Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Pas 5 tetorit, Presidenca mund të mbetet pa ushtrues detyre, Jakaj: Kushtetuta nuk parasheh vazhdim të mandatit

03/09/2026 - 09:42
në Lajme
A A
Pas 5 tetorit, Presidenca mund të mbetet pa ushtrues detyre, Jakaj: Kushtetuta nuk parasheh vazhdim të mandatit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp
OSE

Zyra e Presidencës pas 5 tetorit mund të mbetet pa president/e nëse vendi shkon në zgjedhje. Kjo pasi ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, i skadon mandati gjashtëmujor. Për këtë çështje, Naim Jakaj, hulumtues në Institutin e Kosovës për Drejtësi thotë se institucionet duhet të gjejnë një zgjidhje para skadimit të këtij afati, pasi Kushtetuta nuk parasheh vazhdimin e mandatit.

Jakaj në një intervistë për Ekonomia Online tha se Kuvendi duhet të mblidhet sa më shpejtë.

“Ajo çfarë ndodhi në mes të Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së, marrëveshjes për kandidimin e zotit Bekim Sejdiu për president, ishte një marrëveshje e mirë në kuptimin që Kosova të ketë një president, në mënyrë që një marrëveshje për presidentin në mënyrë që të konstituohet me shpejtësi Kuvendi edhe të formohet edhe Qeveria, pavarësisht se po bëhet kjo jashtë afateve kushtetuese. Por, duke i parë që 6 deputetët e LDK-së janë kundër një marrëveshjeje të tillë edhe nuk do të votojnë edhe nuk do të marrin pjesë në votim, siç vetë ata kanë deklaruar, atëherë Kuvendi do të duhej të mblidhej shumë shpejt. Zoti Dehari ta thërrasë seancën, vazhdimin e seancës konstituive, të konstituohet Kuvendi shpejt, të formohet Qeveria pa harxhuar kohë, dhe në ndërkohë të rrjedhë afati për presidentin“, tha Jakaj.

Jakaj ka thënë se, në rast të bllokimit politik, vendi duhet të shkojë sa më shpejt në zgjedhje, në mënyrë që të mos tejkalohet afati i mandatit të ushtruesit të detyrës së presidentit.

“Por, pavarësisht rrjedhës së afatit të presidentit, do të duhej të kishte një marrëveshje politike që të shkohet edhe në zgjedhje të reja sa më shpejt, sepse në rastin kur ka barrikadim të partive politike që nuk preferojnë ose nuk duan ose për arsye të ndryshme që mund të jenë legitime ose mund të mos jenë legitime, atëherë vendi të shkojë në zgjedhje me një marrëveshje politike pa i ardhur përfundimi i afatit prej 60 ditësh. Sepse në rast se i bie afati kryhet afati 60-ditor, ne do të hyjmë në periudhën pas datës 5 tetor kur përfundon afati 6-mujor i ushtrimit të detyrës së presidentit dhe në këtë rast Kushtetuta nuk ka paraparë që ky president, kryetari i ri i Kuvendit, t’i vazhdohet mandati për një periudhë tjetër. Edhe deputetët, edhe partitë politike, krerët e partive politike do të duhej me i thirrë mendjes në mënyrë që me e respektuar kushtetutshmërinë, ligjshmërinë edhe mos me ndodhë që pas datës 5 tetor me përfunduar në një situatë ku ne nuk e kemi shkelur asnjëherë dhe ku kjo situatë, që dihet pak a shumë se çka do të ndodhë, të hyjmë në një fazë të kontestueshmërisë se atij presidenti“, tha ai.

Ai ka paralajmëruar se vazhdimi i ushtrimit të detyrës pas skadimit të mandatit mund të krijojë një zinxhir institucionesh që do të mund të konsideroheshin jokushtetuese.

“Sepse ta zëmë në rastin kur do të qëndronte zonja Haxhiu ose do të qëndronte një kryetar tjetër i Kuvendit, ose vetë zonja Haxhiu do të qëndronte në pozitën e kryetares së Kuvendit e rrjedhimisht edhe ushtruese e detyrës së presidentit pas datës 5 tetor, atëherë ai president, ai ushtrues detyre që është jashtë afatit kushtetues, jashtë mandatit kushtetues, do ta propozonte një kryeministër, do ta mandatonte dekretin e një kryeministri që do ta propononte një qeveri jo-kushtetuese, një kryeministër jo-kushtetues, një Kuvend jo-kushtetues dhe një president tjetër jo-kushtetues. Prandaj ne do të ktheheshim në një pikë zero ku në pikën zero do të duhej vetëm me pasë një dakordim politik se sa kështu juridik. Por do të vërtetohej edhe do të mbetet në historinë e institucioneve, në historinë institutional të Kosovës, që për arsye të tekeve, inateve dhe qëllimeve kryesisht elektorale ne e rrënuam kushtetutshmërinë, kushtetutshmëri për të cilën Kosova ka dhënë edhe popullata, qytetarët e Kosovës kanë dhënë mjaft për këtë gjë“, u shpreh ai.

I pyetur nëse Gjykata Kushtetuese mund të japë një interpretim që do t’ia vazhdonte mandatin Haxhiut ose ushtruesit të detyrës së kryetarit të Kuvendit pas 5 tetorit, Jakaj tha se një kërkesë e tillë mund të bëhet, por aktualisht situata mbetet hipotetike.

“Këtë gjë mund ta kërkojë vetë zonja Haxhiu aktualisht, mund ta kërkojnë edhe deputetët e Kuvendit të Kosovës që ta bëjnë një interpretim në një situatë të tillë. Ne nuk kemi hyrë në situatë të tillë, është një situatë hipotetike, gjë për të cilën Gjykata Kushtetuese nuk besoj që mund ta trajtojë. Gjykata ka ndërruar standardet në disa çështje të caktuara, mundet që ta ndërrojë edhe këtë situatë, që ta interpretojë atë nenin kushtetues ku thuhet që në mungesë të presidentit e ushtron kryetari i Kuvendit për 6 muaj dhe mund të thotë Gjykata Kushtetuese që mund të vazhdojë ushtruesi i detyrës së kryetarit të Kuvendit meqenëse i ka përfunduar afati 6-mujor, por për arsye të rrethanave të caktuara politiko-juridike që t’i vazhdohet mandati atij apo asaj presidente. Por deri në këtë moment nuk e di se si mund ta arsyetojë Gjykata. Ndoshta për arsye të rrethanave, siç ka ndërruar standardet ta zëmë tek çështja e pranueshmërisë së procesverbaleve në vend të vendimeve të Kuvendit, por një gjë të tillë duhet ta shohim më pas“, tha tutje Jakaj.

Sipas Kushtetutës së Kosovës, nëse presidenti nuk zgjidhet në kohë ose posti mbetet vakant, kryetari i Kuvendit emërohet ushtrues detyre për një periudhë jo më të gjashtë se gjashtë muaj, deri sa vendi ta zgjedhë një president të ri.

Presidenti i Kosovës zgjidhet me dy të tretat e votave në dy rundet e para apo me 61 vota në rundin e tretë, por nevojiten 80 deputetë në sallë që seanca të mundë të mbahet.

JU REKOMANDOJMË

Kurti s’tregon nëse do të ketë kandidat të ri për President, thotë se marrëveshja me LDK’në “s’është zhvlerësuar”

Kurti s’tregon nëse do të ketë kandidat të ri për President, thotë se marrëveshja me LDK’në “s’është zhvlerësuar”
03/09/2026 - 10:37

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se marrëveshja politike e arritur me Lidhjen Demokratike të Kosovës ka marrë një “goditje të rëndë”, por se ajo...

Më shumëDetails

Kapet irakiani që hyri ilegalisht në Kosovë përmes Liqenit të Vërmicës

Kapet irakiani që hyri ilegalisht në Kosovë përmes Liqenit të Vërmicës
03/09/2026 - 10:24

Policia e Kosovës e ka arrestuar një person për kalim të paautorizuar të vendkalimeve kufitare. Rasti ka ndodhur pasditen e djeshme, pasi shtetasi i huaj është ndaluar nga...

Më shumëDetails

MINTI publikon çmimoren e re për derivate – shtrenjtohet benzina

S’ka ndryshim të çmimit të naftës, inspektorati i tregut sërish del në terren
03/09/2026 - 10:17

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës për ditën e sotme, 3 shtator. Sipas njoftimit të...

Më shumëDetails

Avokati i Popullit: Kriteret e qeverisë për pagën e 13-të cenojnë barazinë dhe pritshmërinë legjitime

Avokati i Popullit: Kriteret e qeverisë për pagën e 13-të cenojnë barazinë dhe pritshmërinë legjitime
03/09/2026 - 09:56

Avokati i Popullit ka publikuar opinion lidhur me kriteret e vendosura në vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, lidhur me dhënien e pagës së 13-të për të...

Më shumëDetails

Ramadani: Po falimenton vendimmarrja, do të duhen vite të tëra për ta stabilizuar shtetin

Ramadani: Po falimenton vendimmarrja, do të duhen vite të tëra për ta stabilizuar shtetin
03/09/2026 - 09:33

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, e ka kritikuar partinë në pushtet për situatën e krijuar në Kosovë, si pasojë e krizës politike. Në një postim në rrjetin social...

Më shumëDetails

Kadrijaj: Nxënësit pa libra, spitalet pa barna – Albin Kurti po e shkakton këtë bllokadë

Kadrijaj: Nxënësit pa libra, spitalet pa barna – Albin Kurti po e shkakton këtë bllokadë
03/09/2026 - 09:08

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, ka kritikuar gjendjen aktuale institucionale në vend, duke thënë se bllokada politike po reflektohet edhe në sektorë të rëndësishëm si arsimi dhe shëndetësia....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Komuna e Fushë Kosovës largon nga puna rreth 100 punëtorë

    Komuna e Fushë Kosovës largon nga puna rreth 100 punëtorë

    195 Shpërndaje
    Shpërndaje 78 Tweet 49
  • Policia jep detaje për aksidentin me fatalitet ku humbi jetën 29 vjeçari, Laurent Krasniqi

    162 Shpërndaje
    Shpërndaje 65 Tweet 41
  • Ekskluzive: Dënohet me 5 vite burgim Jeton Mehmeti për mashtrim me cigare ndaj disa qytetarëve, vlera dyshohej të ishte rreth 2 milionë euro

    148 Shpërndaje
    Shpërndaje 59 Tweet 37
  • Tragjike: Pas një aksidenti me motor, ndërron jetë TikTokeri Laurent Krasniqi

    134 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Suharekë: Mbi 60 infermierë dyshohet se mbetën pa punë pas përfundimit të angazhimit përmes Caritas

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë