Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

KFOR’i deklarohet për hapjen e Urës së Ibrit

25/08/2026 - 21:28
në Kryesore, Lajme
A A
KFOR’i deklarohet për hapjen e Urës së Ibrit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka njoftuar për përditësimin e procesit të optimizimit të pranisë së tij në Kosovë, duke theksuar se mandati i misionit mbetet i pandryshuar dhe se siguria e të gjitha komuniteteve vazhdon të jetë prioritet.

KFOR thekson se procesi i optimizimit, i paralajmëruar më 12 qershor 2026, po zhvillohet në mënyrë graduale, të koordinuar dhe transparente me institucionet e Kosovës, Bashkimin Evropian, Policinë e Kosovës dhe EULEX-in.

Sipas misionit, procesi mund të kthehet mbrapsht nëse zhvillimet e ardhshme ndikojnë në sigurinë afatgjatë në Kosovë apo në stabilitetin rajonal.

Në kuadër të kësaj, kalimi gradual nga prania e përhershme e KFOR-it në Urën mbi Ibër është pjesë e procesit më të gjerë të optimizimit dhe pasqyron përmirësimin e situatës së sigurisë.

“Vendimet lidhur me praninë e KFOR-it në Urën e Mitrovicës bazohen në vlerësimin tonë të situatës së sigurisë. KFOR-i nuk ka mandat për të përcaktuar nëse ura duhet të hapet apo jo. Këtë duhet ta përcaktojnë BE-ja dhe institucionet përkatëse në Kosovë, pasi KFOR-i të përfundojë praninë e tij në këtë urë”, tha admirali George Wikoff, Komandant i Komandës së Forcave të Përbashkëta të NATO-s në Napoli.

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Okzan Ulutash, ka theksuar se përkushtimi i misionit ndaj sigurisë së të gjithë qytetarëve mbetet i palëkundur.

“Përkushtimi i KFOR-it për sigurinë e të gjithë njerëzve që jetojnë në Kosovë është i palëkundur”, ka deklaruar Ulutaş, duke shtuar se prania e misionit do të vazhdojë përmes patrullimeve, pikave të vëzhgimit dhe kontakteve me komunitetet lokale.

Ky mision ka njoftuar se prania e KFOR-it do të rritet në disa zona, përfshirë, pjesën veriore të Kosovës.

Në njoftim, KFOR ka sqaruar edhe raportin e tij me Policinë e Kosovës, duke theksuar se zbatimi i ligjit nuk është pjesë e mandatit të KFOR-it.

“Zbatimi i ligjit nuk është pjesë e mandatit të KFOR-it”, thuhet në njoftim, ndërsa theksohet se misioni vazhdon bashkëpunimin me organizatat e sigurisë në Kosovë, përfshirë Policinë e Kosovës.

KFOR e përshkruan Policinë e Kosovës si institucion të ligjshëm vendor të zbatimit të ligjit dhe si reaguesin e parë të sigurisë për zbatimin e ligjit civil dhe sigurinë publike.

JU REKOMANDOJMË

Obelisku, UÇK-ja do të shndrisë edhe nga Blinaja

Obelisku, UÇK-ja do të shndrisë edhe nga Blinaja
25/08/2026 - 22:32

Në një kodër të Blinajës, në komunën e Lipjanit, është përuruar ngritja e obeliskut për ndriçimin e tri shkronjave të arta “UÇK”, transmeton KosovaPress. Vendosja e këtyre shkronjave...

Më shumëDetails

VV’ja paralajmëron dorëzimin në Prokurori të materialeve për raste të dyshuara të legalizimeve nga Komuna e Prishtinës

VV’ja paralajmëron dorëzimin në Prokurori të materialeve për raste të dyshuara të legalizimeve nga Komuna e Prishtinës
25/08/2026 - 22:24

Asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Prishtinës kanë njoftuar se kanë pranuar materiale të reja përmes sinjalizuesve, të cilat, sipas tyre, lidhen me raste të dyshuara...

Më shumëDetails

“U infiltrua në SHIK dhe depërtoi në AKI”, Kajtazi sjell historikun e errët të Fatmir Shehollit

Kajtazi: Unë pres gjithçka prej një partie që e ka sulmu Kuvendin me zollë
25/08/2026 - 22:14

Gazetari dhe analisti Vehbi Kajtazi i ka bërë analizë aktakuzës së ngritur ndaj Fatmir Shehollit nga Prokuroria Speciale e Kosovës si i dyshuar për spiunazh dhe shantazh. Kajtazi...

Më shumëDetails

Aleanca i dërgon vendimet e Qeverisë në detyrë në Prokurori Speciale

Aleanca i dërgon vendimet e Qeverisë në detyrë në Prokurori Speciale
25/08/2026 - 22:02

Aleanca nesër do të dorëzojë kallëzim penal në Prokurorinë Speciale, lidhur me vendimet e Qeverisë në detyrë. Këtë do ta bëjë në ora 09:30 dhe më pas do...

Më shumëDetails

“Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli

“Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
25/08/2026 - 21:53

Dokumenti i emërtuar si “Leptiri” (Flutura në gjuhën shqipe), është gjetur në telefonin e të dyshuarit për spiunazh Fatmir Shehollit. Dokumenti i publikuar si pjesë e aktakuzës së...

Më shumëDetails

Ish-kongresisti amerikan DioGuardi: Kalova jetën duke treguar kush janë shqiptarët – babai im vinte nga Kukësi

Ish-kongresisti amerikan DioGuardi: Kalova jetën duke treguar kush janë shqiptarët – babai im vinte nga Kukësi
25/08/2026 - 21:22

Në Prishtinë është shënuar 37-vjetori i Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane dhe Fondacionit Qytetar Shqiptaro-Amerikan, me seminarin “Një Premtim i Mbajtur: AACL dhe Rruga e Kosovës Drejt Lirisë dhe Pavarësisë”....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Shënime nga fletoret e xhepit të Shehollit – çfarë shkroi për Digën e Ujmanit

    Shënime nga fletoret e xhepit të Shehollit – çfarë shkroi për Digën e Ujmanit

    139 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Pse përmendet vëllai i Hashim Thaçit në dosjen e Shehollit?

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Dokumenti: Ja sa paguhej Fatmir Sheholli nga Serbia

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Ekskluzive: Ky është Viktor Petrushevski për të cilin Sheholli ndërmjetësoi takim me zyrtarin e BIA-s për planin e radikalizimit fetar të Kosovës

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • KFOR’i deklarohet për hapjen e Urës së Ibrit

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë