Aktivistë të platformës qytetare “Liria Ka Emër” kanë zhvilluar sot një aktivitet simbolik para objektit të EULEX-it në Prishtinë, ku ndodhet edhe Zyra e Dhomave të Specializuara, duke përcjellë mesazhin: “Në emër të popullit shpalleni të pafajshëm”.
Përmes këtij aktiviteti, platforma ka kërkuar drejtësi dhe liri për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, ndërsa ka bërë thirrje që në përfundim të procesit gjyqësor të mos harrohet konteksti historik i luftës çlirimtare të Kosovës dhe sakrifica mbi të cilën është ndërtuar liria e vendit.
“Babai im e ka dhënë jetën që unë, brezi im dhe krejt ky vend me jetu të lirë. Ai nuk ka luftu për privilegje, nuk ka luftu për pushtet, e as për hakmarrje. Ka luftu për liri”, tha Flaka Fazlija vajzë dëshmori.












