Kryetari i degës së LDK-së në Mitrovicë, Gëzim Plakolli, ka dalë në përkrahje të 6 deputetëve të kësaj partie që kundërshtuan Lumir Abdixhikun për votimin e Bekim Sejdiut për president.
Plakolli ka thënë se parimet janë mbi interesat personale, duke thumbuar kështu Abdixhikun dhe krahun e tij, transmeton Veriu.info.
Postimi i Gëzim Plakolli:
E përkrah pa asnjë hezitim qëndrimin e 6 deputetëve të LDK-së, kundër kapjes së shtetit dhe nënshtrimit.
Parimet mbi interesat personale.
Gjithmonë në shërbim të LDK-së dhe të Republikës.✌️🇽🇰















