Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Aleanca me aktivitet para kuvendit, Ramadani: Deputetët e VV-së janë të bllokuar nga “grushti i hekurt”

07/09/2026 - 10:39
në Lajme
A A
Aleanca me aktivitet para kuvendit, Ramadani: Deputetët e VV-së janë të bllokuar nga “grushti i hekurt”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Aleanca ka zhvilluar sot një aktivitet simbolik tek hyrja e Kuvendit të Kosovës, ku ka vendosur fotografitë e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje. Në fotografitë e vendosura para Kuvendit shkruan “Lutemi për lirinë e tyre”, ndërsa mbi to është vendosur mbishkrimi “FREE”.

Poshtë fotografive është vendosur mbishkrimi “Kurti – Dejona”, përmes të cilit Aleanca ka përcjell një mesazh politik ndaj drejtimit të Lëvizjes Vetëvendosje dhe mënyrës së funksionimit të saj.

Në kuadër të aktivitetit ka folur edhe zyrtari i Aleancës, Burim Ramadani, i cili tha se qëllimi është ngritja e vetëdijes për atë që e konsideron si ndikim të një “regjimi partiak” në institucionet e shtetit.

“Qëllimi është ta ngrisim vetëdijesimin se kemi një aktivitet, një regjim në parti dhe një regjim në shtet. A keni dëgjuar ndonjë deputet të VV-së që flet mendimin e tyre? Përgjigjja është jo, sepse VV-ja udhëhiqet me grusht të hekurt dhe është jodemokratike. Dhe i njejti model po mundohet të vendoset dhe në institucionet dhe shtetin e Kosovës ”, tha Ramadani.

Sipas tij, i njëjti model po tentohet të vendoset edhe në institucionet e Kosovës.

“Ne sot po e bëjmë këtë aktivitet për të vënë në pah se deputetët e VV-së janë të bllokuar brenda këtij grushti të hekurt. Ata mund të flasin vetëm atë që ua shkruan dikush në nëna-parti”, deklaroi ai.

Ramadani pretendoi gjithashtu se disa deputetë të VV-së, sipas tij, kanë shprehur pakënaqësi, lidhur me këtë situatë, por nuk kanë lirinë të flasin publikisht për qëndrimet e tyre.

“Jo rrallë dhe në adresa të caktuara, deputetët e VV-së kanë filluar të ankohen për bllokimin dhe grushtin e hekurt. Nuk pajtohen me atë, por nuk e kanë lirinë që të shprehen dhe të flasin për mendimet personale lidhur me situatën dhe bllokimin e shtetit”, tha Ramadani.

Në fund, ai theksoi se, sipas tij, secili deputet duhet të ketë mundësi ta shprehë lirshëm mendimin e tij.

“Secili deputet duhet ta shprehë mendimin e lirë. Në rastin konkret, po e shohim që është një regjim partiak që synon të kthehet në regjim në shtet”, përfundoi Ramadani.

JU REKOMANDOJMË

Kica-Xhelili për Bekim Sejdiun: Kisha dyshime pse Kurti e pranoi, e dinte saktësisht se ky emër mund të shkaktonte atë qe e shkaktoi në LDK

Kica-Xhelili: Kurti, përmes Deharit, ka shkelur Kushtetutën vazhdimisht që nga 1 maji
07/09/2026 - 10:31

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kisa-Xhelili ka dalë me një pozicion të vet rreth çështjes së emrin të presidentit që u tha të jetë kandidat dy-partiak. Ajo tha se...

Më shumëDetails

“E ndjej veten plotësisht të pafajshëm”, deklarata e parë e Shehollit në seancë

“E ndjej veten plotësisht të pafajshëm”, deklarata e parë e Shehollit në seancë
07/09/2026 - 10:24

Fatmir Sheholli është deklaruar i pafajshëm në seancën gjyqësore që po mbahet në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ku ai akuzohet për veprat penale: “Spiunazh” dhe “Shantazh”. Gjatë deklarimit...

Më shumëDetails

Nenad Rashiq dëshmon i pari në gjykimin ndaj Fatmir Shehollit

Nenad Rashiq dëshmon i pari në gjykimin ndaj Fatmir Shehollit
07/09/2026 - 09:46

Ministri në detyrë për Komunitet dhe Kthim, Nenad Rashiq, është duke marr pjesë në seancën gjyqësore ndaj Fatmir Shehollit, i cili akuzohet për veprat penale “Spiunazh” dhe “Shantazh”...

Më shumëDetails

Maqedonci i gëzohet suksesit të Rona Malës në SHBA: Vajza nga Drenasi që po bën krenarë Kosovën në Ushtrinë Amerikane

Maqedonci i gëzohet suksesit të Rona Malës në SHBA: Vajza nga Drenasi që po bën krenarë Kosovën në Ushtrinë Amerikane
07/09/2026 - 09:33

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka ndarë një histori suksesi të një vajze nga diaspora shqiptare, e cila i është bashkuar Gardës Kombëtare të Luizianës në...

Më shumëDetails

Ky është i dyshuari për sulmin ndaj kapitenit Besart Ahmeti në prani të bashkëshortes dhe dy fëmijëve

Dy të dyshuarit për sulmin ndaj kapitenit Besart Ahmeti janë djemtë e një zyrtari policor
07/09/2026 - 08:59

Detaje të reja janë siguruar nga Sinjali lidhur me incidentin e djeshëm, ku kapiteni i Policisë së Kosovës, Besart Ahmeti, dyshohet se është sulmuar fizikisht nga dy persona...

Më shumëDetails

Fatmir Sheholli del sot para gjykatës

Fatmir Sheholli del sot para gjykatës
07/09/2026 - 08:41

Gjatë ditës së sotme duke filluar nga ora 09:30, në Gjykatën Themelore në Prishtinë pritet të nisë seanca fillestare ndaj Fatmir Shehollit, i cili akuzohet për veprat penale...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Zgjerohet rasti i sulmit ndaj kapitenit Besart Ahmeti – pjesëtari i NJRSh-së dyshohet se ushtroi dhunë ndaj njërit prej të shoqëruarve

    Zgjerohet rasti i sulmit ndaj kapitenit Besart Ahmeti – pjesëtari i NJRSh-së dyshohet se ushtroi dhunë ndaj njërit prej të shoqëruarve

    137 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 34
  • Hoti në mbështetje të dy deputetëve të LDK-së, poston fotot e tyre me mbishkrim!

    116 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Dy të dyshuarit për sulmin ndaj kapitenit Besart Ahmeti janë djemtë e një zyrtari policor

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Zgjerohet rasti i sulmit ndaj kapitenit Besart Ahmeti – Ky është pjesëtari i NJRSh-së që dyshohet për keqtrajtim të njërit prej të shoqëruarve

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Vajza e Bedri Hamzës i jep fund beqarisë, martohet me biznesmenin Florent Lushtaku

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë