Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Aleanca me aktivitet para kuvendit, Ramadani: Deputetët e VV-së janë të bllokuar nga “grushti i hekurt”

07/09/2026 - 10:39
në Lajme
A A
Aleanca me aktivitet para kuvendit, Ramadani: Deputetët e VV-së janë të bllokuar nga “grushti i hekurt”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Aleanca ka zhvilluar sot një aktivitet simbolik tek hyrja e Kuvendit të Kosovës, ku ka vendosur fotografitë e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje. Në fotografitë e vendosura para Kuvendit shkruan “Lutemi për lirinë e tyre”, ndërsa mbi to është vendosur mbishkrimi “FREE”.

Poshtë fotografive është vendosur mbishkrimi “Kurti – Dejona”, përmes të cilit Aleanca ka përcjell një mesazh politik ndaj drejtimit të Lëvizjes Vetëvendosje dhe mënyrës së funksionimit të saj.

Në kuadër të aktivitetit ka folur edhe zyrtari i Aleancës, Burim Ramadani, i cili tha se qëllimi është ngritja e vetëdijes për atë që e konsideron si ndikim të një “regjimi partiak” në institucionet e shtetit.

“Qëllimi është ta ngrisim vetëdijesimin se kemi një aktivitet, një regjim në parti dhe një regjim në shtet. A keni dëgjuar ndonjë deputet të VV-së që flet mendimin e tyre? Përgjigjja është jo, sepse VV-ja udhëhiqet me grusht të hekurt dhe është jodemokratike. Dhe i njejti model po mundohet të vendoset dhe në institucionet dhe shtetin e Kosovës ”, tha Ramadani.

Sipas tij, i njëjti model po tentohet të vendoset edhe në institucionet e Kosovës.

“Ne sot po e bëjmë këtë aktivitet për të vënë në pah se deputetët e VV-së janë të bllokuar brenda këtij grushti të hekurt. Ata mund të flasin vetëm atë që ua shkruan dikush në nëna-parti”, deklaroi ai.

Ramadani pretendoi gjithashtu se disa deputetë të VV-së, sipas tij, kanë shprehur pakënaqësi, lidhur me këtë situatë, por nuk kanë lirinë të flasin publikisht për qëndrimet e tyre.

“Jo rrallë dhe në adresa të caktuara, deputetët e VV-së kanë filluar të ankohen për bllokimin dhe grushtin e hekurt. Nuk pajtohen me atë, por nuk e kanë lirinë që të shprehen dhe të flasin për mendimet personale lidhur me situatën dhe bllokimin e shtetit”, tha Ramadani.

Në fund, ai theksoi se, sipas tij, secili deputet duhet të ketë mundësi ta shprehë lirshëm mendimin e tij.

“Secili deputet duhet ta shprehë mendimin e lirë. Në rastin konkret, po e shohim që është një regjim partiak që synon të kthehet në regjim në shtet”, përfundoi Ramadani.

JU REKOMANDOJMË

“Sa hipokrizi”, Deliu – Haxhiut: E përkujton Kushtetutën e Kaçanikut dhe njëkohësisht e mban shtetin në krizë

“Sa hipokrizi”, Deliu – Haxhiut: E përkujton Kushtetutën e Kaçanikut dhe njëkohësisht e mban shtetin në krizë
07/09/2026 - 11:34

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, i ka reaguar U.D Presidentes, Albulena Haxhiu, pasi kjo e fundit përkujtoi 36 vjetorin e Kushtetutës së Kaçanikut. Deliu tha se kjo është...

Më shumëDetails

Suspendohet pjesëtari i NJRSh-së që dyshohet se ushtroi dhunë ndaj njërit prej të shoqëruarve në stacion policor që ishte përfshirë në konflikt fizik me kapintenin Ahmeti

Suspendohet pjesëtari i NJRSh-së që dyshohet se ushtroi dhunë ndaj njërit prej të shoqëruarve në stacion policor që ishte përfshirë në konflikt fizik me kapintenin Ahmeti
07/09/2026 - 11:31

Inspektorati Policor i Kosovës ka nisur hetim lidhur me një incident të raportuar të hënën pasdite në parkingun e qendrës tregtare Prishtina Mall, ku janë përfshirë zyrtari policor...

Më shumëDetails

Ymeri: Tregtimi me rrymë “1 me 1”, me tenderë jo publikë, duhet të ndalohet një herë e mirë

Kurti: Çfarëdo emri pa marrëveshje për president, do të na shpinte te zgjedhjet e reja
07/09/2026 - 11:26

Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri, ka thënë se 95% e rrymës tepricë nga KEK-u u shit nëpërmjet Bursës ALPEX gjatë korrikut dhe gushtit Ajo ka thënë se kjo...

Më shumëDetails

Incidenti fizik në Prishtinë: Kapiteni Besart Ahmeti po hetohet nga prokuroria për kanosje

Incidenti fizik në Prishtinë: Kapiteni Besart Ahmeti po hetohet nga prokuroria për kanosje
07/09/2026 - 11:10

Një incident fizik ka ndodhur dje në qendrën tregtare Prishtina Mall, ku janë përfshdirë dy persona (njëri i mitur) dhe kapiteni i Njësive Speciale të Policisë së Kosovës,...

Më shumëDetails

Përfundon seanca fillestare ndaj Fatmir Shehollit, e radhës caktohet pas formimit të trupit gjykues

“E ndjej veten plotësisht të pafajshëm”, deklarata e parë e Shehollit në seancë
07/09/2026 - 11:05

Ka përfunduar seanca e shqyrtimit fillestar ndaj Fatmir Shehollit në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Gjatë kësaj seance janë zhvilluar procedurat fillestare në kuadër të procesit gjyqësor ndaj Shehollit,...

Më shumëDetails

Kica-Xhelili për Bekim Sejdiun: Kisha dyshime pse Kurti e pranoi, e dinte saktësisht se ky emër mund të shkaktonte atë qe e shkaktoi në LDK

Kica-Xhelili: Kurti, përmes Deharit, ka shkelur Kushtetutën vazhdimisht që nga 1 maji
07/09/2026 - 10:31

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kisa-Xhelili ka dalë me një pozicion të vet rreth çështjes së emrin të presidentit që u tha të jetë kandidat dy-partiak. Ajo tha se...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Zgjerohet rasti i sulmit ndaj kapitenit Besart Ahmeti – pjesëtari i NJRSh-së dyshohet se ushtroi dhunë ndaj njërit prej të shoqëruarve

    Zgjerohet rasti i sulmit ndaj kapitenit Besart Ahmeti – pjesëtari i NJRSh-së dyshohet se ushtroi dhunë ndaj njërit prej të shoqëruarve

    138 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 35
  • Hoti në mbështetje të dy deputetëve të LDK-së, poston fotot e tyre me mbishkrim!

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • Dy të dyshuarit për sulmin ndaj kapitenit Besart Ahmeti janë djemtë e një zyrtari policor

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Zgjerohet rasti i sulmit ndaj kapitenit Besart Ahmeti – Ky është pjesëtari i NJRSh-së që dyshohet për keqtrajtim të njërit prej të shoqëruarve

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Vajza e Bedri Hamzës i jep fund beqarisë, martohet me biznesmenin Florent Lushtaku

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë