Gazetari Berat Buzhala ka bërë parashikim për të ardhmen politike të Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke folur në emisionin “Rubikon”.
Sipas vlerësimit të tij, kryeministri Albin Kurti në fund do ta “mbyllë” LDK-në.
“E ka gjetë butë, e ka gjetë mirë… Albin Kurti, në fund, ka me e mbyllë LDK-në.”
Ai ka komentuar edhe pozicionin e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, duke thënë se nëse ky i fundit nuk jep dorëheqje dhe shkon në zgjedhje pa disa prej figurave aktuale të partisë, LDK-ja rrezikon të mos e kalojë pragun zgjedhor.
“Nëse Lumir Abdixhiku nuk jep dorëheqje dhe ua mësyen zgjedhjeve pa këta që i ka, sepse nuk i fut më në listë, LDK-ja nuk e kalon pragun.”
Buzhala e ka përmbyllur deklaratën me një pyetje retorike lidhur me mbështetjen mbi të cilën, sipas tij, LDK-ja do të mund ta siguronte kalimin e pragut.
“Me kë e kalon pragun? Me të Vjosës, a?”













