Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Protesta në Tiranë, çfarë ndodhi në 8 orë

01/11/2026 - 08:00
në Kryesore, Lajme
A A
Protesta në Tiranë, çfarë ndodhi në 8 orë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Protesta e 19-të ka nisur e ndarë në dy fronte, studentët përpara Ministrisë së Arsimit, ndërsa protesta e thirrur nga PD para kryeminsitrisë.

Studentët janë mbledhur para Ministrisë së Arsimit, ndërsa protestuesit demokratë, me deputetët e opozitës në krye, kanë marshuar drejt Kryeministrisë, ku kanë qëndruar rreth 30 minuta.
Në krye të marshimit të PD-së kanë qenë deputetët demokratë Flamur Noka, Agron Gjekmarkaj, Gazment Bardhi, Bledion Nallbati dhe të tjerë, të ndjekur nga mbështetësit e Partisë Demokratike.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, të premten ftoi anëtarët, mbështetësit e partisë dhe qytetarët nga mbarë vendi që t’i bashkoheshin protestës kombëtare të së shtunës, në orën 12:00, në mbështetje të protestës studentore. Vetë Berisha nuk ka marrë pjesë në marshim.

Pasi qëndruan rreth 30 minuta përpara Kryeministrisë, protestuesit demokratë, me deputetët e opozitës në krye, u nisën drejt Ministrisë së Arsimit, ku ndodheshin studentët.
Sapo protestuesit e udhëhequr nga deputetët e opozitës mbërritën në hyrje të Rrugës së Durrësit, u pritën me thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg”. Ka pasur edhe një përplasje verbale me një protestues, i cili ka kërkuar që deputetët e opozitës të largoheshin.

Ndërkohë, nga grupimi i protestuesve demokratë janë dëgjuar thirrjet “Poshtë komunizmi”. Pas tensioneve të para mes dy grupimeve, studentët dhe protestuesit e PD-së kanë vijuar të qëndrojnë në zonën e Rrugës së Durrësit.

Situata më pas është tensionuar para Ministrisë së Arsimit. Prej rreth një ore, Policia e Shtetit u ka bërë thirrje protestuesve që të ndalojnë hedhjen e gurëve dhe sendeve të forta drejt efektivëve.
Sipas thirrjeve të policisë, grupi që po hedh sende të forta është i maskuar dhe personat janë identifikuar. Ata janë paralajmëruar se do të përballen me ligjin, ndërsa protestuesve të tjerë u është kërkuar të distancohen prej tyre.

Pavarësisht paralajmërimeve, një pjesë e protestuesve kanë vijuar të heqin pllaka guri nga trotuaret dhe t’i hedhin drejt forcave të policisë. Në komunikimin e fundit, policia deklaroi se ky ishte paralajmërimi i fundit dhe bëri sërish thirrje që të mos qëllohet ndaj efektivëve.

Para Ministrisë së Arsimit është krijuar edhe një re tymi. Fillimisht u raportua për tym nga flakadanët, ndërsa më pas u sqarua se bëhej fjalë për tymin e zjarrit të fikur në kazanët e mbeturinave, i cili ka mbështjellë zonën pranë ministrisë. Protestuesit vijojnë ndërkohë me thirrjet “Ju erdhi fundi”.

Policia ka kujtuar gjithashtu hyrjen në fuqi të aktit normativ të qeverisë për protestat, që sipas njoftimit të saj ndalon mbajtjen e maskave dhe goditjen ndaj forcave të policisë.
Deri më tani, policia është treguar e rezervuar dhe nuk ka pasur ndërhyrje fizike nga efektivët. Në një moment është përdorur autoboti dhe hedhja e ujit si masë parandaluese.

Rreth orës 15;20 protestuesit filluan të hidhnin “breshëri” molotovësh drejt forcave të policisë, e cial është përgjigjur me ujë .

Pas disa orësh tensione dhe përplasjesh me policinë, protestuesit janë larguar nga ambientet pranë Ministrisë së Arsimit dhe kanë nisur marshimin në drejtim të Kryeministrisë, ku kanë qëndruar të qetë për pak kohë.

Situata para Kryeministrisë ka nisur të tensionohet rreth orws 17;00, pasi disa protestues kanë hedhur bomba molotovë në drejtim të efektivëve të policisë.

Pas incidenteve, policia ka nisur ndërhyrjen me autobotët me ujë, ndërsa përmes megafonëve u ka bërë thirrje protestuesve të ndalojnë veprimet e dhunshme dhe të largohen nga perimetri i godinës.

Situata para Kryeministrisë ka nisur të tensionohet rreth orws 16;30, pasi disa protestues kanë hedhur bomba molotovë në drejtim të efektivëve të policisë.

Pas incidenteve, policia ka nisur ndërhyrjen me autobotët me ujë, ndërsa përmes megafonëve u ka bërë thirrje protestuesve të ndalojnë veprimet e dhunshme dhe të largohen nga perimetri i godinës.

