Meraklit e targave me kombinime të veçanta tashmë duhet të paguajnë më shtrenjtë për numrat e dëshiruar.
Tarifat e reja që kanë hyrë në fuqi në muajin prill, me vendimin e marrë nga Ministria e Punëve të Brendshme, e udhëhequr nga ministri në detyrë Xhelal Sveçla duhet të paguajnë mijëra euro, raporton IndeksOnline.
Sipas tarifave të reja, targat me numra të njëjtë dhe me kod të njëjtë të rajonit kushtojnë 3 mijë euro
Kjo do të thotë se për kombinime si “03-333”, “02-222”, “04-444”, “05-555” apo “06-666”, qytetarët që duan t’i kenë këto targa duhet të paguajnë 3,000 euro.

Tarifat janë të kategorizuara sipas kombinimit të numrave: për targat me numra të njëjtë, por me kode të ndryshme të rajonit, tarifa është 2 mijë euro, ndërsa për numrat fiks si 200, 300, 400, 500 e të tjerë, pagesa është 1 mijë euro.
Në rastin e targave me numra të ndryshëm, tarifa është 500 euro.
Pra, për një targë si 03-333, që për shumë shoferë konsiderohet kombinim “VIP”, çmimi tashmë shkon në 3 mijë euro.














