Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Paris Guri i del në mbrojtje Abdixhikut: Nëse qenka pjesë e mafisë energjetike, pse ia hapi rrugën Janinës?

03/09/2026 - 16:24
në Kryesore, Lajme
A A
“Gjej punë tjetër”, Guri i LDK-së: Kështu i thanë Përparimit edhe para 4 vjetëve, por punën e ndërroi Vitia
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Paris Guri, ka reaguar ndaj akuzave të një deputeteje të kësaj partie në drejtim të kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, duke e akuzuar atë për “mafi energjetike”.

Guri ka ngritur pyetje lidhur me nominimin dhe përkrahjen që Abdixhiku ia kishte dhënë deputetes në fjalë, duke thënë se nëse do të ndiqej logjika e akuzës së saj, atëherë ajo duhet të shpjegojë se kush ia hapi rrugën për t’u bërë deputete dhe cila ishte kauza për të cilën u nominua.

“Po pra pikërisht se e kishte kauzën e mafisë energjetike”, ka shkruar Guri.

Ai ka vënë në pikëpyetje logjikën e akuzave ndaj Abdixhikut, duke rikujtuar se e njëjta deputete, para disa muajsh, kishte deklaruar se “i besoj liderit tim”.

“Cila është logjika që një person i cili qenka pjesë e mafisë, të bëjë çmos që ti të zgjidheshe deputete”, ka shkruar ai.

Më tej, Guri ka treguar edhe një episod personal, që sipas tij lidhet me mënyrën se si Abdixhiku kishte vendosur për listën zgjedhore të LDK-së.

Ai ka thënë se para zgjedhjeve të dhjetorit, si deputet i legjislaturës së nëntë, i kishte kërkuar Abdixhikut që ta radhiste në njëzetshen e parë të listës së LDK-së.

“Përgjigjja e tij ishte: ‘Paris, nuk mundem, sepse Janina po kërkon të jetë në top 20.’ Dhe nuk mundem tre nga i njëjti qytet të jenë në 20-she”, ka rrëfyer Guri.

Sipas tij, ai ishte deputet i zgjedhur dhe njëri ndër deputetët më të sulmuar e të linçuar nga pushteti, ndërsa Janina vinte nga dega e Ferizajt me 123 vota.

“Megjithatë, kryetari vendosi t’i jepte asaj hapësirë dhe besim politik. E vendosi në listë, e radhiti lart dhe i dha mundësinë që sot të jetë aty ku është”, ka shkruar Guri.

Deputeti i LDK-së ka thënë se për këtë arsye, kur dëgjon akuza për “mafi energjetike”, i lind një pyetje.

“Nëse Lumir Abdixhiku qenka pjesë e ‘mafias energjetike’, atëherë pse pikërisht ai zgjodhi, promovoi dhe i hapi rrugën politike një prej njerëzve që sot e akuzon për të. Madje këtë e ka thënë edhe deputetja para 3 muajve”, ka deklaruar Guri.

Në fund, ai ka theksuar se mospajtimi politik është normal dhe se kritika është e drejtë, por ka shtuar se mirënjohja nuk duhet të zgjasë vetëm deri në momentin kur ambicia personale bëhet më e madhe se kujtesa.

“Sepse njerëzit mund të harrojnë shumëçka. Por faktet kanë një ves të keq: mbesin”, ka përfunduar Guri.

JU REKOMANDOJMË

Shqipëria ndalon importin e mishit nga Brazili

Shqipëria ndalon importin e mishit nga Brazili
03/09/2026 - 18:26

Shqipëria ka ndaluar zyrtarisht, nga 3 shtatori, importin e mishit nga Brazili. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit kishte njoftuar më herët se vendimi është marrë pas heqjes së Brazilit...

Më shumëDetails

VV-ja i del në krah kryetarit të LDK-së pasi Abdixhiku e la fajtore partinë e vet për ngërrçin politik

VV-ja i del në krah kryetarit të LDK-së pasi Abdixhiku e la fajtore partinë e vet për ngërrçin politik
03/09/2026 - 18:21

Kriza rreth zgjedhjes së presidentit ka prodhuar edhe një zhvillim të pazakontë politik. Përkrahjen e figurave të Vetëvendosjes për Lumir Abdixhikun. Kryetari i LDK-së, dikur ndër shënjestrat kryesore...

Më shumëDetails

Kryeziu: Kosova po shkon drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme

Kurti: Çfarëdo emri pa marrëveshje për president, do të na shpinte te zgjedhjet e reja
03/09/2026 - 18:05

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka vlerësuar se marrëveshja politike për zgjedhjen e presidentit të Kosovës nuk mund të prodhojë rezultat nëse palët nuk tregojnë më shumë...

Më shumëDetails

Pse s’mund të fajësohen 6 deputetët e LDK’së që nuk mbështetën ujdinë Kurti-Abdixhiku – flasin analistët

Pse s’mund të fajësohen 6 deputetët e LDK’së që nuk mbështetën ujdinë Kurti-Abdixhiku – flasin analistët
03/09/2026 - 17:57

Debati për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës është zhvendosur te gjashtë deputetë të LDK-së që nuk pranojnë ta mbështesin kandidatin për të cilin partia e tyre...

Më shumëDetails

‘‘Të gjithë kanë faj, me dashtë për 1 orë e kryejnë’’ – Deputeti Berisha flet pas takimeve të shumta mes krerëve politikë

Berisha: Nuk kam vija të kuqe për askënd, nuk më ka kontakuar Glauku
03/09/2026 - 17:40

Deputeti egjiptian, Veton Berisha, ka folur për bllokadën institucionale, duke fajësuar partitë politike për mungesë të vullnetit. Berisha i ftuar në Gjesi në T7, ka thënë se, nëse...

Më shumëDetails

Rexhepi flet për darkën me Kurtin, ka një kërkesë për AAK-në

Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet
03/09/2026 - 17:33

Gjatë mbrëmjes së djeshme Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një takim me deputetët e minoriteteve. Në këtë darkë prezente ishte edhe deputetja boshnjake, Emilja Rexhepi. Ajo...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Policia jep detaje për aksidentin me fatalitet ku humbi jetën 29 vjeçari, Laurent Krasniqi

    Policia jep detaje për aksidentin me fatalitet ku humbi jetën 29 vjeçari, Laurent Krasniqi

    170 Shpërndaje
    Shpërndaje 68 Tweet 43
  • Tragjike: Pas një aksidenti me motor, ndërron jetë TikTokeri Laurent Krasniqi

    136 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Komuna e Fushë Kosovës largon nga puna rreth 100 punëtorë

    197 Shpërndaje
    Shpërndaje 79 Tweet 49
  • Suharekë: Mbi 60 infermierë dyshohet se mbetën pa punë pas përfundimit të angazhimit përmes Caritas

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Deputeti i LDK-së publikon pagën që i është deponuar në llogari: Për besë keq

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë