Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Mijëra njerëz në varrimin e Mlladiqit në Beograd – krimineli i dënuar për gjenocid nderohet nga nacionalistët serbë

07/09/2026 - 17:51
në Lajme
A A
Mijëra njerëz në varrimin e Mlladiqit në Beograd – krimineli i dënuar për gjenocid nderohet nga nacionalistët serbë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Mijëra njerëz janë mbledhur të hënën në Beograd për t’i dhënë lamtumirën e fundit Ratko Mlladiqit, ish-komandantit të forcave serbe të Bosnjës, i dënuar me burgim të përjetshëm për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Mlladiqi, i njohur gjerësisht si “Kasapi i Bosnjës”, vdiq në moshën 84-vjeçare, ndërsa po vuante dënimin në burgun e Kombeve të Bashkuara në Hagë të Holandës.

Ai u shpall fajtor nga Tribunali i OKB-së për krimet e luftës për rolin e tij në masakrën e Srebrenicës më 1995, ku u vranë rreth 8 mijë burra dhe djem boshnjakë myslimanë. Masakra është cilësuar si krimi më i rëndë në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Fillimisht, një ministër i Qeverisë së Serbisë kishte deklaruar se Mlladiqit do t’i organizohej funeral shtetëror, por planet u ndryshuan pas kundërshtimeve nga disa liderë evropianë. Bashkimi Evropian dënoi të hënën glorifikimin e tij.

“Ratko Mlladiqi ishte një kriminel lufte i dënuar, i cili kishte kryer krime lufte, gjenocid dhe krime kundër njerëzimit”, thuhej në deklaratën e BE-së.

Sipas Brukselit, glorifikimi i kriminelëve të luftës, mohimi i gjenocidit dhe rishikimi i historisë bien ndesh me vlerat themelore evropiane dhe nuk kanë vend në Bashkimin Evropian apo në vendet kandidate për anëtarësim.

Serbia është kandidate për anëtarësim në BE që nga viti 2012, ndërsa negociatat për anëtarësim janë ngadalësuar ndjeshëm gjatë periudhës së fundit.

Mlladiqi udhëhoqi forcat serbe të Bosnjës gjatë luftës së viteve 1992–1995 kundër forcave kroate dhe boshnjake. Nën komandën e tij, forcat serbe kryen fushata të dëbimit të dhunshëm të popullsisë joserbe në pjesë të Bosnjë-Hercegovinës.

Forcat e tij rrethuan edhe Sarajevën, gjatë një prej rrethimeve më të gjata të një kryeqyteti në historinë moderne, ku humbën jetën më shumë se 10 mijë persona.

Mlladiqi u arrestua në vitin 2011, 16 vjet pasi ishte akuzuar për herë të parë. Pas një procesi gjyqësor nëntëvjeçar, ai u dënua përfundimisht me burgim të përjetshëm në vitin 2021.

Pavarësisht dënimit për gjenocid, ai vazhdon të konsiderohet hero nga një pjesë e nacionalistëve serbë, veçanërisht në Republika Sërpska, entitetin e serbëve të Bosnjës, ku pas vdekjes së tij u organizuan tubime dhe ndezje qirinjsh.

Në ceremoninë e varrimit morën pjesë edhe disa zyrtarë të Qeverisë së Serbisë. Mes tyre ishin ministri i Mbrojtjes, Bratisllav Gashiq, dhe ministri i Drejtësisë, Nenad Vujiq, raportuan mediat lokale.

Ceremonia fetare u udhëhoq nga patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije, i cili tha se emri i Mlladiqit do të mbetej “thellë i gdhendur” në kujtesën dhe lutjet e një pjese të madhe të besimtarëve ortodoksë serbë.

Që herët në mëngjes, radhë të gjata u krijuan para kishës së vogël “Shën Luka”, ku njerëzit prisnin për të hyrë dhe për t’i bërë homazhe arkivolit. Në mesin e të pranishmëve kishte edhe veteranë të luftës, ndërsa disa persona mbanin flamuj me portretin e Mlladiqit.

