Opinionisti Dardan Sejdiu, ka folur për debatin brenda LDK-së dhe kundërshtimet e disa deputetëve të saj për ta mbështetur kandidaturën e Bekim Sjediut për kryetar të shtetit.
Ai tha se në LDK tashmë ekziston një debat i qartë mes dy grupeve për mënyrën se si duhet të vazhdojë partia.
Përgjithësisht kjo është qarje evidente tash e një kohë në LDK, domethënë çkado që kemi parë në LDK që është sjellë nga Abdixhiku në tavolinë, në një formë ose tjetër ka pas një kundërshti, pak a shumë prej një grupi tjetër të njerëzve në LDK. Pra, në LDK ekziston një diskutim të themi tashmë i qartë i dy taboreve se si është rruga përpara për LDK edhe këtu u shpërfaq edhe njëherë kjo. Pra, unë mendoj që diskutimi në LDK, për numrin e deputetëve që munden me i sjellë në kuvend për votë të presidentit, qartazi tash është diskutim vazhdimësia e kuvendit në një farë forme të LDK-së, vazhdimësi e debatit që e kanë pas, qoftë për rezultatin zgjedhor, qoftë për pakënaqësi që ose në mënyrën tjetër të menaxhimit të LDK-së, që e shohin ky grup, këta janë tashmë deputetë dhe po besoj që çdo gjë tash e tutje nga LDK-ja me gjasë do të jetë, duhet të jetë, diskutim i brendshëm para se të bëhet negociatë e jashtme.”, tha Sejdiu.
Sipas tij, përplasjet e brendshme në LDK po reflektohen edhe në çështjen e zgjedhjes së presidentit.
Duke folur për kandidaturën e Bekim Sejdiut, opinionisti Sejdiu tha se kundërshtimet brenda LDK-së janë të pritshme, duke marrë parasysh të kaluarën e tij në Gjykatën Kushtetuese.
Ai poashtu tha se Vetëvendosje e ka ditur këtë rrethanë dhe se kandidatura e Sejdiut mund të ketë krijuar hapësirë për përplasje politike.












