
Kongresisti amerikan Joe Wilson ka kritikuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për përdorimin e teknologjisë kineze në ndërtimin e robotëve.
Wilson tha se Partia Komuniste Kineze po ndërton robotë përmes Serbisë dhe e ka quajtur Vuçiqin “kukull të Kinës”.
“Partia Komuniste Kineze po ndërton robotë përmes kukullës së saj serbe, Vuçiqit. Ky është një pikëmbështetje e PKK-së në Evropë dhe bie ndesh me interesat amerikane. Teknologjia komuniste kineze duhet të refuzohet!”, ka shkruar Wilson në rrjetin social X më 1 shtator.











