Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj 2 mjekëve për veprën penale “Marrja e ryshfetit” si dhe ndaj 9 personave tjerë aktakuzë për veprën penale “Dhënia e ryshfetit”.
Gazeta Online Veriu.info mëson nga burimet e saj se bëhet fjalë për mjekët e spitalit të Vushtrrisë, Ekrem Sefiu dhe Valdet Rexhepi.
Veriu.info kishte raportuar ekskluzivisht për arrestimin e këtyre mjekëve në maj të këtij viti.
Sipas Prokurorisë mjeku V.R., në gjashtë raste, ndërkaq mjeku E.S., në tri raste, në cilësinë e personit zyrtar – mjekë në spitalin e Vushtrrisë, në mënyrë të drejtpërdrejtë kërkojnë dhe pranojnë para në shuma të ndryshme në mënyrë që të veprojnë në përputhje me detyrën e tij zyrtare për ofrimin e shërbimeve të trajtimit mjekësor për pacientët.
Ndërkaq, nëntë të pandehurit F.V., B.Q., F.Xh., B.G., B.A., K.H., S.N., V.Y. dhe L.K. akuzohen se, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, për vete apo për persona të tjerë, u kanë premtuar, ofruar ose dhënë mjekëve të akuzuar shuma të ndryshme parash, nga 50 deri në 300 euro, si shpërblim për operimin e familjarëve të tyre.
Komunikata e plotë e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë – Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë, në Gjykatën Themelore në Mitrovicë ndaj të pandehurve V.R., dhe E.S., për shkak të veprës penale “Marrja e ryshfetit“, ndërkaq ndaj të pandehurve F.V., B.Q., F.Xh., B.G., B.A., K.H., S.N., V.Y., L.K., është ngritur aktakuzë për kryerjen e veprës penale “Dhënia e ryshfetit“
Sipas kërkesës së prokurorisë mjeku V.R., në gjashtë raste, ndërkaq mjeku E.S., në tri raste, në cilësinë e personit zyrtar – mjekë në spitalin e Vushtrrisë, në mënyrë të drejtpërdrejtë kërkojnë dhe pranojnë para në shuma të ndryshme në mënyrë që të veprojnë në përputhje me detyrën e tij zyrtare për ofrimin e shërbimeve të trajtimit mjekësor për pacientët.
Ndërkaq, nëntë të pandehurit F.V., B.Q., F.Xh., B.G., B.A., K.H., S.N., V.Y. dhe L.K. akuzohen se, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, për vete apo për persona të tjerë, u kanë premtuar, ofruar ose dhënë mjekëve të akuzuar shuma të ndryshme parash, nga 50 deri në 300 euro, si shpërblim për operimin e familjarëve të tyre.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, me rastin e ngritjes së aktakuzës ka kërkuar nga gjykata që të pandehurit ti shpallë fajtorë për veprat e kryera penale dhe t`i dënojë sipas ligjit.













