Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka reaguar pas aksionit të kësaj partie në Kuvendin e Kosovës, ku kërkuan vazhdimin e seancës konstituive.Gruda ka theksuar se prania e përfaqësuesve të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian në seancën e Kuvendit nuk duhet parë vetëm si çështje protokollare.
“Sot ishte një moment i ri në Kuvendin e Kosovës”, ka shkruar Gruda.Sipas tij, prania e partnerëve ndërkombëtarë në Kuvend, në rrethanat e krijuara, përcjell një mesazh politik.
“Partnerët tanë ndërkombëtarë janë kundër çdo përmbysjeje të rendit kushtetues”, ka deklaruar Gruda.Ai ka shtuar se funksionimi i Kuvendit, respektimi i Kushtetutës dhe institucioneve të shtetit nuk mund të varen nga vullneti politik i një partie apo individi.
Ministri Muja e heq drejtorin Hoxha nga detyra, AUV-i nën drejtimin e tij ishte adresë nacionale e skandaleve
Ministria e Bujqësisë që drejtohet nga Armend Muja ka marrë vendim për një trasnfer të përkohshëm të shefit të AUV-it, Bekim Hoxha, në pozitën e Drejtorit të Agjencisë...
Më shumëDetails












