Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

31/08/2026 - 22:45
në Lajme
A A
Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Screenshot

Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.

I ftuar në emisionin “Paradoks” me Vehbi Kajtazin, Beha ka veçuar rastin e gjyqtarit gjerman Kai Ambos, i cili, sipas tij, kishte dhënë një opinion të ndarë në një prej vendimeve për kërkesën e mbrojtjes për lirimin e Hashim Thaçit.

Beha tregoi se Ambos kishte vlerësuar se, nëse shtetet e treta do të ofronin garanci të mjaftueshme për të siguruar mbrojtjen e të akuzuarit në liri ose në arrest shtëpiak, atëherë duhej të shqyrtohej mundësia e lirimit të tij, veçanërisht duke pasur parasysh kohëzgjatjen e procesit.

“Thotë që, nëse kemi garanci prej shteteve të treta që mund ta sigurojnë mbrojtjen në liri, arrestin shtëpiak, duhet të shqyrtohet mundësia me liru, se procesi po duket që do të zgjasë”, tha Beha.

Por, sipas gazetarit, pas këtij opinioni, Ambos nuk ishte përfshirë për rreth një vit në panelet që shqyrtonin kërkesat për lirimin ose vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të UÇK-së.

Beha ngriti dilemen nëse bëhej fjalë për një ndryshim rutinor në përbërjen e paneleve apo nëse mos-përfshirja e Ambos kishte lidhje me opinionin e tij në rastin e Thaçit.

“Gjyqtari Kai Ambos asnjëherë për një vit nuk është vendosur më në panelet që vendosin për lirimin ose jo për krerët e UÇK-së”, deklaroi Beha.

Ai tha se kjo çështje, sipas tij, është bërë edhe më interesante pas një opinioni tjetër të ndarë të Ambos në rastin e Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt, ku gjyqtari kishte shprehur mospajtim me disa pjesë të aktgjykimit.

Beha e konsideroi si pikëpyetje faktin që pikërisht gjyqtari që kishte lënë të hapur mundësinë e lirimit të të akuzuarve nga paraburgimi, më pas nuk ishte përfshirë në panelet që shqyrtonin çështjen e lirimit të tyre.

JU REKOMANDOJMË

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

PDK-ja paralajmëron ankesë në Kushtetuese, thotë se Haxhiu s’ia dekretoi dy anëtarë në KQZ

Kushtetuesja i reagon Kurtit dhe zyrtarëve të VV’së që i sulmuan dje, i quan deklarata të pamatura: Të ruhet pavarësia e Gjykatës
31/08/2026 - 20:57

Partia Demokratike e Kosovës i ka shkuar sot në zyrë ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiut, për ta dekretuar Rashit Qalajn si anëtar të kësaj partie në...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë