Prokuroria Themelore në Mitrovicë njofton opinionin publik se janë arrestuar dy mjekë të dyshuar të spitalit në Vushtrri nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”.
Gazeta Online Veriu.info mëson nga burimet e saj se dy mjekët e arrestuar janë Ekrem Sefiu dhe Valdet Rexhepi.
Sipas dyshimeve fillestare, i dyshuari Ekrem Sefiu në tri raste, ndërsa i dyshuari Valdet Rexhepi në pesë raste, kanë kërkuar dhe pranuar para nga qytetarët për ofrimin e shërbimeve shëndetësore.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, ndërsa brenda afatit ligjor do të paraqitet kërkesa për caktimin e masës së sigurisë për të ndaluarit.

Mjeku Ekrem Sefiu ishte arrestuar edhe më herët për marrje ryshfeti kurse mjeku Valdet Rexhepi ishte dënuar për të njëjtën vepër./Veriu.info/













