Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Vendimi për Thaçin do të ndikojë fort në skenën politike në Kosovë

02/09/2026 - 20:56
në Kryesore, Lajme, Pa kategori
A A
Spahiu: Luftë në Kosovë mund të ketë nëse dëshiron Amerika dhe Vuçiqi
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kriza për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës vijon të mbetet e hapur, ndërsa partitë politike po përballen me vështirësinë për të siguruar votat e nevojshme në Kuvend.

I ftuar në një intervistë për “Ora News”, profesori i shkencave politike, Nexhmedin Spahiu, deklaroi se ende ekzistojnë mundësi për arritjen e një marrëveshjeje politike, duke theksuar se gjithçka do të varet nga lëvizjet dhe qëndrimet e liderëve të partive.

Sipas Spahiut, gjasat për rikthimin e vendit në zgjedhje të reja tashmë janë më të vogla, ndërsa përpjekjet për sigurimin e numrit të nevojshëm të deputetëve për zgjedhjen e presidentit pritet të vijojnë.

“Gjithmonë ka hapësirë nëse ka vullnet, por problemi është të studiojmë, të bëjmë psikoanalizën e liderëve politikë në mënyrë që të mund të arrijmë në një përfundim se çfarë do të ndodhë në fakt”, u shpreh Spahiu.

Profesori u ndal edhe te kandidatura e Bekim Sejdiut, i propozuar nga Vetëvendosje dhe LDK për postin e presidentit.

Spahiu e cilësoi si të veçantë faktin që dy partitë kanë mbështetur një figurë me të kaluar politike të lidhur me PDK-në. Sipas tij, Sejdiu ka qenë kryetar i forumit rinor të kësaj partie dhe më pas është zgjedhur gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese gjatë periudhës kur Hashim Thaçi ishte në kulmin e pushtetit.

Spahiu vlerësoi se kjo mund të ndikojë edhe te qëndrimi i disa deputetëve të PDK-së, të cilët mund të vendosin të votojnë ndryshe nga pjesa tjetër e grupit parlamentar.

“Është e pritshme që ndoshta ndonjë deputet i PDK-së të plotësojë zbrazëtirën edhe të mbushet kjo hapësira prej këtyre gjashtë deputetëve të munguar për ta votuar”, tha ai.

Spahiu paralajmëroi gjithashtu se vendimi i pritshëm i Gjykatës Speciale pas 16 shtatorit mund të ketë ndikim të madh në zhvillimet politike në Kosovë.

Sipas tij, një vendim në favor ose në disfavor të Hashim Thaçit mund të ndryshojë raportet politike dhe pozicionet e partive.

“Nëse Hashim Thaçi shpallet i pafajshëm, atëherë mund të kemi të kundërtën. Ndoshta gjysma e deputetëve të Vetëvendosjes do të kalojnë në PDK dhe Thaçi do të arrijë që të marrë pushtetin”, deklaroi Spahiu.

Ai shtoi se edhe një vendim dënues ndaj Thaçit mund të sjellë lëvizje brenda PDK-së dhe skenës politike kosovare.

Deklaratat e Spahiut vijnë në një moment kur çështja e zgjedhjes së presidentit mbetet një nga sfidat kryesore politike në Kosovë, ndërsa partitë vijojnë negociatat për sigurimin e mbështetjes së nevojshme në Kuvend.

Nexhmedin Spahiu: Mund të ketë tentativa, por gjasat tanimë janë shumë më të vogla, domethënë që të mos kemi zgjedhje të sërishme. Por besoj që tentativat që të grumbullohet numri i nevojshëm i deputetëve për të zgjedhur presidentin, do të vazhdojnë edhe tutje. Jo, mund të jetë e mundur, por tani varet nga lëvizjet politike, nga domethënë, nga kryeneçësia apo pragmatizmi i liderëve politikë.

Domethënë gjithmonë ka hapësirë nëse ka vullnet, por problemi është që të studiojmë, të bëjmë psikoanalizën e liderëve politikë në mënyrë që të mund të arrijmë në një përfundim se çfarë do të ndodhë në fakt. Tani për tani situata është e paqartë domethënë se çfarë do të ndodhë. Unë shikoj që disa deputetë të Partisë Demokratike do të mund të ndajnë votën e tyre nga shumica, për arsyen e thjeshtë që kandidati.

Kandidati i propozuan nga Vetëvendosje dhe LDK, në fakt është një njeri i PDK-së, Bekim Sejdiu. Atëherë ai ka qenë kryetar i forumit rinor të së kësaj partie, është zgjedhur gjykatës në Gjykatën Kushtetuese në kohën kur Hashim Thaçi ka qenë në kulmin e pushtetit dhe aty tha që nuk ka qenë e mundur në atë kohë që të bëhesh gjykatës në Gjykatën Kushtetuese po mos të ishe një njeri tepër i besuar i Hashim Thaçit. Domethënë, duhet të ishe shumë më i besuar sesa, ta zëmë, të ishe ministër i qeverisë së tij, sepse ministrat e qeverisë së tij ai mund t’i hiqte kur të donte edhe nuk kishte nevojën që të kishte shumë besim në ta.

Në ndërkohë që në njerëz të cilët ai vendoste në institucionet e pavarura, ku ata mund t’ia kthenin shpinën dhe ai mund të mos të mos kishte mundësinë t’i shkarkonte, aty fuste njerëz shumë të besueshëm dhe njëri ndër njerëzit shumë të besueshëm të Hashim Thaçit sigurisht që ishte ky kandidat.

Dhe tani është e para ka qenë shumë e çuditshme që LDK dhe Vetëvendosje të merrnin vesh të propozonin një njeri të PDK-së, edhe pse formalisht nuk është tani anëtar edhe ka vite që nuk është anëtar i partisë, por ne i dimë domethënë prirjet politike të secilit në Kosovë sepse jemi në një të themi kështu kushtimisht, një fshat i vogël ku secili njeh secilin. Edhe e dyta është, prandaj është e pritshme që ndoshta ndonjë deputet i PDK-së të plotësojë zbrazëtirën edhe të mbushet kjo hapësira prej këtyre gjashtë deputetëve të munguar për ta votuar.

Po patjetër. Ne domethënë atëherë, pas 16 shtatorit, ne do të kemi një situatë kryesisht të qartë, sepse vendimi që do të merret nga gjykata speciale do të ketë një impakt të madh në skenën politike të Kosovës. E para nëse do të dënohen, sigurisht që Partia Demokratike do t’i dorëzohet Kurtit edhe do të, një pjesë e madhe e tyre do të përpiqen që të, ndoshta të kalojnë në Partinë e Kurtit. Por nëse, nëse Hashim Thaçi shpallet i pafajshëm, atëherë mund të kemi të kundërtën. Ndoshta gjysma e deputetëve të Vetëvendosjes do të kalojnë në PDK dhe Thaçi do të arrijë që të marrë pushtetin.

JU REKOMANDOJMË

110 tonë ushqim për kafshë me përbërës me efekte kancerogjene AUV i kthen për Serbi kompanisë së Shkumbin e Alberin Haxhijahës

110 tonë ushqim për kafshë me përbërës me efekte kancerogjene AUV i kthen për Serbi kompanisë së Shkumbin e Alberin Haxhijahës
31/10/2026 - 20:07

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar se ka kthyer për në Serbi 110 tonë ushqim për kafshë për shkak të aflatoksinës B1 mbi nivelin e lejuar, importuar...

Më shumëDetails

Policia intervenoi për shishe të thyera në “Priview”, por zbuloi armë me 15 fishekë – kush është 31-vjeçari i ndaluar? (Emri)

Policia intervenoi për shishe të thyera në “Priview”, por zbuloi armë me 15 fishekë – kush është 31-vjeçari i ndaluar? (Emri)
31/10/2026 - 19:59

Policia u thirr për disa persona që po thyenin shishe në lokalin “Priview” në Prishtinë, por ndërhyrja e saj përfundoi me një zbulim tjetër. Një person që tentoi...

Më shumëDetails

“Rama në burg, Berisha në burg”/ Protestuesit rikthehen përpara Kryeministrisë, përplasen me policinë

“Rama në burg, Berisha në burg”/ Protestuesit rikthehen përpara Kryeministrisë, përplasen me policinë
31/10/2026 - 19:17

Pas shpërndarjes për disa minuta, protestuesit janë rikthyer sërish përpara godinës së Kryeministrisë, duke vijuar tubimin me thirrje politike. Gjatë protestës, qytetarët kanë hedhur slogane kundër kryeministrit Edi...

Më shumëDetails

Komisioni Evropian kërkon progres në dialog, kritika për Kosovën dhe Serbinë

Komisioni Evropian kërkon progres në dialog, kritika për Kosovën dhe Serbinë
31/10/2026 - 19:17

Dialogu mbetet kusht kyç që Kosova dhe Serbia të përparojnë drejt Bashkimit Evropian, ndërsa mungesa e progresit do të ketë kosto politike dhe ekonomike. Kjo thuhet, ndër të...

Më shumëDetails

Edhe babai i kryeministrit, Zaim Kurti i pranishëm në takimin e sotëm të VV’së

Edhe babai i kryeministrit, Zaim Kurti i pranishëm në takimin e sotëm të VV’së
31/10/2026 - 19:03

Ditën e sotme, Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjës Vetëvendosje ka mbajtur një takim. Në këtë takim, ka qenë edhe Zaim Kurti, babai i kryeministri të vendit, dhe njëherësh...

Më shumëDetails

Protestuesit rrëzojnë dronin e policisë, vendosin tela gomëshpues për t’i ngadalësuar autobotet e ujit

Protestuesit rrëzojnë dronin e policisë, vendosin tela gomëshpues për t’i ngadalësuar autobotet e ujit
31/10/2026 - 18:41

Edhe sot, protesta në Tiranë është shoqëruar me tensione. Policia dhe protestuesit kanë pasur pak çaste “paqeje”, pasi tubuesit kanë hedhur gurë e molotovë drejt tyre, ndërsa ata...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Komuna e Imri Ahmetit i jep 30 mijë m² tokë komunale pa qira për 99 vjet kompanisë së vajzës së Blerim Devollit (Dokument)

    Komuna e Imri Ahmetit i jep 30 mijë m² tokë komunale pa qira për 99 vjet kompanisë së vajzës së Blerim Devollit (Dokument)

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Vidhen mbi 100 armë nga një depo në Gjakovë

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Dy të arrestuarit në Prishtinë ishin të dënuar me burgim të përjetshëm

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Kishte telashe me ish-bashkëshortin, Akil Gjakova- pjesë e protestës në Pejë edhe Suela Muminoviq

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Dyshohet se po përgatisnin sulm terr’orist, një kosovar në mesin e grupit që po e hetojnë autoritetet gjermane

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë