Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Suharekë: Mbi 60 infermierë dyshohet se mbetën pa punë pas përfundimit të angazhimit përmes Caritas

02/09/2026 - 11:46
në Lajme
A A
Suharekë: Mbi 60 infermierë dyshohet se mbetën pa punë pas përfundimit të angazhimit përmes Caritas
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një shqetësim është adresuar në redaksinë e JOQ Kosova lidhur me ndërprerjen e angazhimit të mbi 60 infermierëve në Qendrat e Mjekësisë Familjare dhe ambulancat e Komunës së Suharekës.

Sipas personit që ka dërguar informacionin, bëhet fjalë për infermierë të angazhuar përmes një programi të Caritas, të cilëve u është ndërprerë puna brenda një kohe shumë të shkurtër.

Sipas dëshmisë, punëtorët nuk kanë pasur paralajmërim të mjaftueshëm për përfundimin e angazhimit, ndërsa situata ka shkaktuar shqetësim të madh tek ata dhe familjet e tyre.

“Po flasim për njerëz me familje, me vite pune dhe me diploma profesionale, të cilët janë vendosur përballë një pasigurie të madhe ekonomike dhe profesionale”, thuhet në mesazhin e dërguar në redaksi.

Shqetësime janë ngritur edhe për mënyrën se si janë marrë vendimet, pasi pretendohet se disa nga personat kanë vazhduar të punojnë, ndërsa pjesa tjetër është larguar.

Kjo ka ngritur pikëpyetje lidhur me kriteret e përzgjedhjes dhe arsyet e ndërprerjes së angazhimeve.

Punëtorët kërkojnë transparencë nga Komuna e Suharekës dhe institucionet përgjegjëse, duke kërkuar përgjigje për disa çështje:

Pse është ndërprerë angazhimi i një numri kaq të madh të infermierëve brenda një kohe të shkurtër? Cilat kanë qenë kriteret për përzgjedhjen e personave që kanë vazhduar punën? Pse disa infermierë janë mbajtur në punë, ndërsa të tjerëve u është ndërprerë angazhimi? A janë respektuar procedurat dhe kriteret e përcaktuara për përfundimin e këtyre angazhimeve? JOQ Kosova e publikon këtë shqetësim në mënyrë anonime, me kërkesë të punëtorëve, të cilët shprehen se kanë frikë nga pasojat nëse identitetet e tyre bëhen publike.

Për të sqaruar situatën dhe për të garantuar një raportim të balancuar, mbetet e rëndësishme që Komuna e Suharekës dhe institucionet përgjegjëse të japin versionin e tyre lidhur me këto pretendime.

JU REKOMANDOJMË

Isa Mustafa: 6 deputetët e LDK mbajtën qëndrim dinjitoz e të drejtë, s’u bënë pjesë e veprimeve që nënshtrojnë partinë

“Anim i pacipë politik” – Mustafa kritikon Osmanin për datën e zgjedhjeve: Votuesit më 28 dhjetor do ta ndëshkojnë ose shpërblejnë vetveten
02/09/2026 - 12:36

Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka thënë për Express se qëndrimi i gjashtë deputetëve të LDK-së për të mos votuar Bekim Sejdiun ëpr President...

Më shumëDetails

Dosja e tenderit të vagonëve zbulon rrenën e madhe të pushtetit të Kurtit (Dokument)

Dosja e tenderit të vagonëve zbulon rrenën e madhe të pushtetit të Kurtit (Dokument)
02/09/2026 - 12:11

Nëse shpifja do të ishte vepër penale, ministrja Artane Rizvanolli, bashkë me drejtorin e Trainkos-it, Agron Statovcin, në këto momente do të ishin prapa grilave. Dokumentet e siguruara...

Më shumëDetails

Abrashi: Marrëveshja me LDK ende është valide, shpresojmë të gjindet zgjidhje në takimin e radhës

Abrashi: Duhet përshëndetur oferta e LDK-së, nëse nuk ka hile
02/09/2026 - 11:30

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, tha se për partinë e tij marrëveshja me LDK-në për presidentin është ende valide, pas kundërshtimit të saj nga 6 deputetët e...

Më shumëDetails

Deda: 6 deputetët e LDK-së është dashur në fillim të tregonin që nuk përkrahin marrëveshjen me VV-në!

Deda kritikon partitë kryesore: Po i rikandidoni ata që kanë vjedhë vota, faj ka ky milet që duan me ia nxjerrë sytë njani-tjetrit për ju
02/09/2026 - 11:22

Ish-deputeti dhe analisti, Ilir Deda ka deklaruar se gjashtë deputetët e LDK-së është dashur që në fillim të negociatave të partisë së tyre me LVV-në të tregonin publikisht...

Më shumëDetails

Abdixhiku thotë se “s’ka më diskutime” për emër tjetër për President, Kurti kërkon ritakim për rrugën përpara – të dy i përmendin zgjedhjet

Abdixhiku thotë se “s’ka më diskutime” për emër tjetër për President, Kurti kërkon ritakim për rrugën përpara – të dy i përmendin zgjedhjet
02/09/2026 - 11:12

“Kemi dështuar”. Lumir Abdixhiku e shpalli të pazgjidhshme çështjen e zgjedhjes së Presidentit pasi gjashtë deputetë të LDK-së kundërshtuan kandidaturën e Bekim Sejdiut. Ai i përmendi zgjedhjet e...

Më shumëDetails

Muharremi për Kurtin: Kasapi i LDK-së fitoi me ndihmën e argatëve të tij

Muharremi për Kurtin: Kasapi i LDK-së fitoi me ndihmën e argatëve të tij
02/09/2026 - 11:02

Analisti Shenoll Muharremi ka komentuar situatën e krijuar brenda LDK-së pasi Kurti e Abdixhiku u pajtuan për emrin e Presidentit. Muharremi përmes një postimi në Facebook, duke e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • I ‘mbledhi’ burrat’, kështu e kaloi natën Edi Kuçi (pamje)

    I ‘mbledhi’ burrat’, kështu e kaloi natën Edi Kuçi (pamje)

    179 Shpërndaje
    Shpërndaje 72 Tweet 45
  • A do ta votojë Bekim Sejdiun? Flet Hykmete Bajrami

    125 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Komuna e Fushë Kosovës largon nga puna rreth 100 punëtorë

    121 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Ekskluzive: Bajrami, Hoti, Shala, Haziri e Zemaj nuk morën pjesë në mbledhjen e sotme të LDK-së

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • “Kamera në maicë e dëgjuese në vesh”, dyshohet se merrnin ryshfet për kalimin e testit të patentë-shoferit, kërkohet paraburgim për tre persona

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë