Shkollat në Kosovë e nisën vitin e ri shkollor pa ditarë dhe materiale të tjera për evidencën e procesit mësimor.
Mungesa e tyre ua kujtoi mësimdhënësve vitet ’90, kur evidencat mbaheshin me dorë në fletore.
Edhe këtë të martë, mësimdhënësit nuk kishin ku të shënonin mungesat e nxënësve dhe orët e mbajtura, ndaj shkollat gjetën zgjidhje të përkohshme.
Problemi ishte i pranishëm edhe në komunat e tjera të Kosovës.
Edhe vitin e kaluar, Ministria e Arsimit ishte kritikuar për vonesat në dërgimin e ditarëve dhe materialeve shkollore nëpër komuna./Klan Kosova.














