Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Sadiku tregon pse u rreshtua pro Presidentit: S’jam përkrahës i Kurtit, as s’jam armik i 6 deputetëve që refuzuan marrëveshjen

02/09/2026 - 15:44
në Lajme
A A
Sadiku tregon pse u rreshtua pro Presidentit: S’jam përkrahës i Kurtit, as s’jam armik i 6 deputetëve që refuzuan marrëveshjen
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputeti i LDK’së, Ermal Sadiku, ka dalë me një “sqarim” për qëndrimin e tij pro kandidatit për President, Bekim Sejdiu, që u dakordua nga partia e tij dhe Lëvizja Vetëvendosje.

Ai thotë se rreshtimi në këtë anë, ndryshe nga gjashtë bashkëpartiakët e tij deputetë, nuk e “bën” atë përkrahës të Albin Kurtit.

Sadiku tha se shumica e LDK’së kishte vendosur që të mos marrin pjesë në qeveri, por të kërkojnë një kandidat konsensual për President, prandaj ai thotë se mbështeti nominimin e Sejdiut.

“Unë i jam bindur këtij vendimi të partisë dhe kemi vazhduar tutje sepse ishin shumicë. Kryetarit Abdixhiku i kemi thënë: shko dhe gjeje një president konsensual pa pjesëmarrje në qeveri”.

Në fund, Sadiku tha se ky qëndrim i mbajtur s’e vë kundër gjashtë deputetëve të tjerë që e refuzuan nominimin e Sejdiut, duke thënë se ata kanë të drejtën të votojnë sipas bindjeve të tyre. Krahas kësaj, Sadiku e vuri në pah historinë e gjatë në LDK të këtyre deputetëve.

Postimi i plotë:

**Sa për sqarim:**

Në mbledhjen e PARAFUNDIT të GP-së së LDK-së, kam qenë ndër të vetmit deputet që kam thënë se duhet të bëjmë çmos për ta ndalur pushtetin e Kurtit, edhe nëse kjo na dërgon në zgjedhje dhe unë e humb pozitën time si deputet.

**“Pozita ime si deputet është shumë më pak e rëndësishme sesa mundësia për ta larguar nga pushteti një person si Kurti, që besoj se po i bën keq këtij vendi.”**

Këto kanë qenë fjalët e mia dhe vazhdoj të besoj në to.

Por kjo ide nuk e ka pasur përkrahjen e shumicës në parti. Shumica ka vendosur që LDK-ja të mos marrë pjesë në qeverisje dhe të kërkojë një president konsensual.

Unë i jam bindur këtij vendimi të partisë dhe kemi vazhduar tutje sepse ishin shumicë.

Kryetarit Abdixhiku i kemi thënë: shko dhe gjeje një president konsensual pa pjesëmarrje në qeveri.

Dje, në mbledhjen e GP-së, pikërisht kjo ishte arsyeja pse kam vendosur të qëndroj në anën e propozimit për president konsensual, të cilin kryetari Abdixhiku e ka negociuar me Kurtin.

Kjo nuk më bën përkrahës të Kurtit. Qëndrimet e mia ndaj tij dhe qeverisjes së tij janë publike dhe të qarta.

Por, po aq e rëndësishme: kjo nuk më bën as armik të gjashtë deputetëve që kanë vendosur ndryshe. Nuk kam asgjë kundër tyre. Ata kanë të drejtë ta mbajnë qëndrimin e tyre dhe të votojnë sipas bindjes së tyre. Ata janë LDK më gjatë se unë dhe kanë histori në LDK me shume se unë.

JU REKOMANDOJMË

Kafeja e stafit të BQK-së “kushton shtrenjtë”, kontrata mbi 32 mijë euro

BQK del me shifra, tregon sa milionë euro erdhen në Kosovë nga mërgata gjatë marsit
02/09/2026 - 16:45

Banka Qendrore e Kosovës (BQK), përveç privilegjeve që ka stafi i saj, ka menduar edhe për kafenë që do të konsumohet gjatë orarit të punës. BQK-ja, në fund...

Më shumëDetails

Abazi: Me këtë kurs Abdixhiku ia mundëson Kurtit realizimin e synimit strategjik, shpërbërjen e LDK’së dhe Kosovës

Haki Abazi reagon ashpër ndaj Kurtit pas video fjalimeve të ministrave kundër prokurorisë
02/09/2026 - 16:20

Ish-zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës gjatë Qeverisë Kurti I, Haki Abazi, ka shkruar lidhur me zhvillimet e fundit politike që po ndodhin sa i përket bashkëpunimit të Abdixhikut...

Më shumëDetails

Vazhdojnë inspektimet për ndalimin e shitjes së cigareve elektronike te të miturit pranë shkollave, shqiptohen 3 gjoba

Vazhdojnë inspektimet për ndalimin e shitjes së cigareve elektronike te të miturit pranë shkollave, shqiptohen 3 gjoba
02/09/2026 - 16:06

Me fillimin e vitit të ri shkollor, Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, ka intensifikuar dhe po vazhdon aksionet e inspektimeve për parandalimin e shitjes së cigareve elektronike...

Më shumëDetails

Haxhiu liron nga detyra 18 gjyqtarët serbë

Haxhiu liron nga detyra 18 gjyqtarët serbë
02/09/2026 - 15:03

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, këtë të mërkurë ka liruar nga detyra 18 gjyqtarët serbë. Përmes një njoftimi në Facebook, Haxhiu tha se vendimi erdhi pas...

Më shumëDetails

Ekskluzive: Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj mjekëve Ekrem Sefiu dhe Valdet Rexhep për marrje ryshfeti në Spitalin e Vushtrrisë

Ekskluzive: Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj mjekëve Ekrem Sefiu dhe Valdet Rexhep për marrje ryshfeti në Spitalin e Vushtrrisë
02/09/2026 - 14:58

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj 2 mjekëve për veprën penale "Marrja e ryshfetit" si dhe ndaj 9 personave tjerë aktakuzë për veprën...

Më shumëDetails

Ekskluzive: Dënohet me 5 vite burgim Jeton Mehmeti për mashtrim me cigare ndaj disa qytetarëve, vlera dyshohej të ishte rreth 2 milionë euro

Ekskluzive: Dënohet me 5 vite burgim Jeton Mehmeti për mashtrim me cigare ndaj disa qytetarëve, vlera dyshohej të ishte rreth 2 milionë euro
02/09/2026 - 14:44

Gjykata Themelore në Mitrovicë ka nxjerrë aktgjykim dënues ndaj një personi për kryerjen e veprës penale Mashtrim, duke e dënuar në kohëzgjatje prej 5 vitesh burgim. Gazeta Online...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Komuna e Fushë Kosovës largon nga puna rreth 100 punëtorë

    Komuna e Fushë Kosovës largon nga puna rreth 100 punëtorë

    147 Shpërndaje
    Shpërndaje 59 Tweet 37
  • A do ta votojë Bekim Sejdiun? Flet Hykmete Bajrami

    125 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Ekskluzive: Dënohet me 5 vite burgim Jeton Mehmeti për mashtrim me cigare ndaj disa qytetarëve, vlera dyshohej të ishte rreth 2 milionë euro

    125 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Ekskluzive: Bajrami, Hoti, Shala, Haziri e Zemaj nuk morën pjesë në mbledhjen e sotme të LDK-së

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • I ‘mbledhi’ burrat’, kështu e kaloi natën Edi Kuçi (pamje)

    180 Shpërndaje
    Shpërndaje 72 Tweet 45

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë