Luka Modriq mund të rikthehet një ditë te Real Madridi, por këtë herë në një rol tjetër.
Legjenda kroate ka lënë të hapur mundësinë për t’u rikthyer në klubin ku kaloi 13 vite të jashtëzakonshme.
Sipas raportimeve nga Spanja, drejtuesit e Real Madridit e shohin me shumë interes mundësinë që Modriq të bëhet pjesë e strukturave të klubit pas përfundimit të karrierës së tij si futbollist.
Për momentin, 40-vjeçari është i fokusuar te aventura e re me Milanin, por lidhja e tij me Real Madridin mbetet e fortë dhe një rikthim në të ardhmen nuk përjashtohet.













