Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Joseph: Serbia është platforma kryesore për ndikimin dashakeq rus dhe kinez në Ballkan

07/09/2026 - 20:42
në Lajme
A A
Joseph: Serbia është platforma kryesore për ndikimin dashakeq rus dhe kinez në Ballkan
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Edward P. Joseph, ligjërues në Universitetin Johns Hopkins në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka deklaruar se Serbia vazhdon të mbetet platforma kryesore për ndikimin rus dhe kinez në Ballkan.

Në një lidhje direkte në emisionin “Rretheqark” në A2CNN, Joseph ka folur për ndikimin e Rusisë në rajon, raportet e Beogradit me Moskën, si dhe për aspiratat e Serbisë drejt Bashkimit Evropian.

Ai ka theksuar se Rusia ka vepruar vazhdimisht në mënyrë oportuniste në Ballkan, duke shfrytëzuar veçanërisht marrëdhëniet e saj me Serbinë.

“Le të mos harrojmë që nëse po flasim për testimin e NATO-s dhe kufijtë e NATO-s, ka tre vende në Ballkan që s’janë anëtare të NATO-s: Serbia, Kosova dhe Bosnjë e Hercegovina”, ka thënë Joseph.

Sipas tij, pikërisht Serbia ka rëndësinë më të madhe si platformë për ndikimin rus dhe kinez në rajon.

“Është Serbia që është më sinjifikative si platformë për influencën dashakeqe ruse dhe kineze në rajon”, ka deklaruar ai.

Joseph ka komentuar edhe ceremoninë me nderime shtetërore për Ratko Mladiqin, duke e cilësuar atë si një hap të madh prapa për Serbinë.

Ai ka kritikuar faktin që, sipas tij, ambasadori rus dhe ministra serbë morën pjesë në nderimin e Mladiqit, i dënuar për krime lufte dhe gjenocid nga drejtësia ndërkombëtare.

“Ky është një hap shumë mbrapa i Serbisë në rajon dhe Rusia do të përpiqet të përfitojë avantazh”, ka thënë Joseph.

Sipas tij, një veprim i tillë dëmton edhe aspiratat e Serbisë për integrim në Bashkimin Evropian.

“Ky është një hap i turpshëm nga ana e Serbisë dhe shpresoj që të gjithë në Tiranë dhe qeverinë shqiptare të jenë duke e parë dhe të shikojnë se sa sinjifikative është kjo, dhe çfarë hapi mbrapa është ky i Serbisë në ambicien për të qenë pjesë e BE-së”, ka deklaruar Joseph.

JU REKOMANDOJMË

“Për krejt këto, unë i kam rezervat e mia për të”: Hoti tregon pse nuk e mbështet Bekim Sejdiun për president

Avdullah Hoti: Qeveria Kurti ka shkaktuar pasoja, Kosova ka nevojë për qeverisje të përgjegjshme
07/09/2026 - 21:32

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka renditur një sërë arsyesh për rezervat që thotë se i ka ndaj Bekim Sjediut, emrit të dakorduar mes Albin Kurtit dhe Lumir...

Më shumëDetails

Bajrami: Jemi me institucione të uzurpuara, që nga dhjetori i vitit të kaluar s’kemi qeveri funksionale

Bajrami i reagon Muratit që iu tha qytetarëve se mund t’i refuzojnë 100 eurot e ndara për pensionistë e fëmijë: Ke mbledh taksa, s’është buxheti yt
07/09/2026 - 21:18

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka konfirmuar se do të marrë pjesë në seancën konstituive të Kuvendit, e cila është thirrur për të mërkurën, më 9 shtator. E...

Më shumëDetails

“Munguan tre deputetë, por nuk ka ndonjë konotacion të veçantë”, Anton Quni për mbledhjen e sotme

Quni flet për mundësinë e një konflikti të armatosur Kosovë – Serbi
07/09/2026 - 21:08

Sot është mbajtur mbledhja e Grupit Parlamentar të LDK-së, ku është diskutuar për seancën konstituive të 9 shtatorit. Express raportoi se Lutfi Haziri, Hykmete Bajrami dhe Janina Ymeri...

Më shumëDetails

Gjini pas takimit me ambasadorin e ri të BE-së: Kosova duhet të avancojë drejt BE-së

Gjini pas takimit me ambasadorin e ri të BE-së: Kosova duhet të avancojë drejt BE-së
07/09/2026 - 20:19

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka zhvilluar sot një takim njoftues me ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schübel. Gjini ka bërë të ditur se gjatë takimit...

Më shumëDetails

Kurti priti në takim mirëseardhës ambasadoren e re të Suedisë, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit

Kurti priti në takim mirëseardhës ambasadoren e re të Suedisë, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit
07/09/2026 - 20:01

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim mirëseardhës ambasadoren e re të Suedisë, Åsa Pehrson, me të cilën ishte takuar 20 vite më...

Më shumëDetails

Haradinaj: Mandati i 120 deputetëve është djegur

Haradinaj: Kujtesa historike duhet të mbetet udhërrëfyes për të ardhmen
07/09/2026 - 19:38

Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj ka thënë se mandati i 120 deputetëve është djegur. Ai ka fajësuar partinë fituese, që sipas tij, ka shkelur krejt afatet me moskonstituimin...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Zgjerohet rasti i sulmit ndaj kapitenit Besart Ahmeti – pjesëtari i NJRSh-së dyshohet se ushtroi dhunë ndaj njërit prej të shoqëruarve

    Zgjerohet rasti i sulmit ndaj kapitenit Besart Ahmeti – pjesëtari i NJRSh-së dyshohet se ushtroi dhunë ndaj njërit prej të shoqëruarve

    141 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Rasti i kapitanit të NjSO-ve, mësohet identiteti i policit që u suspendua nga detyra

    125 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • “Jemi të shokuar dhe pa…” – flet për herë të parë babai i Edi pas rastit me Jozin

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Zgjerohet rasti i sulmit ndaj kapitenit Besart Ahmeti – Ky është pjesëtari i NJRSh-së që dyshohet për keqtrajtim të njërit prej të shoqëruarve

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Suspendohet pjesëtari i NJRSh-së që dyshohet se ushtroi dhunë ndaj njërit prej të shoqëruarve në stacion policor që ishte përfshirë në konflikt fizik me kapintenin Ahmeti

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë