Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Përfaqësues të parlamenteve studentore protestojnë para Zyrës së BE’së: S’lejojmë të na e kri’minalizoni luftën e UÇK-së

02/09/2026 - 14:08
në Lajme
A A
Përfaqësues të parlamenteve studentore protestojnë para Zyrës së BE’së: S’lejojmë të na e kri’minalizoni luftën e UÇK-së
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Përfaqësuesit e parlamenteve studentore të universiteteve publike në Kosovë, që thanë se përfaqësojnë mbi 100 mijë studentë, të mbështetura edhe nga përfaqësues të studentëve nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, kanë shprehur sot pakënaqësitë e tyre për procesin gjyqësor në Gjykatën Speciale edhe para Zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë.

Ata sot në mënyrë të organizuar e kanë dorëzuar në zyrën e BE-së edhe një Deklaratë të Përbashkët, ku kanë kërkuar që vendimi në Hagë për ish-udhëheqësit e UÇK-së të merret pa ndikime politike, pa standarde të dyfishta dhe vetëm mbi bazën e fakteve, provave, ligjit dhe Kushtetutës së Kosovës.

Përfaqësuesit e parlamenteve studentore kanë thënë se nuk do të lejojnë që lufta për lirinë e Kosovës të reduktohet në një “narrativë kriminalizuese” dhe që “historia jonë të rishkruhet”.

Kjo është Deklarata e Përbashkët e parlamenteve studentore për BE-në, që u lexua para Zyrës së BE-së nga Endi Binaku, Deputet në Parlamentin Studentor në UP:

“Ne, përfaqësuesit e studentëve të universiteteve publike, të indinjuar nga procesi gjashtëvjeçar në Hagë dhe nga padrejtësitë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit dhe bashkëluftëtarëve të tyre, sot e ngremë zërin e studentëve edhe para jush, si Zyrë e Bashkimit Evropian në Kosovë.

Si parlamente studentore që përfaqësojnë rreth 100 mijë studentë, kërkojmë që vendimi në Hagë të merret pa ndikime politike, pa standarde të dyfishta dhe vetëm mbi bazën e fakteve, provave, ligjit dhe Kushtetutës së Kosovës.

Ne jemi gjenerata e re e Kosovës, e një vendi që edhe 27 vjet pas çlirimit ende përballet me procese dhe hetime ndërkombëtare ndaj personaliteteve që lidhen drejtpërdrejt me luftën, lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin e vendit tonë. Në të njëjtën kohë, Serbisë ia keni hapur rrugën drejt integrimit evropian, pavarësisht të kaluarës së saj kriminale dhe përgjegjësisë për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë, për të cilat ende nuk ka kërkuar as falje.

Si gjeneratë e lindur gjatë dhe pas luftës, e kemi parë nga afër se procesi gjyqësor në Hagë ka lënë pasoja të thella dhe e ka polarizuar shoqërinë tonë, duke ushqyer mosbesim dhe duke krijuar një ndjenjë të fortë padrejtësie te qytetarët e Kosovës.

Ajo që është paraqitur si drejtësi, për ne ka ngritur shqetësime të mëdha dhe të vazhdueshme për transparencën, paanshmërinë, trajtimin e barabartë dhe respektimin e të drejtave themelore të njeriut. Pas gati gjashtë vitesh, këto shqetësime janë ngritur edhe nga organizata prestigjioze ndërkombëtare që monitorojnë proceset gjyqësore dhe nuk mund të anashkalohen apo të heshten nga ju.

Mënyra se si është zhvilluar ky proces, i mbështetur dhe financuar nga vendet e Bashkimit Evropian, ka krijuar te qytetarët tanë bindjen se ai i ka shërbyer më shumë narrativës dhe nevojave politike të Serbisë sesa kërkimit të drejtësisë.

Për ne, si përfaqësues të studentëve të shtatë universiteteve publike të Kosovës, shteti i së drejtës është vlerë themelore për të ardhmen demokratike të vendit tonë. Por shteti i së drejtës ka kuptim vetëm atëherë kur drejtësia është e njëjtë për të gjithë dhe kur standardet nuk ndryshojnë sipas rrethanave politike.

Ne nuk do të heshtim dhe nuk do të lejojmë që lufta për lirinë e Kosovës të reduktohet në një narrativë kriminalizuese dhe historia jonë të rishkruhet.

Ne jemi gjenerata që e ka trashëguar këtë liri dhe do ta mbrojmë me çdo kusht të vërtetën tonë.

Drejtësia juaj nuk duhet të ketë një standard për Kosovën dhe një tjetër për Serbinë.

Si gjeneratë e re e Kosovës, kërkojmë që zëri ynë të dëgjohet dhe shqetësimet tona të merren seriozisht.

Kërkojmë drejtësi dhe standarde që vlejnë njësoj për të gjithë dhe një Evropë që e trajton Kosovën me të njëjtin standard që kërkon nga ne.

Kosova po pret. Ne po presim.

Më 16 shtator, presim që ish-udhëheqësit e UÇK-së dhe themeluesit e shtetit tonë të lirohen dhe të kthehen në Kosovë, pranë familjeve dhe në vendin e tyre”, përfundon Deklarata e Përbashkët e parlamenteve studentore të universiteteve publike në Kosovë.

JU REKOMANDOJMË

Haxhiu liron nga detyra 18 gjyqtarët serbë

Haxhiu liron nga detyra 18 gjyqtarët serbë
02/09/2026 - 15:03

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, këtë të mërkurë ka liruar nga detyra 18 gjyqtarët serbë. Përmes një njoftimi në Facebook, Haxhiu tha se vendimi erdhi pas...

Më shumëDetails

Ekskluzive: Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj mjekëve Ekrem Sefiu dhe Valdet Rexhep për marrje ryshfeti në Spitalin e Vushtrrisë

Ekskluzive: Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj mjekëve Ekrem Sefiu dhe Valdet Rexhep për marrje ryshfeti në Spitalin e Vushtrrisë
02/09/2026 - 14:58

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj 2 mjekëve për veprën penale "Marrja e ryshfetit" si dhe ndaj 9 personave tjerë aktakuzë për veprën...

Më shumëDetails

Ekskluzive: Dënohet me 5 vite burgim Jeton Mehmeti për mashtrim me cigare ndaj disa qytetarëve, vlera dyshohej të ishte rreth 2 milionë euro

Ekskluzive: Dënohet me 5 vite burgim Jeton Mehmeti për mashtrim me cigare ndaj disa qytetarëve, vlera dyshohej të ishte rreth 2 milionë euro
02/09/2026 - 14:44

Gjykata Themelore në Mitrovicë ka nxjerrë aktgjykim dënues ndaj një personi për kryerjen e veprës penale Mashtrim, duke e dënuar në kohëzgjatje prej 5 vitesh burgim. Gazeta Online...

Më shumëDetails

Reagon Faton Bislimi: Nëse Republika më thërret për shërbim, jam gati

Reagon Faton Bislimi: Nëse Republika më thërret për shërbim, jam gati
02/09/2026 - 14:25

Faton Bislimi, një ndër emrat që është përfolur javët e fundit për postin e presidentit, ka reaguar disa ditë pasi u bë i ditur kandidati konsensual i Vetëvendosjes...

Më shumëDetails

Limaj: Në Kosovë me legjitimitet janë vetëm kryetarët dhe asambletë komunale, postet e tjera pa legjitimitet

Limaj: Duhet të mblidhen dy apo tre grupime të fuqishme opozitare për ta bërë ndryshimin
02/09/2026 - 14:16

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka ngritur pikëpyetje mbi legjitimitetin e institucioneve dhe posteve të tjera publike në Kosovë, duke vlerësuar se aktualisht legjitimitet të plotë politik...

Më shumëDetails

Aleksandër Lumezi jep dorëheqje nga pozita e anëtarit të Komisonit për Vlerësim të Perfomancës

Aleksandër Lumezi jep dorëheqje nga pozita e anëtarit të Komisonit për Vlerësim të Perfomancës
02/09/2026 - 13:57

Në takimin e301-të të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), kryesuesi Arian Gashi ka njoftuar se prokurori në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi ka dhënë dorëqheqje nga...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Komuna e Fushë Kosovës largon nga puna rreth 100 punëtorë

    Komuna e Fushë Kosovës largon nga puna rreth 100 punëtorë

    134 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • A do ta votojë Bekim Sejdiun? Flet Hykmete Bajrami

    125 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Ekskluzive: Bajrami, Hoti, Shala, Haziri e Zemaj nuk morën pjesë në mbledhjen e sotme të LDK-së

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • I ‘mbledhi’ burrat’, kështu e kaloi natën Edi Kuçi (pamje)

    180 Shpërndaje
    Shpërndaje 72 Tweet 45
  • Ekskluzive: Dënohet me 5 vite burgim Jeton Mehmeti për mashtrim me cigare ndaj disa qytetarëve, vlera dyshohej të ishte rreth 2 milionë euro

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë