Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se, tek Shtabi i Përgjithshëm në Likofc kanë ndezur ‘Zjarrin e Lirisë’’
Lushtaku ka shtuar se kjo është bërë në nderim të sakrificës së dëshmorëve dhe luftës së UÇK’së.
‘’Tek Shtabi i Përgjithshëm në Likofc e ndezëm Zjarrin e Lirisë, në nderim të sakrificës së dëshmorëve dhe luftës së UÇK-së, me një mesazh të fuqishëm për drejtësi për çlirimtarët tanë në Hagë.
Flaka e lirisë le të jetë edhe flakë e shpresës për drejtësi!’’, ka shkruar Lushtaku.













