Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Gjykata del me njoftim pasi e dënoi Xhelal Sveçlën: Dënimi me burg nuk i ekzekutohet nëse s’kryen vepra brenda një viti

08/09/2026 - 13:06
në Lajme
A A
Sveçla: 3 të arrestuar për sulme ndaj gazetarëve në Veri, këta kriminelë po marrin urdhra nga Beogradi
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni Penal, ka dalë me një komunikatë për media pasi ka shpallur aktgjykimin në çështjen penale ndaj ministrit në detyrë Xhelal Sveçlës për veprën penale Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm, nga neni 375 paragrafi 2 në nenin 375 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“I akuzuari Xh.S. është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim me kusht në kohëzgjatje prej 1 (një) viti, i cili dënim nuk do të ekzekutohet nëse i akuzuari nuk do të kryej vepër penale brenda një viti”, njofton Gjykata.

“I akuzuari Xh.S. është shpallur fajtor, pasi më datë 21.03.2018, në periudhën kohore nga ora 12:10 deri në ora 15:40, në Prishtinë, në sallën e seancave plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës, gjatë mbajtjes së seancës së jashtëzakonshme plenare, kishte përdor bombolë me gaz lotsjellës me përmbajtje të agjentit kimik CS ndaj deputetëve dhe personave të tjerë të pranishëm në sallë. I njëjti, në disa raste gjatë seancës, kishte aktivizuar bombolën dhe kishte hedhur brenda sallës plenare, pa paralajmërim paraprak dhe pa u lënë personave të pranishëm mundësi largimi, duke shkaktuar përhapjen e gazit irritues në hapësirën e mbyllur. Si pasojë, personat e pranishëm ishin detyruar të largohen nga salla dhe seanca plenare ishte ndërprerë.

Obligohet i akuzuari që në emër të paushallit gjyqësor të paguaj shumën prej 50 euro si dhe në emër të kompensimit të viktimave të krimit shumën prej 20 euro, të gjitha këto pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.Pala e dëmtuar, për realizimin e kërkesës pasurore juridike udhëzohet në kontekst të rregullt juridiko-civil.Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, brenda afatit prej 30 (tridhjetë) ditësh nga dita e pranimit të aktgjykimit” përfundon njoftimi.

JU REKOMANDOJMË

Lama: LDK nuk duhet të kthehet në ‘patericë të LVV-së’, lidershipi aktual më shumë duket si vartës të Kurtit!

Lama: Rroftë diktatura e proletariatit!
08/09/2026 - 13:51

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kërkuar mbajtjen urgjente të një “Konvente të madhe të pajtimit” brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës. Hoti ka bërë thirrje për përfshirjen e...

Më shumëDetails

“Liria Ka Emër” para EULEX-it: Në emër të popullit, shpalleni të pafajshëm!

“Liria Ka Emër” para EULEX-it: Në emër të popullit, shpalleni të pafajshëm!
08/09/2026 - 13:47

Aktivistë të platformës qytetare “Liria Ka Emër” kanë zhvilluar sot një aktivitet simbolik para objektit të EULEX-it në Prishtinë, ku ndodhet edhe Zyra e Dhomave të Specializuara, duke...

Më shumëDetails

Rezultatet e dobëta në PISA, Hamiti: Kosova po ngel me pushtetin e VV-së në të gjitha fushat

Hamiti: Kosova 833 ditë nën sanksione të BE’së për shkak të politikave të Kurtit
08/09/2026 - 13:19

Zyrtari i LDK-së, Muhamet Hamiti, ka komentuar rezultatet e dobëta të nxënësve të Kosovës në PISA. Ai ka fajësuar pushtetin aktual për këtë rezultat. Në profilin e tij...

Më shumëDetails

Ja çfarë pritet të ndodhë këto ditë në Hagë në rastin për pengim të drejtësisë

Specialja rrëzon kërkesën e avokatëve, s’bie poshtë asnjë nga pikat e aktakuzës për ish-krerët e UÇK
08/09/2026 - 12:59

Procesi gjyqësor për pengim të administrimit të drejtësisë po hyn në fazën përfundimtare në Dhomat e Specializuara. Hashim Thaçi, Bashkim Smakaj, Isni Kilaj, Fadil Fazliu dhe Hajredin Kuçi...

Më shumëDetails

‘‘Çka bëjnë fermerët e vegjël’’, Bajrami: Aventurat e Mujës kanë dëmtuar industrinë e qumështit dhe prodhimin vendor

‘‘Çka bëjnë fermerët e vegjël’’, Bajrami: Aventurat e Mujës kanë dëmtuar industrinë e qumështit dhe prodhimin vendor
08/09/2026 - 12:51

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ministrin në detyrë të Bujqësisë, Armend Mujën për situatën në industrinë e qumështit. Bajrami ka thënë se ‘’aventurat’’...

Më shumëDetails

Abdixhiku për gjashtëshen e LDK-së: “Zot, fali, kaq dinë; se populli s’ka për t’i falur!”

Abdixhiku: LDK do të jetë formuese dhe bartëse e Qeverisë së ardhshme
08/09/2026 - 12:25

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit politike, duke shprehur keqardhje për atë që e cilëson si përplasje për...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dogana e drejtuar nga Agron Llugaliu denoncohet për një sërë aferash korruptive – ZKA konfirmon pranimin e sinjalizimit

    Dogana e drejtuar nga Agron Llugaliu denoncohet për një sërë aferash korruptive – ZKA konfirmon pranimin e sinjalizimit

    130 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33
  • Rasti i kapitanit të NjSO-ve, mësohet identiteti i policit që u suspendua nga detyra

    129 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 32
  • Pamje ekskluzive: Gjenden gjëra të çuditshme në bodrumin e ish Shkollës Teknike në Obiliq që ishte e uzurpuar për 27 vite – dyshime për varrezë masive

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • “Jemi të shokuar dhe pa…” – flet për herë të parë babai i Edi pas rastit me Jozin

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Tragjedi familjare në Klinë: Motra humb jetën, nëna mbetet e plagosur rëndë

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë