 19:14

Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutas, ka pritur sot në Prishtinë, Gjeneralin italian Roberto Vergori, i cili do ta pasojë Ulutasin në pozitën e Komandantit të KFOR-it. Ky takim...

Më shumëDetails

“Shtini n’gji” – Sheholli i thotë gruas së tij pasi pranoi material dhe 5 mijë euro nga BIA

“Shtini n’gji” – Sheholli i thotë gruas së tij pasi pranoi material dhe 5 mijë euro nga BIA
25/08/2026 - 19:03

Prokuroria Speciale e Kosovës, në aktakuzën e ngritur ndaj Fatmir Shehollit për spiunazh, ka përshkruar veprimet që, sipas saj, i pandehuri i ka kryer më 26 shtator 2025...

Më shumëDetails

Zeka: Ato 1 mijë euro ia kam kthyer Fatmir Shehollit – m’i ka dhënë për përkthim të materialit

Zeka: Ato 1 mijë euro ia kam kthyer Fatmir Shehollit – m’i ka dhënë për përkthim të materialit
25/08/2026 - 18:58

Milaim Zeka ka deklaruar se 1 mijë eurot që i ka marrë nga Fatmir Sheholli, kane qenë për përkthimin e materialit. Milaim Zeka ka thënë se ato 1...

Më shumëDetails

Sanksionet e reja amerikane tronditin Iranin, rriten radhët në pikat e karburantit

Sanksionet e reja amerikane tronditin Iranin, rriten radhët në pikat e karburantit
25/08/2026 - 18:49

Shqetësimi është rritur në Iran pas njoftimit të Shteteve të Bashkuara për një paketë të re sanksionesh, ndërsa në Teheran janë krijuar radhë të gjata pranë pikave të...

Më shumëDetails

Ekskluzive: Ky është Viktor Petrushevski për të cilin Sheholli ndërmjetësoi takim me zyrtarin e BIA-s për planin e radikalizimit fetar të Kosovës

Ekskluzive: Ky është Viktor Petrushevski për të cilin Sheholli ndërmjetësoi takim me zyrtarin e BIA-s për planin e radikalizimit fetar të Kosovës
25/08/2026 - 18:47

Një dokument i cilësuar “Top Sekret 2”, i gjetur në telefonin e të pandehurit Fatmir Sheholli, është pjesë e provave të përfshira në aktakuzën e Prokurorisë Speciale. Sipas...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Pse përmendet vëllai i Hashim Thaçit në dosjen e Shehollit?

    Pse përmendet vëllai i Hashim Thaçit në dosjen e Shehollit?

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Shënime nga fletoret e xhepit të Shehollit – çfarë shkroi për Digën e Ujmanit

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Dokumenti: Ja sa paguhej Fatmir Sheholli nga Serbia

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Dokumenti i RDB-së: Si tentoi inteligjenca serbe ta rekrutonte Albin Kurtin në burgun e Nishit

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • QKUK-ja jep detaje për gjendjen e Egzon Bytyqit, të dyshuarit për vrasjen e bashkëshortes

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë