
Atletico Madridi dhe Juventusi kanë arritur marrëveshje për huazimin e Jonathan Davidit për sezonin 2026/27.
Sulmuesi kanadez ka kryer me sukses testet mjekësore dhe tashmë ka kompletuar hapat e fundit para zyrtarizimit të transferimit te skuadra madrilene.
David iu bashkua Juventusit në verën e vitit 2025, ndërsa tani do ta vazhdojë karrierën në La Liga, te Atletico Madridi.
Sulmuesi pritet të jetë një përforcim i rëndësishëm për repartin ofensiv të skuadrës madrilene.