Të shtunën ka reaguar edhe kryministri Edi Rama, i cili ka postuar foto nga protesta poshtë zyrës së tij, duke mos i kursyer ironitë: “Ai momenti kur përsërit të njëjtën gjë dhe pret një rezultat të ndryshëm”

Pas tensioneve dhe përplasjeve të regjistruara gjatë protestës para Kryeministrisë, policia ka nisur shoqërimin e disa prej protestuesve.

Protesta është zhvendosur nga Kryeministria në rrugët e Tiranës.

Policia ka nisur ndjekjen e protestuesve, ndërsa këta të fundit kanë hedhur bomba molotovë drejt autobotit të ujit në zonën e “Myslym Shyrit”. Ndërkohë, protestues të tjerë kanë nisur të fshihen nëpër rrugica për t’i shpëtuar shoqërimeve të policisë.

Pas shpërndarjes për disa minuta, protestuesit janë rikthyer sërish përpara godinës së Kryeministrisë, duke vijuar tubimin me thirrje politike. Ndërsa policia është përgjigjur me spraj me ujë e piper.

Top Channel bëri me dije se tre persona janë arrestuar, ndërsa gjatë ndërhyrjes u janë sekuestruar edhe bomba molotov./Top Channel

JU REKOMANDOJMË

Biznesmeni turk, Bilal Kara: Nuk jam arrestuar në Maqedoni të veriut, jam i lirë dhe po vazhdoj normalisht punën time

Biznesmeni turk, Bilal Kara: Nuk jam arrestuar në Maqedoni të veriut, jam i lirë dhe po vazhdoj normalisht punën time
01/11/2026 - 00:22

Dje është raportuar se biznesmeni turk Bilal Kara - themelues i spitalit Sante Plus, është arrestuar në Maqedoninë e veriut. Mirëpo, ai në një deklarim të sontëm për...

Më shumëDetails

Nismë individuale: I riu nga Fushë Kosova pret mbështetjen e qytetarëve në protestën e nesërme kundër Albin Kurtit

Nismë individuale: I riu nga Fushë Kosova pret mbështetjen e qytetarëve në protestën e nesërme kundër Albin Kurtit
31/10/2026 - 22:43

Nesër, më 1 nëntor, nga ora 12:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë është paralajmëruar mbajtja e një proteste me kërkesë dorëheqjen e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Kjo...

Më shumëDetails

Berisha thirrje qytetarëve dhe partive politike t’i bashkohen protestës studentore

Berisha thirrje qytetarëve dhe partive politike t’i bashkohen protestës studentore
31/10/2026 - 22:33

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ftuar të gjithë qytetarët dhe partitë politike që të bashkohen në protestën studentore, duke përsëritur dhe një herë thirrjen dhe qëllimin...

Më shumëDetails

FSK-ja zhvillon ushtrime ushtarake në Koliq dhe Keqekollë, deri më 2 nëntor

FSK-ja zhvillon ushtrime ushtarake në Koliq dhe Keqekollë, deri më 2 nëntor
31/10/2026 - 22:15

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) do të zhvillojë aktivitete dhe ushtrime ushtarake në zonën e fshatrave Koliq dhe Keqekollë, nga 30 tetori deri më 2 nëntor 2026....

Më shumëDetails

Policia realizon kontrolle në Zubin Potok, në një hambar në Kleçke sekuestron disa armë dhe fishekë, s’ka të arrestuar

Policia realizon kontrolle në Zubin Potok, në një hambar në Kleçke sekuestron disa armë dhe fishekë, s’ka të arrestuar
31/10/2026 - 22:04

Policia e Kosovës, ka njoftuar se, sot kanë kontroll në një hambar në fshatin Kleçke, në komunën e Zubin Potokut, ku kanë gjetur dhe sekuestruar armë ilegale. Në...

Më shumëDetails

Bajrami: Kemi rrëshqitur në parti-shtet, Buxheti i shtetit ‘kaloi’ filtrin në VV pastaj në Qeveri, për Kurtin partia s’pyet për ligj

Bajrami: Kemi rrëshqitur në parti-shtet, Buxheti i shtetit ‘kaloi’ filtrin në VV pastaj në Qeveri, për Kurtin partia s’pyet për ligj
31/10/2026 - 21:54

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se, sipas Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë, Qeveria është e obliguar që Projektligjin për Buxhetin...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Komuna e Imri Ahmetit i jep 30 mijë m² tokë komunale pa qira për 99 vjet kompanisë së vajzës së Blerim Devollit (Dokument)

    Komuna e Imri Ahmetit i jep 30 mijë m² tokë komunale pa qira për 99 vjet kompanisë së vajzës së Blerim Devollit (Dokument)

    125 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Vidhen mbi 100 armë nga një depo në Gjakovë

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Dyshohet se po përgatisnin sulm terr’orist, një kosovar në mesin e grupit që po e hetojnë autoritetet gjermane

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Policia intervenoi për shishe të thyera në “Priview”, por zbuloi armë me 15 fishekë – kush është 31-vjeçari i ndaluar? (Emri)

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Këta janë 21 banorët e edicionit të pestë të Big Brother VIP Kosova

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë