Jose Mourinho u pyet ndër të tjera edhe për Julián Álvarezin në konferencën e sotme për shtyp para lojës me Real Betisin, më saktësisht për transferimin e dështuar të argjentinasit nga Atlético Madridi te Barcelona gjatë afatit kalimtar të verës.
Trajneri i Real Madridit nuk dëshironte të përfshihej në spekulime dhe theksoi se Diego Simeone ka autoritet të plotë për çështjet që lidhen me skuadrën e “Los Colchoneros”, shkruan “Gazeta Express”.
Megjithatë, me mbylljen zyrtare të afatit kalimtar, Mourinho e dha një mesazh të qartë për situatën e Álvarezit.
“Mendoj se, duke nisur nga dita e djeshme dhe të paktën deri më 31 dhjetor, ai do të jetë një lojtar i rëndësishëm për klubin e tij”, u shpreh Mourinho.
Tashmë që afati kalimtar i verës ka përfunduar, Mourinho pret që të gjithë lojtarët që ishin të përfshirë në spekulime për largim të përqendrohen plotësisht te detyrimet e tyre sportive, të paktën deri në janar.
Për trajnerin e Real Madridit, profesionalizmi dhe përkushtimi ndaj klubit aktual duhet të jenë prioritet.














