Ferrari nuk e harron Michael Schumacher. Skuderia italiane ka vendosur të nderojë ish pilotin gjerman, duke prezantuar një dizajn të veçantë dhe unik për garën e Çmimit të Madh të Italisë, që do të zhvillojë këtë të dielë në shtëpinë e saj, në cirkuitin e Monzas.
Kjo zgjedhje nuk është rastesëi. Ajo vjen 30 vjet pasi Schumacher u gjerman iu bashkua Ferrarit dhe 20 vjet nga fitorja e tij e fundit me “kokëkuqen” të arritur në Çmimin e Madh të Kinës në vitin 2006.
Përveçse fitoi pesë nga titujt e tij botërorë me skuadrën nga Maranello, Schumacher regjistroi edhe pesë fitore në Monza me Ferrarin në vitet 1996, 1998, 2000, 2003 dhe 2006.
Në prag të fundjavës së garës, Ferrari prezantoi edhe kostume të personalizuara që do të vishen nga pilotët aktualë, Charles Leclerc dhe Leëis Hamilton; ato përfshijnë logon me inicialet e gjermanit dhe shtatë yjet që ai mbante në helmetën e tij për të simbolizuar shtatë titujt e fituar.
Skuderia e Maranello shpjegoi se dizajni i makinës të frymëzuar nga Schumacher thekson detajet e dizajnit e tyre të zakonshëm të makinës që garon në Botërorin 2026 të Formula 1.
Ferrari shpjegoi se homazhet e shumta të kësaj jave janë frymëzuar nga “ndikimi i Schumacherit në botën e garave” dhe “mentaliteti i tij si një kampion i vërtetë.
Shtatë herë kampioni i botës u aksidentua gjatë një zbritje me ski, teksa ndodhej me pushime me familjen në alpet Franceze në dhjetor të vitit 2013. Megjithëse kanë kaluar gati 13 vjet që atëherë, informacionet mbi gjëndjen shëndetësore të Michael Schumacher janë të pakta dhe në të shumtën e rasteve kontradiktore.













