Luana Vjollca ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me postimin e saj të fundit në Instagram.
Në fotografitë e publikuara, ajo shfaqet pranë detit, e veshur me një set sportiv ngjyrë kafe, teksa pozon në një ambient veror dhe me pamje bregdetare.

Postimi është shoqëruar me një përshkrim të shkurtër: “LULU girls skanë nevojë për caption”.

Fotot kanë marrë menjëherë reagime nga ndjekësit dhe miqtë e saj, të cilët kanë lënë komente dhe emoji duke komplimentuar paraqitjen e saj.
Me këtë publikim, Luana vijon të ndajë me ndjekësit momente nga ditët e saj verore, duke marrë edhe një herë vëmendjen në rrjetet sociale./Indeksonline/