JU REKOMANDOJMË

Cakolli: Qysh thirret e merret pjesë në seancë jashtë çdo afati kushtetues, pa iu drejtuar Kushtetueses për pasojat?

Cakolli: Qysh thirret e merret pjesë në seancë jashtë çdo afati kushtetues, pa iu drejtuar Kushtetueses për pasojat?
07/09/2026 - 18:51

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës ka kritikuar thirrjen dhe pjesëmarrjen në një seancë “jashtë çdo afati kushtetues”, pa iu drejtuar paraprakisht Gjykatës Kushtetuese për pasojën juridike...

Më shumëDetails

Hamza thotë se PDK do ta propozojë Vlora Çitakun për nënkryetare të Kuvendit

Hamza thotë se PDK do ta propozojë Vlora Çitakun për nënkryetare të Kuvendit
07/09/2026 - 18:40

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka folur para gazetarëve pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të PDK-së. Ai ka thënë se PDK-ja do të marrë pjesë në seancën konstituive...

Më shumëDetails

Aksident me fatalitet në Bosnjë, raportohet se ka humbur jetën një i ri nga Rahoveci

Aksident me fatalitet në Bosnjë, raportohet se ka humbur jetën një i ri nga Rahoveci
07/09/2026 - 18:21

Një i ri nga Kosova e ka humbur jetën tragjikisht si pasojë e një aksidenti në Bosnjë e Hercegovinë. Sipas mediave boshnjake, bëhet fjalë për 24 vjeçarin Ali...

Më shumëDetails

Abdixhiku diskuton me shefin e ri të BE-së për konstituimin e Kuvendit

Abdixhiku diskuton me shefin e ri të BE-së për konstituimin e Kuvendit
07/09/2026 - 18:20

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur sot në takim ambasadorin e ri të Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schὒbel. Në fillim të takimit, kryetari...

Më shumëDetails

Sarajeva e tërheq stafin e Ambasadës nga Serbia pas varrimit të Mlladiqit me nderime shtetërore

Sarajeva e tërheq stafin e Ambasadës nga Serbia pas varrimit të Mlladiqit me nderime shtetërore
07/09/2026 - 18:16

Ministri i Jashtëm i Bosnje e Hercegovinës, Ellmedin Konakoviq, njoftoi të hënën se pothuajse i gjithë personeli diplomatik i Ambasadës së Bosnjës në Serbi do të tërhiqet, si...

Më shumëDetails

Merz pas fitores së AfD-së: Gjermania nuk do ta ndryshojë mbështetjen për Ukrainën

Merz pas fitores së AfD-së: Gjermania nuk do ta ndryshojë mbështetjen për Ukrainën
07/09/2026 - 18:04

Kancelari gjerman Friedrich Merz ka deklaruar se Gjermania nuk do ta ndryshojë politikën e saj të mbështetjes për Ukrainën, pavarësisht fitores historike të partisë së ekstremit të djathtë,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Zgjerohet rasti i sulmit ndaj kapitenit Besart Ahmeti – pjesëtari i NJRSh-së dyshohet se ushtroi dhunë ndaj njërit prej të shoqëruarve

    Zgjerohet rasti i sulmit ndaj kapitenit Besart Ahmeti – pjesëtari i NJRSh-së dyshohet se ushtroi dhunë ndaj njërit prej të shoqëruarve

    140 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Rasti i kapitanit të NjSO-ve, mësohet identiteti i policit që u suspendua nga detyra

    121 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Dy të dyshuarit për sulmin ndaj kapitenit Besart Ahmeti janë djemtë e një zyrtari policor

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • “Jemi të shokuar dhe pa…” – flet për herë të parë babai i Edi pas rastit me Jozin

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • Zgjerohet rasti i sulmit ndaj kapitenit Besart Ahmeti – Ky është pjesëtari i NJRSh-së që dyshohet për keqtrajtim të njërit prej të shoqëruarve

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë