Në një postim në rrjetin social Facebook, ai ka thënë se koha në bllokadë është dëmtim i pariparueshëm.
“Jo vetëm demokracia, por thelbi i funksionimit të institucioneve është në pikëpyetje. Do të merr vite të tëra për ta stabilizuar e normalizuar shtetin.”, ka shkruar ai.
Ramadani ka shtuar se duke mbajtur gjithçka pezull dhe kundërligjshëm, institucionet qendrore janë në rrugë të falimentimit të vendimmarrjes.
“Pushtetarët pa pikë nevoje e kanë bllokuar konstituimin e Kuvendit, rrjedhimisht nuk po e bëjnë Qeverinë legale e legjitime.”, ka thënë ai.














